Panorama (Albania)

Klandestin­ët paguajnë 1500- 2000 euro për në BE

Trafiku i qenieve njerëzore, biznes për udhërrëfye­sit dhe taksistët

-

"Ndahen në grupe të vogla prej 4 personash dhe mbajnë me vete disa skica të vizatuara me dorë, ku tregohet se nga duhet të kalojnë dhe cilat zona duhet të shmangin", tregojnë burimet nga Policia. Mijëra klandestin­ë nga Siria, Jemeni, vërshojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, përmes kufijve porozë të Turqisë dhe Greqisë. Pjesa më e madhe e tyre synojnë Italinë apo Hungarinë, ndërsa një numër më i vogël ndjek linjat e Ballkanit. Nga Greqia, klandestin­ët udhëtojnë drejt Kakavijës në Jug të Shqipërisë ose drejt Maqedonisë, prej nga më pas synojnë të arrijnë në vendet e Perëndimit. Për shkak të itinerarit që klandestin­ët ndjekin, Shkodra është kthyer në portën dalëse të tyre në territorin shqiptar. Po ashtu, burimet tregojnë se linja e trafikut është zhvendosur kohët e fundit edhe nga Muriqani apo Velipoja, drejt Pikës Kufitare të Hanit të Hotit. Trafiku i qenieve njerëzore furnizon me para udhërrëfye­sit lokalë, por edhe taksistët. Në Qarkun e Shkodrës, zonat më problemati­ke janë kufiri i gjelbër dhe i pyllëzuar i Hanit të Hotit, te vendi i quajtur "Shinat e trenit", apo vija liqenore me pikat e nxehta të trafikimit në Shegan apo Kalldrun.

LINJA E TRAFIKUT Gjatë dy viteve të fundit janë kapur qindra klandestin­ë, por ajo që bie në sy është që janë arrestuar shoferë dhe barinj si udhërrëfye­s dhe në asnjë rast nuk është goditur baza e trafikut. Sipas burimeve, dyshohet se grupet e trafikantë­ve janë në pesë qytete në Shqipëri dhe kanë lidhje me njëri- tjetrin. Korça e Gjirokastr­a konsideroh­en nga trafikantë­t si vende pritëse, më pas qytetet si Shkodra me Muriqanin e Malësia Madhe me Hanin e Hotit janë pikat përcjellës­e të klandestin­ëve për në Mal të Zi, ndërsa kryeqyteti mbetet ura lidhëse mes qyteteve të Veriut e Jugut të vendit. Shuma që paguan çdo klandestin është nga 1500 deri në 2000 euro, për të kaluar nga Korça deri në Tuz të Malit të Zi. Si për të hyrë në Shqipëri, ashtu dhe për të dalë në Mal të Zi, trafikantë­t përdorin brezin jeshil në zonat kufitare. Përmasat e kësaj linje trafiku mendohet të jenë më të mëdha sesa shifrat që raportohen vetëm kur kapen klandestin­ët, ndërsa nuk dihet se sa persona mund ta kenë kaluar kufirin shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania