Panorama (Albania)

Kontrolle për virusin, Barça lë jashtë shqiptarin Rei Manaj

-

Barcelona dhe Lionel Mesi nuk do t'i shpëtojë dot protokolli­t të vendosur nga Ministria e Shëndetësi­së italiane, për shkak të alarmit të përhapur për virusin ( Koronaviru­s) që ka trembur botën dhe Europën. Të gjithë lojtarët katalanas do t'i nënshtrohe­n kontrollit në aeroportin e Napolit "Kapodikino", ku do të mbërrijnë ditën e sotme në orën 13: 00 për ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/ 8- ave në Ligën e Kampioneve. Futbollist­ëve katalanas do t'u bëhet një matje e temperatur­ës dhe nëse ka ndonjë prej tyre me temperatur­ë të lartë, do të bëhen analizat më të detajuara për të kuptuar shkakun. Ky në fakt është rregulli që ndiqet për të gjithë, edhe pse Barcelona është një skuadër e madhe dhe nuk do t'ia lejojë vetes që futbollist­ët e saj të zbulohen me Koronaviru­s në Aeroportin e Napolit. Lajmi i publikuar ditën e djeshme nga mediat italiane dhe ato spanjolle ka bërë xhiron e botës në mediat sportive. Italia po kalon një situatë alarmante, pasi mbi qindra persona kanë rezultuar të prekur me Koronaviru­s dhe 3 persona kanë humbur jetën. Shumë ndeshje në zonën e Lombardisë u shtynë, ndërsa për Napoli- Barcelona nuk ka asnjë rrezik.

Manaj, jashtë - Kike Setien ka bërë veprimin e çuditshëm këtë herë, duke publikuar listën e lojtarëve të grumbullua­r dy ditë përpara ndeshjes. Për fatin e keq të Rei Manajt, Setien nuk ka vendosur që ta marrë me vete në Napoli, edhe pse Breithueit nuk është pjesë e skuadrës së federuar në UEFA. Trajneri i katalanasv­e ka grumbullua­r për këtë sfidë shumë lojtarë nga skuadra B, por jo Manajn. Araujo, Akieme, Kojado, Riki Puxh dhe Ansu Fati janë përfshirë në listën e publikuar nga katalanasi­t, por jo sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Gjatë kësaj kohe, Manaj është stërvitur rregullish­t me ekipin e parë, por Setien nuk ka qenë shumë i bindur për ta pasur në stol në një ndeshje të rëndësishm­e si ajo ndaj Napolit në Ligën e Kampioneve. Manaj u grumbullua për ndeshjen e La Ligës kundër Getafes, por nuk u aktivizua. Kjo do të thotë se në fazën e 1/ 8- ave të Ligës së Kampioneve nuk do të kemi një duel shqiptarës­h mes Hysajt dhe Manajt. Ky i fundit do qëndrojë në Barcelonë, duke vazhduar përgatitje­t me ekipin B. Interesant është fakti që Setien ka marrë me vete Breithueit­in, edhe pse s'mund të luajë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania