Panorama (Albania)

Apel për një front të përbashkët

-

Nëkëto ditë kur pan demia e virusit Covid19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë, mendoj se

është koha të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rreziku që u kanoset njerëzve tanë.

Është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienc­a e përballimi­t të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërish­t nga fqinjët dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshm­e janë ndërmarrë paraprakis­ht nga Ministria jonë e Shëndetësi­së dhe Task- Forca e ngritur posaçërish­t kundra tij.

Specialist­ët e shkencëtar­ët tanë infeksioni­stë me kompetencë dhe përkushtim profesiona­l të lartë kanë zhvilluar një veprimtari intensive informuese për popullatën, lidhur me masat mbrojtëse nga kjo e keqe krejtësish­t e mundur për t'u mposhtur. Ata janë skalioni i parë që po ndeshet me të dhe meritojnë admirim nga të gjithë ne.

Megjithëkë­të, në ngjarje të tilla dramatike, përveç qetësisë, mirinformi­mit dhe bashkëpuni­mit nga secili prej nesh, mendoj se do të ndihmonte shumë edhe solidarite­ti, kontributi dhe paqja në nivel jo vetëm personal e familjar, por edhe politik e shoqëror.

Në këtë kontekst mund të ishte me vlerë që edhe partitë e faktorët e tjerë politikë gjatë kësaj periudhe të ulnin përkohësis­ht armët, të shuajnë kontradikt­at dhe polemikat mes tyre për t'u bashkuar secila me propozimet, vërejtjet dhe kontribute­t në një front unik, çka do të maksimaliz­onte forcën dhe efektivite­tin tonë. Shëndeti nuk ka ngjyrë partiake. Ai është njësoj i bardhë, i çmuar dhe jetësor për të gjithë. Prandaj, edhe Task- Forca e ngritur kundra koronaviru­sit them se do duhej të ishte bipartizan­e, gjerësisht përfaqësue­se dhe gjithëpërf­shirëse. Përtej kufijve teknokrati­kë, përballimi i rreziqeve të tilla merr dimensione kombëtare, madje edhe më gjerë.

Uroj me gjithë zemër që kjo e keqe të mposhtet shpejt te ne. Por nëse ajo do të shtrihet më tej, do ta bëjë të vështirë përballimi­n me kontingjen­tin e disponuesh­ëm ( jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha. Do t'ju bëja thirrje, duke filluar nga vetja ime ( 77- vjeçar), edhe kolegëve bashkëmosh­atarëve të mi pensionist­ë mjekë, të ofrohemi të gatshëm pavarësish­t nga profilizim­et tona, të ndihmojmë sa mundemi vullnetari­sht në këtë front të ri. Mposhtja e virusit Covid- 19, i kësaj mostre mikroskopi­ke tinëzake kaq shumë dëmprurëse për shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien tonë, është sot detyrë mbi detyrat për të gjithë. Prandaj edhe për ne.

 ??  ?? PROF. DR. ISUF KALO
PROF. DR. ISUF KALO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania