Panorama (Albania)

I ngacmoi të dashurën, merret peng dhe dhunohet 16- vjeçari

Studenti u dhunua nga i dashuri i shoqes së tij dhe shokët

- LEONIDHA MUSAJ

Shkëmbimi i disa SMS- ve me një bashkëmosh­atare i ka kushtuar rëndë një 16- vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte në Durrës si konviktor, në konviktin e Shkollës Profesiona­le të Kuzhinës.

Pak ditë më parë, 16- vjeçari kishte nisur të njihej me një vajzë nga Mirdita, po konviktore, e cila paralelish­t ishte në një lidhje me një djalë disa vite më të madh nga Laçi. Mirëpo, komunikimi mes tyre është mësuar nga i dashuri i saj, i cili merr me vete edhe dy shokë të tij dhe organizojn­ë rrëmbimin e adoleshent­it. Ngjarja u regjistrua paraditen e djeshme në afërsi të shkollës “Bernardina Qeraxhia”, por për fatin e mirë të 16- vjeçarit ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, të cilët kanë lajmëruar Policinë. Sipas Policisë, tre persona, dy nga Laçi dhe një nga Lezha, futën forcërisht në makinën e tyre 16- vjeçarin, u nisën në drejtim të Tiranës dhe u kthyen sërish për në Durrës. Gjatë udhëtimit, ata e kanë dhunuar fizikisht adoleshent­in. Por, kur pikasën se Policia u ishte vënë pas, ata e hodhën nga makina 16- vjeçarin në afërsi të rrethrrotu­llimit të Kënetës. Pak çaste më vonë, Policia bëri të mundur arrestimin e tre autorëve, konkretish­t shtetasit me inicialet F. D. ( K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

RRËMBIMI

Tre personat e arrestuar tashmë nga Policia kishin monitoruar lëvizjet e 16vjeçarit, me të cilin kishin një konflikt, pasi ai kishte nisur komunikimi­n me një bashkëmosh­atare, që paralelish­t kishte lidhje dashurore me njërin prej tre autorëve. Në momentin që e kanë pikasur në afërsi të shkollës, ata e kanë futur forcërisht në makinën e tyre duke u nisur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të kryeqyteti­t. Adoleshent­i mësohet të ishte nën shoqërinë e shokëve të tij në momentin e rrëmbimit. Madje, ishin këta të fundit që lajmëruan Policinë për rrëmbimin e shokut të tyre. Ata nuk kanë reaguar në momentin që tre personat futën forcërisht në makinë shokun e tyre.

ARRESTIMI

Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Durrës, në bashkëpuni­m me specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in Durrës, pas informacio­nit se një shtetas e kishin marrë me dhunë, organizuan punën për identifiki­min e kapjen e autorëve dhe gjetjen e personit. Falë reagimit në kohë, veprimeve profesiona­le dhe punës së mirorganiz­uar u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifiki­mi, kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë: F. D. ( K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”; A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç. Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht. Mbi ta rëndon akuza “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpuni­m”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania