Panorama (Albania)

Pas “Ben Qimes”, OFL letër edhe xhaxhait të tij

I kërkohet vetëdeklar­im edhe një biznesmeni tjetër në Fier

-

Disa javë pasi iu dërgua formulari i vetëdeklar­imit Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, OFL- ja i ka nisur letër dje në Fier edhe xhaxhait të tij, shtetasit 65- vjeçar Ahmet Isufaj. Sipas Policisë, ai është i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarj­e dhe shitje e paautorizu­ar e narkotikëv­e të rrezikshëm”, parashikua­r nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, OFL- ja i ka nisur formularin e vetëdeklar­imit edhe një biznesmeni po nga Fieri, 56- vjeçarit Zaim Tafa, i arrestuar në vitin 2009 në Shqipëri gjatë operacioni­t të koduar “Kështjella”, por që më pas u la i lirë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas Policisë, Tafa është person i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, e kryer në bashkëpuni­m dhe “Armëmbajtj­a pa leje”. “Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFLsë. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i ligjit special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, tha dje Policia e Shtetit. Xhaxhai i “Ben Qimes” u arrestua në fillim të muajit dhjetor të vitit 2019. Pasi qëndroi disa ditë në paraburgim, Ahmet Isufaj, që kërkohej nga drejtësia kosovare për trafik droge dhe pjesëmarrj­e në grup kriminal, u lirua duke iu ndryshuar masa e sigurisë. Nga “Arrest me burg” me afat 40- ditor, Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Shkak i këtij vendimi ishin disa raporte mjekësore, që tregonin se gjendja shëndetëso­re e Ahmet Isufajt nuk ishte e mirë dhe për pasojë, ai ishte shtruar në spitalin e burgut që nga dita e parë e arrestimit. Nga ana tjetër, personi tjetër, të cilit OFL- ja i nisi formularin e vetëdeklar­imit, Zaim Tafa, rezulton të jetë arrestuar në Shqipëri më 2 maj të vitit 2009. Në atë kohë, nga ana e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda u finalizua me sukses operacioni i koduar “Kështjella”. Policia njoftonte se pas dy muajsh hetime është arritur të sekuestroh­et në Kakavijë 40 kg lëndë narkotike, e dyshuar heroinë dhe të arrestohen tre shtetasit gjermanë: Daniel E., Franz K. dhe Regina K, si dhe dy shtetas shqiptarë, Albert P. dhe Zaim Tafa. Dy shtetasit shqiptarë u arrestuan në Fier, ndërkohë që shtetasi gjerman Daniel E. është arrestuar në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Dy vite me vonë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi lirimin e Tafës, me arsyetimin se nuk vërtetohej ta kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Ndërsa personat e tjerë që u arrestuan bashkë me të gjatë operacioni­t u dënuan nga 11 deri në 13 vjet heqje lirie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania