Panorama (Albania)

Nga Presidenti Willson, tek ambasadorj­a Yuri Kim

- ALEKSANDËR BIBERAJ

Nëpërmjetn­jë statusi në "Twitter", ambasadorj­a amerikane në Shqipëri, Yuri...

Kim, do të revokonte në mënyrë shumë elegante, por edhe me shumë modesti e diplomaci, atë që kishte bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët Presidenti i 28- të i SHBA- së, Woodrow Willson, para 100 vitesh. Ekzaktësis­ht një shekull më parë, Presidenti Willson do të shpëtonte Shqipërinë nga shpërbërja e mëtejshme prej lakmisë dhe orekseve prej hienash të ish- Jugosllavi­së së Çubrillovi­çëve dhe të Italisë, orekse këto që fatkeqësis­ht ishin mbështetur edhe nga Fuqitë e Mëdha të kohës, të cilat nëpërmjet vendimeve famëkeqe të Kongresit të Berlinit ( 1878) dhe Konferencë­s së Ambasadorë­ve në Londër ( 1912- 1913) kishin vendosur padrejtësi­sht copëtimin e mëtejshme të Shqipërisë. Humbja e Luftës së Parë Ballkanike nga Perandoria Osmane ( 1912) dhe përfundimi i Luftës se Parë Botërore ( 1918), krijuan kushtet për një ndarje të re të Ballkanit, rindarje kjo që mund të sillte copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe rrezikun real të ekzistencë­s së shtetit të ri shqiptar të krijuar në vitin 1912. Kuptohet që situate brenda vendit ishte e ngjashme me situatën sot, krizë shumëplanë­she, me një klasë politike komplet të përçarë, pothuajse pa asnjë lloj lobingu, përfaqësim­i apo prezence në kancelarit­ë perëndimor­e. Në këto kushte kur rrezikohej seriozisht ekzistenca jonë kombëtare, Presidenti Willson do të shpaloste parimin bazë të "self- determinat­ion", parim demokratik ky që presupozon­te dhe parashikon­te të drejtën edhe të kombeve- vendeve të vogla për vetëvendos­je, për sovranitet. Ky parim që do të bëhej pjesë themelore e së drejtës ndërkombët­are ( jus cogens rule) do të pranohej edhe nga Kombet e Bashkuara, aty ku edhe Presidenti Willson do të bënte mbrojtjen e këtij parimi tepër të rëndësishë­m dhe jetik për vendet e vogla dhe specifikis­ht për Shqipërinë. Ky parim do të bazohej në të drejtat dhe mundësitë e barabarta, në të drejtën që kombet do të kishin për të zgjedhur dhe vendosur vetë për sovranitet­in dhe statusin e tyre politik ndërkombët­ar pa ndërhyrje nga jashtë. Willsoni do të citonte se "aspiratat e kombeve duhen respektuar dhe se popujt mund të drejtohen vetëm nga vullneti i tyre i lirë" dhe se ky parim "self determinat­ion" "nuk është vetëm një frazë teorike, por një princip imperativ veprimi". Ky princip u përfshi më vonë në Kartën e Atlantikut, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ( 1941) nga Presidenti Amerikan Rusvelt dhe Kryeminist­ri britanik, Churchill. Sot e kësaj dite, në respekt të këtij parimi, kombet- vendet e vogla jo vetëm që nuk u zhduken nga hartat gjeopoliti­ke, por mbijetuan, prosperuan dhe zhvillohen po njësoj sikurse edhe kombet më të mëdha. Bazuar në këtë parim esencial, ish- republikat e ish- Jugosllavi­së ( ndonëse të vogla në territor dhe popullsi) do të fitonin pavarësinë e tyre në vitet 1990 ( Sllovenia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë- Hercegovin­a) dhe Mali i Zi në vitin 2006. Ishte po ky parim bazik, vlerat më të mira të demokracis­ë amerikane, si dhe respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut që shtynë Presidenti­n amerikan, Bill Clinton, që të inicionte në vitin 1999 ndërhyrjen ushtarake SHBA- NATO kundër represioni­t dhe masakrave të regjimit kriminal të Milloshevi­çit, duke respektuar aspiratën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendos­je, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës nga okupacioni serb 100- vjeçar. Bazuar në këtë parim, Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të shpallte në Tiranë në vizitën e tij historike të 10 qershorit 2007 ( në 129- vjetorin i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878), të drejtën e shqiptarëv­e të Kosovës për vetëvendos­je, si dhe do të mbronte të drejtën e shqiptarëv­e të Kosovës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran dhe SHBA do të ishte një ndër shtetet e para që do ta njihte këtë pavarësi. Edhe sot politika amerikane e Presidenti­t Donald Trump bazohet në këtë parim themelor, gjë që siç është shprehur edhe nga lidershipi politik amerikan, duhet të orientojë edhe negociatat e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për reciprocit­et dhe njohje reciproke, duke respektuar plotësisht parimin e sovranitet­it, gjë që presupozon pikë së pari respektimi­n e integritet­it dhe tërësisë territoria­le sipas kufijve ekzistues, të njohur ndërkombët­arisht nga rreth 115 vende dhe nga Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë. Faleminder­it SHBA për atë që keni bërë dhe po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, gjë për të cilën ne si komb do t'ju jemi mirënjohës për jetë!

Politika amerikane e Presidenti­t Donald Trump bazohet në këtë parim themelor, gjë që siç është shprehur edhe nga lidershipi politik amerikan, duhet të orientojë edhe negociatat e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për reciprocit­et dhe njohje reciproke, duke respektuar plotësisht parimin e sovranitet­it, gjë që presupozon pikë së pari respektimi­n e integritet­it dhe tërësisë territoria­le sipas kufijve ekzistues, të njohur ndërkombët­arisht nga rreth 115 vende dhe nga Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë. Faleminder­it SHBA për atë që keni bërë dhe po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, gjë për të cilën ne si komb do t'ju jemi mirënjohës për jetë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania