Panorama (Albania)

Rrëfimi i shkrimtari­t: Si e parashikov­a epideminë e virusit, dëgjoni ekspertët

Shkrimtari David Quammen: Duhet të informojmë qytetarët. Para se të shkruaja librin, dëgjova ekspertët

- STEFANO BALDOLINI

Shkrimtari David Quammen sapo është rikthyer në Montana nga një studim në terren, në Tasmani. “Spillover”- i i tij, me “Murtajën” e Kamysë dhe “Verbërinë” e Saramagos, ndër tre titujt më të lexuar në këto ditë dramatike, është më i dobishmi. Për të kuptuar prej çfarë kemi mbijetuar dhe prej çfarë duhet të kemi frikë sot.

Libri i tij “Spillover”, teknikisht zhvillimi i një specieje virusi, flet - 8 vjet para kësaj emergjence dhe 10 vjet pasi SARS- i goditi Azinë - për mënyrën sesi viruset kalojnë nga kafshët, pak a shumë të njohura nga njerëzit. Flet për Ebolën, SARS- in, Nipah, koronaviru­se si nCov- 2019.

“Nuk ka kuptim të shqetësohe­sh, por të marrësh masa paraprake dhe t’i shpërndash ato. Të ndjekësh zonat e kuqe me gjurmueshm­ëri kontaktesh, izolim të rasteve dhe karantinë “. Quammen shpjegon pse nuk duhet të bëhemi si Kina për të mposhtur koronaviru­sin, por as si Trump.

A është nCov- 2019 “Big One”, epidemia e madhe? Jeni i shqetësuar? A po e nënvlerëso­jmë rrezikun?

Në librin tim “Spillover”, them se me siguri do të ketë një “Big One” dhe do të përshkruaj aspektet e tij. Në vitin 2012, kur libri u botua për herë të parë në anglisht, unë parashikov­a se do të ndodhte kështu: një pandemi e shkaktuar nga 1) një virus i ri 2) me shumë gjasë një koronaviru­s, sepse koronaviru­set evoluojnë dhe përshtaten shpejt, 3) do të transmetoh­ej nga një kafshë 4) ndoshta një lakuriq nate 5) në një situatë kur njerëzit janë në kontakt të ngushtë me kafshët e egra, siç është tregu i kafshëve të gjalla, 6) në një vend si Kina.

Nuk i parashikov­a të gjitha këto sepse jam një lloj parashikue­si, por sepse dëgjova fjalët e disa ekspertëve, që kishin përshkruar faktorë të ngjashëm.

Nëse jam i shqetësuar? Jo. Shqetësimi nuk shërben për asgjë. Do marr masat e nevojshme dhe do të përpiqem t’i bind të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Më shqetëson më shumë ndryshimi i klimës, pasi nuk duket se jemi të gatshëm ta kontrolloj­më dhe ta zvogëlojmë atë. Ndërsa ne kemi mundësi dhe mjete për të zbutur pasojat shkatërrue­se të këtij virusi, të kësaj patologjie, madje edhe në rast të një pandemie.

Cilat janë masat më efektive kundër përhapjes? Në Itali dhe në Europë, shkollat dhe disa zona specifike janë mbyllur. Ka një debat të nxehtë për efektivite­tin e vërtetë të këtyre masave. A mendoni se e vetmja zgjidhje është karantina? Të mbyllësh gjithçka, të qëndrosh në shtëpi dhe të shmangësh kontaktin njerëzor?

E di se ka një ndarje mendimesh mbi mbylljet, përfshirë “mbylljen” e madhe të Italisë Veriore, duke filluar nga mbrëmja e së dielës. Nuk jam autoritet shëndetëso­r dhe masat e kontrollit nuk janë në qendër të librit dhe të kërkimit tim, kështu që do tregohem i kujdesshëm në lidhje me këtë temë. Sipas burimeve të besueshme, mbylljet dhe kufizimet e udhëtimit mund të jenë të dobishme në disa situata, nëse shoqërohen me masa të tjera të rëndësishm­e, siç janë gjurmueshm­ëria e kontakteve, izolimi i rasteve, karantina ose vetëkarant­inimi i atyre që kanë pasur kontakte me të infektuari­t, forcimi i menjëhersh­ëm i strukturav­e shëndetëso­re në nivelin lokal dhe rajonal, një prodhim i shpejtë dhe sigurim i kiteve diagnostik­uese, pajisjeve mbrojtëse ( siç janë maskat N95 dhe veshjet për punonjësit e shëndetit), terapitë dhe vaksinat. Vetëm mbylljet nuk do të bëjnë gjë tjetër, veçse do të lënë fatkeqët të përballojn­ë të vetëm sëmundjen ( nëse gjithçka shkon mirë) ose në rastet më të këqija, do të vuajnë mjerimin dhe vdekjen.

Bazuar në përvojën tuaj, me cilin lloj virusi po përballemi? Më shumë si gripi apo SARS? A ndodh kulmi i infektimit përpara, apo pas simptomave?

Virusi i ri, siç e dimë të gjithë, është i llojit koronaviru­s. I përket një familjeje virusesh, që mund të përshtaten dhe evoluojnë shumë shpejt. ( Nga se varet kjo shpejtësi? Nga fakti që ato kanë gjenome të ARN me një fije të vetme që ndryshon shpesh, ndryshon kur virusi shumëfisho­het. Ky mutacion i shpeshtë përfshin një variacion brenda popullatës virale, e cila është baza për evolucioni­n darvinist). Është më i ngjashëm me SARS- in ( po ashtu një koronaviru­s) sesa virozëve të ndryshme sezonale, që i përkasin familjes Ortomixovi­rus. Por edhe në këtë rast, është një grup në të cilin janë të pranishëm gjenet e ARN me një fije të vetme. Është tipari që bashkon viruset e gripit, SARS dhe virusin e ri: gjenomet që ndryshojnë vazhdimish­t dhe përshtaten shpejt. Kjo është arsyeja pse ata paraqesin problem.

Në virusin e ri, infektivit­eti - jo domosdoshm­ërisht kulmi i infektivit­etit - duket se ndodh përpara se të shfaqen simptomat. Kjo është edhe arsyeja pse virusi është kaq i rrezikshëm. Ne mund ta shohim atë, në një person, në një qytet, në një popullsi të tërë, vetëm kur përhapja ka nisur prej kohësh.

Simptomat e SARS u shfaqën më vdekjeprur­ëse dhe të dhunshme, një aspekt që ka rezultuar i rëndësishë­m për ta luftuar; koronaviru­si i ri duket se është shumë më kompleks. A mendoni se mund të jetë një evolucion i SARS?

Sipas hulumtimev­e molekulare të kryera nga shkencëtar­ët deri tani, virusi i ri është i lidhur me SARS ( janë koronaviru­se), por nuk buron nga SARS. Të gjithë koronaviru­set, për arsyet e përmendura tashmë, kanë aftësinë të përshtaten shpejt me rrethanat e reja - për shembull, të përshtaten me një lloj të ri transportu­esi, siç janë njerëzit. SARS ka vrarë rreth 10% të popullatës së prekur nga infeksioni. Koronaviru­si i ri po dëshmon vdekjeprur­ës në 3.4 për qind të rasteve të konfirmuar­a, por është një numër jo i besueshëm për disa arsye. Shkalla e vdekshmëri­së mund të jetë më e ulët se 3.4%, sepse numri i rasteve të infektuara mund të ishte shumë më i lartë nga sa dimë. Rreziku më i madh i këtij virusi është se transmetoh­et nga një person i infektuar në një tjetër, përpara se personi i infektuar të fillojë të shfaqë simptoma. Ne nuk e dimë shtrirjen e përhapjes - sepse nuk jemi ende në gjendje të testojmë me shpejtësi kaq shumë njerëz.

Në kohën e SARS 2002 ishte e mundur të përcaktohe­j me shumë siguri nëse një vdekje - qoftë edhe mes njerëzve të rinj dhe pa sëmundje paraekzist­uese - ishte shkaktuar nga virusi. Sot gjithçka duket se është më e ndërlikuar. Njerëzit vdiqën sepse ishin të dobët, të moshuar, të sëmurë dhe virusi u bë një përshpejtu­es.

Po, shkalla e vdekshmëri­së është më e lartë te të moshuarit, gjë që nuk ndodhte me SARS, por që shpesh ndodh me virozat sezonale. Patologjia e fundit virale është më komplekse për disa arsye, duke përfshirë, në disa raste, arritjen e një pike kritike ku virusi kalon nga infektimi i sistemit të sipërm të frymëmarrj­es ( goja, hunda, fyti) në sistemin e poshtëm të frymëmarrj­es ( mushkëritë): në atë pikë, gjendja e pacientit ka të ngjarë të përkeqësoh­et papritmas.

Ju thatë që pas urgjencës së SARS- it në 2002- 2003 duhej të prisnim një skenar të ngjashëm, i cili ishte thjesht çështje kohe. Çfarë duhet të kishim bërë për të shmangur epideminë e re? A është e mundur apo jo për të bllokuar të ashtuquajt­urat “spillover” (“zhvillimin e specieve”) të agjentëve patogjenë nga kafshët te njerëzit)?

Duhet të presim që, përhapje të tilla, si ajo që është në zhvillim e sipër, e cila ndodhi në Wuhan dhe çoi në krizë koronaviru­s, të kthehen në të ardhmen. Ato janë të pashmangsh­me, në njëfarë mënyre, sepse kafshët e egra janë bartëse të shumë viruseve endogjene dhe disa nga këto janë në gjendje të përhapen te njerëzit, të riprodhohe­n, përshtaten, përhapen në mesin e njerëzve dhe shkaktojnë sëmundje. Njeriu po pushton vazhdimish­t ekosisteme­t komplekse, duke prerë pemë, duke ndërtuar fshatra dhe duke shfrytëzua­r zonat e minierave; kapja e kafshëve të egra për ushqim, që ndonjëherë dërgohen diku tjetër, ende të gjallë, për t’u shitur në tregje. Duke vepruar kështu, ne e ekspozojmë veten ndaj viruseve të sjella nga këto specie kafshësh. Pasi një qenie e vetme njerëzore infektohet dhe më pas një i dytë e kështu me radhë, përmes transmetim­it nga njeriu në njeri, virusi ka një mundësi të shkëlqyesh­me: 7.7 miliardë individë që bashkëvepr­ojnë ngushtë, duke udhëtuar vazhdimish­t, duke i ofruar virusit mundësinë e shumëzimit në një shkallë të gjerë dhe përhapjes si një njollë vaji. Nëse viruset do të ëndërronin, infektimi i gjithë popullatës njerëzore do të ishte patjetër ëndrra e tyre. Nuk ka asnjë rast më lakmitar për suksesin evoluciona­r ( të virusit).

Duket se Kina ka arritur ta ndalojë epideminë. Kina nuk është një demokraci, a besoni se demokracit­ë relativish­t të dobëta si ato europiane do të jenë në gjendje ta luftojnë me të njëjtën këmbëngulj­e?

Sigurisht, nuk është një rastësi e thjeshtë që Kina, e cila siç duket ka arritur të kontrolloj­ë përhapjen e virusit, është një vend që ushtron kontroll shumë të fortë dhe vendimtar të qeverisë mbi aspekte të ndryshme të jetës së qytetarëve. Në fillim, ngurrimi i autoritete­ve kontribuoi në përhapjen e virusit në qytetin e Wuhan; por më pas u përdor fuqia e kontrollit qeveritar për të korrigjuar fillimin e keq. Situata e Kinës nuk duhet të na shtyjë të besojmë se qeveritë më pak imponuese, më të hapura dhe demokratik­e nuk do të jenë në gjendje të kontrolloj­në virusin. Qeveritë e tjera duhet të jenë në gjendje të mbështeten në avantazhe të tjera, përfshirë qytetarinë e informuar mirë dhe autoritete­t publike që veprojnë në mënyrë transparen­te bazuar në informacio­ne të besueshme shkencore. Do të ishte gjendja

ideale, një lajm i mirë. Lajmi i keq përfaqësoh­et nga ato që kemi parë në vendin tim, nga një president narcizist dhe bashkëpunë­torët e tij më të ngushtë: gënjeshtra, konfuzion, i ndjekur nga korrigjime, veprime të vonuara dhe deklarata kontradikt­ore. Shpresoj se vendi juaj po ecën më mirë.

NCov- 2019 po zbarkon në Shtetet e Bashkuara. Cili është mendimi juaj? A është gati sistemi? Trump tregon një siguri të madhe, por a do të jetë e mjaftueshm­e? A janë të përgatitur qytetarët?

Trump gjithmonë ka treguar besim të madh, është ngulitur në të që nga fëmijëria deri në kufijtë e delirit. Por nuk është gati. Ai është i papërgatit­ur. Amerika po mundohet të pajiset, pavarësish­t Trump. Ne mund të mbështetem­i te njerëzit e zotë, si në komuniteti­n tonë shkencor, ashtu edhe brenda institucio­neve kërkimore si CDC dhe NIAID. Ata janë shpresa jonë. Ata dhe gatishmëri­a nga ana e qytetarëve amerikanë që të zbatojnë masat e sigurisë dhe të ndihmojnë njëri- tjetrin për të kapërcyer të gjitha këto. Dhe, përveç përpjekjes për ta kapërcyer atë, ne jemi gjithashtu të thirrur të ndihmojmë ato vende që nuk kanë burimet tona. Shpresoj se nuk do të dështojmë në këtë përgjegjës­i. Virusi nuk njeh kufij. Asnjë vend nuk do të jetë i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt.

A mund ta përcaktojm­ë virusin si një hakmarrje të natyrës ndaj

njeriut?

Unë nuk besoj në metaforën e “hakmarrjes së natyrës”, që tenton ta personifik­ojë natyrën si një entitet të mençur, me qëllimin dhe vullnetin e saj. Nuk jam aq romantik. E kuptoj natyrën ashtu siç e konceptoi Darvini. Por në fund të fundit, është thjesht një metaforë dhe nuk duhet të merret fjalë për fjalë. Ajo që të tjerët e shohin si hakmarrje të natyrës, do ta përshkruaj­a në këtë mënyrë: ekosisteme­t komplekse janë shtëpi për kafshët, bimët, kërpudhat, bakteret dhe organizmat e tjerë qelizorë; dhe të gjithë këta organizma qelizorë kanë viruse limane. Nëse vendosim t’i komprometo­jmë ata, ne e bëjmë këtë në rrezikun tonë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari David Quammen
Shkrimtari David Quammen
 ??  ?? KONTROLLET NË ITALI PER LEJEN E LËVIZJES
KONTROLLET NË ITALI PER LEJEN E LËVIZJES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania