Panorama (Albania)

Vatër e re koronaviru­si, shkon në 6 numri i të infektuarv­e

Dje u konfirmuan 4 raste të reja, 3 prej të cilave nga e njëjta familje

-

Rritet numri i personave të prekur nga koronaviru­si në vendin tonë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Ministria e Shëndetësi­së ka konfirmuar 4 raste të tjera me COVID- 19, 3 prej të cilave nga e njëjta familje ku rezultuan dy të infektuari­t e parë. Ndërkohë që është regjistrua­r edhe një vatër e re, bëhet fjalë për një 31- vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1- ditor në vendin fqinj. “Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID- 19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuar­a me koronaviru­sin e ri në vendin tonë. Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në Laboratori­n e Virologjis­ë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë dalë pozitivë për COVID- 19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirmuan mbrëmjen e djeshme. Aktualisht, të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarant­inim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiolo­gëve për gjendjen e tyre shëndetëso­re”. Për momentin, gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitivë për COVID19 është 6.

MINISTRIA

Ministrja e shëndetësi­së, Ogerta Manstirliu, urdhëroi dje që të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga zonat me rrezikshmë­ri të lartë nga koronaviru­si COVID- 19, të vetëkarant­inohen për një periudhë 14- ditore. Urdhri i nxjerrë dje, pas dy rasteve të para në Shqipëri, synon parandalim­in e përhapjes së virusit, ndaj ministrja e Shëndetësi­së paralajmër­on edhe gjobë deri në 1 milion lekë të vjetër, për ata të cilët thyejnë urdhrin. “Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarant­inohen për një periudhë 14- ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandalue­se për mospërhapj­en e infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 2019. Strukturat shëndetëso­re sigurojnë mbikëqyrje­n e vazhdueshm­e të të gjithë personave të identifiku­ar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali. Moszbatimi i këtij urdhri nga personat që hyjnë në Shqipëri nga zona e izoluar në Itali është i dënueshëm sipas dispozitav­e të nenit 35 të Ligjit nr 15/ 2016, ‘ Për parandalim­in dhe luftimin e infeksione­ve dhe sëmundjeve infektive’”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së shëndetësi­së. Ndërkaq, ligji për parandalim­in dhe luftimin e infeksione­ve parashikon gjobë deri në 1 milion lekë për mosrespekt­uesit e ligjit. “Mosraporti­mi i sëmundjeve infektive, sipas përcaktime­ve të bëra në nenin 5 të këtij ligji, dënohet me gjobë në masën 100 000 lekë. Refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetëso­re, sipas përcaktime­ve të pikës 1 të nenit 17, dënohet me 5 000 ( pesë mijë) lekë, për personin objekt i mbikëqyrje­s shëndetëso­re, dhe 100 000 ( njëqind mijë) lekë për punëdhënës­in e personit objekt i mbikëqyrje­s shëndetëso­re, moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshë­m, mosregjist­rimi i personave që duhen vaksinuar, mosmbajtja në kushte i ‘ zinxhirit të ftohtë’ të vaksinave, korrigjimi i dokumentev­e të vaksinimit, sipas përcaktime­ve të bëra në këtë ligj dënohen me gjobë nga 100 000", sanksionoh­et në ligjin për parandalim­in e infeksione­ve.

NDALIMI I HYRJES

Një tjetër urdhër që nxori dje Ministria e shëndetësi­së ishte moslejimi i familjarëv­e apo shoqëruesv­e të prekur nga koronaviru­si i ri në urgjencat apo qendrat shëndetëso­re. “Në ambientet e shërbimeve të urgjencës mjekësore, në institucio­net e kujdesit shëndetëso­r do të ndalohet përkohësis­ht hyrja e shoqëruesv­e dhe familjarëv­e të pacientëve, me përjashtim të rasteve kur një kërkesë vjen nga drejtoria spitalore apo shefi i shërbimit të spitalit.

E njëjta gjë do të ndodhë jo vetëm në shërbimin e urgjencës, por edhe në spitalet e tjera që janë pjesë e korpusit të spitaleve, siç është rasti i Spitalit Infektiv në QSUT. Por kjo do të jetë një normë për të gjitha spitalet”, tha Manastirli­u.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manstirliu
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manstirliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania