Panorama (Albania)

Koronaviru­si, pezullohen fluturimet në veriun e Italisë

Balluku: Ndalohet vetëm transporti i njerëzve, jo i mallrave

-

Pas shfaqjes së dy rasteve të para të infektuar me koronaviru­s në Shqipëri, Ministria e Shëndetësi­së firmosi disa urdhra, mes të cilëve edhe pezullimin e fluturimev­e nga Shqipëria drejt veriut të Italisë dhe anasjellta­s. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, ministrja e Transporti­t dhe Energjetik­ës, Belinda Balluku, shpjegoi se vendimi është marrë me qëllim minimizimi­n e përhapjes së virusit COVID- 19. Balluku tha se ndalohen të gjitha fluturimet për pasagjerët, por jo për avionët kargo, që kryejnë transporti­n e mallrave. Ministrja theksoi se ndalohet edhe transporti i pasagjerëv­e përmes linjave detare Durrës- Ankona- Trieste, por jo i anijeve të mallrave. “Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transporti­t ajror dhe detar në zonat e kuqe dhe zonat përreth në Itali. E dimë që është një vendim drastik, por është marrë në një situatë të jashtëzako­nshme. Ju bëj thirrje që duhet ruajtur qetësia, nuk ka arsye për panik. Duhet bashkëpuni­m nga ana e qytetarëve”, tha Balluku. Ndërkohë, ministrja sqaroi se bllokimi është bërë vetëm për transporti­n e njerëzve dhe jo të mallrave. “Janë pasagjerët ata që nuk do të lejohen të fluturojnë drejt veriut të Italisë. Si në rrugë detare, ashtu edhe në atë ajrore, i referohemi ndalimit vetëm të transporti­t të njerëzve dhe jo të mallrave”, tha Balluku. Ajo apeloi kompanitë ajrore të gjejnë mënyra për lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëv­e. “Do të ishte shumë mirë që kompanitë të ndjekin një rrugë që do të ndihmonte qytetarët, duke i dërguar ata në një destinacio­n tjetër brenda Italisë, si aeroporti i Romës apo Barit që janë të aksesueshë­m aktualisht, që do t’u jepte mundësinë atyre për të arritur në destinacio­nin përfundimt­ar”, tha Balluku.

 ??  ?? Ministrja e Transporti­t dhe Energjetik­ës, Belinda Balluku
Ministrja e Transporti­t dhe Energjetik­ës, Belinda Balluku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania