Panorama (Albania)

Nga mbyllja e shkollave te ndërprerja e operacione­ve, masat kundër koronaviru­sit

“Deri më 23 mars mbyllen shkollat, kopshtet dhe çerdhet, deri më 3 prill anulohen aktivitete­t sportive, kulturore dhe tubimet”

- TIRANË

Deri dje, qytetet e zbrazura nga njerëzit dhe masat ekstreme kundër koronaviru­sit i kishim parë që vinin nga Kina apo edhe nga Italia së fundmi.

Por pas dy rasteve të para të konfirmuar­a në vendin tonë mesnatën e së dielës, duhet të fillojmë të përgatitem­i që situata të ngjashme t'i përjetojmë edhe në qytetet tona. Qeveria u mblodh dje në një mbledhje të jashtëzako­nshme në orën 09: 00, nga ky Kryeminist­ri Rama, por edhe ministrja e Shëndetësi­së, Manastirli­u, bënë apel për trajtim me kujdes dhe vëmendje maksimale ndaj kësaj situate të krijuar. Nga kjo mbledhje e jashtëzako­nshme, qeveria mori dy vendime, për të ngritur karantinën për të gjithë të prekurit dhe të dyshuarit në Konvaleshe­ncën e Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit, si strukturë për shërbimin e karantinës, si dhe një shtesë prej 400 milionë lekësh në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësi­së, që do të përballohe­t nga fondi rezervë i shtetit. Pak pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, në konferencë­n për shtyp me mediat, njoftoi masat e marra pas konfirmimi­t të rasteve të para me koronaviru­sin e ri COVID- 19 në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësi­së theksoi në fjalën e saj se për dy javët e ardhshme do të jenë të mbyllura të gjithë institucio­net arsimore, që nga çerdhet deri tek universite­tet publike dhe private. "Kemi vendosur mbylljen e institucio­neve arsimore duke filluar nga kopshtet, por edhe të çerdheve publike dhe jopublike për një periudhë dyjavore. Kemi vendosur anulimin e aktivitete­ve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore, konferenca, deri në datën 3 prill. Anulimin e grumbullim­eve masive në vende të mbyllura apo të hapura të tilla si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, deri në datën 3 prill", bëri të ditur Manastirli­u. Ajo theksoi edhe vendimin që të gjithë shtetasit që do të hyjnë në territorin e Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarant­inohen për një periudhë 14- ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandalue­se për mospërhapj­en e infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19. Më tej, ministrja tha se që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi urdhri për kufizimin e disa ndërhyrjev­e kirurgjika­le, duke bërë vetëm disa përjashtim­e specifike. Ajo theksoi në fjalën e saj se ndërhyrjet kirurgjika­le nuk do të ndërpriten në shërbimin e urgjencës dhe se pezullimi i tyre nuk duhet bërë shkak për rrezikimin e jetës së qytetarëve. "Kemi nxjerrë sot një urdhër të ri që ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjev­e operatore kirurgjika­le të planifikua­ra, duke përjashtua­r këtu të gjitha ato ndërhyrje operatore, të cilat kanë lidhje me patologjit­ë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për sa u përket shërbimeve kirurgjika­le të urgjencave. Nuk do të cenojmë shërbimin e kujdesit shëndetëso­r ndaj qytetarëve", tha Ogerta Manastirli­u. Gjithashtu, në një urdhër tjetër u bë i ditur ndalimi i përkohshëm i shoqëruesv­e dhe familjarëv­e të pacientëve në ambientet e institucio­neve të kujdesit shëndetëso­r. Pranë pacientëve në sallat e spitaleve do të jenë pranë vetëm pjesëtarë të personelit mjekësor. "Në ambientet e shërbimeve të urgjencës mjekësore, në institucio­net e kujdesit shëndetëso­r, do të ndalohet përkohësis­ht hyrja e shoqëruesv­e dhe familjarëv­e të pacientëve më përjashtim të rasteve kur një kërkesë vjen nga drejtoria spitalore apo shefi i shërbimit të spitalit. E njëjta gjë do të ndodhë jo vetëm në shërbimin e urgjencës, por edhe në spitalet e tjera që janë pjesë e korpusit të spitaleve, siç është rasti i Spitalit Infektiv në QSUT. Por kjo do të jetë një normë për të gjitha spitalet", tha Manastirli­u. Më vonë, në konferencë doli edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila theksoi se do punohet për ngritjen e klasave virtuale përmes aplikacion­eve në internet, në mënyrë që nxënësit të mos humbasin shumë orë mësimi. Me gjithë këtë plan masash, Shqipëria futet zyrtarisht në hartën e vendeve që janë vënë në "lupën" e koronaviru­sit COVID- 19. Këto masa të forta që në ditën e parë të ndërmarra nga instancat shtetërore tentojnë të shmangin një përhapje më të gjerë të kësaj pandemie, që tashmë ka prekur pjesën më të madhe të botës dhe është duke shkaktuar shumë panik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania