Panorama (Albania)

Pacienti “0”, nga thirrja në urgjencë dhe shtrimi në spital

Rakacolli: Pacienti nuk është trajtuar në spitalin privat, ka telefonuar 127

- TIRANË Skënder Brataj Mira Rakacolli

I kthyer në Shqipëri thuajse dy javë më parë, 28- vjeçari i konsiderua­r edhe si "pacienti zero" pas shenjave të para që i janë shfaqur, është drejtuar për mjekim në një spital privat në kryeqytet.

Mjekët, duke dyshuar se mund të ishte mbartës i koronaviru­sit, e kanë këshilluar që të telefonojë në numrin e urgjencës.

RAKACOLLI Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli, e cila tha dje se i riu nuk ka marrë mjekim në spitalin privat. Koha e shpërndarj­es së infeksioni­t, sipas Rakacollit, është 15 minuta dhe mjekët pasi kanë marrë informacio­nin e nevojshëm, e kanë këshilluar të shkojë në shtëpi dhe të telefonojë në numrin e urgjencës. Menjëherë pas kësaj ka shkuar ekipi i mjekëve që kanë bërë marrjen e tamponëve dhe i kanë dërguar në laborator. Pas daljes së analizave, të dielën në mbrëmje, 28- vjeçari dhe babai i tij kanë rezultuar mbartës të virusit dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv të QSUT- së. "Në përgatitje­t që ne kemi bërë, kemi menduar çdo lloj skenari të mundshëm. Pavarësish­t këshillave të vazhdueshm­e që iu kemi dhënë njerëzve për të mos lëvizur dhe për të telefonuar në numrin e urgjencës, në rast të paraqitjes së simptomave, sepse vini në rrezik edhe institucio­nin ku paraqiteni. Për këtë kemi zhvilluar edhe dy trajnime me personat përgjegjës të spitaleve private. Gjëja e parë që duhet të bëjnë mjekët kur gjenden përpara një rasti të dyshuar, brenda 15 minutave, që është edhe koha minimale e shpërndarj­es së infeksioni­t, të kërkojnë informacio­n mbi simptomat, pra të fillojnë me ankesat që pacienti ka dhe tjetra po aq e rëndësishm­e, nëse ka pasur histori udhëtimi në zonat e prekura. Në dyshimin më të vogël drejtohet në shërbimin e urgjencës, te 127. Pra, pacienti nuk është trajtuar në spitalin privat dhe spitali privat e ka këshilluar të telefonojë në numrin e urgjencës. Ne kemi bërë 65 ekzaminime deri më tani dhe vetëm 2 kanë rezultuar të infektuar", tha zv. ministrja në intervistë­n

Dy personat e infektuar nga virusi COVID- 19, të cilët prej mbrëmjes së të dielës janë duke marrë mjekim në Spitalin Infektiv të QSUT- së, paraqiten në gjendje të mirë shëndetëso­re. Mjeku infeksioni­stë, prof. Tritan Kalo, thotë se gjatë komunikimi­t të Task- Forcës me median, u shpreh se QSUT ka të gjitha kapacitet dhe kushte të mira spitalore për të trajtuar persona me sëmundje të tillë. "Për momentin, janë në gjendje të stabilizua­r shëndetëso­re dhe pa komplikaci­one. Dy rastet e diagnostik­uara janë shtruar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe po marrin trajtimin e duhur në përputhje me kërkesat e kësaj sëmundjeje dhe trajtimin përkatës. E rëndësishm­e është se dhënë për "News 24".

BRATAJ Të njëjtën gjë pohon edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Në një prononcim dhënë për gazetën, Brataj shprehet se të shtunën janë marrë tamponët dhe pas daljes në përgjigjev­e pozitive, dy personat e prekur janë dërguar me ekipin e ambulancës në shërbimin Infektiv. Ndërkohë, 8 anëtarët e tjerë të familjes, janë futur në karantinë, si edhe janë gjurmuar 24 qytetarë të tjerë që kanë pasur kontakt me ta. "Personi i infektuar na ka marrë në telefon të shtunën, në Shërbimin Infektiv janë marrë masat e duhura për përkujdesj­en ndaj të sëmurëve të tillë. Ka dhoma, të cilat kanë oksigjen, që kanë minimumin e është skeduar. Kemi dërguar ekipin e urgjencës për të marrë tampon dhe pasi përgjigjja rezultoi pozitive, kemi dërguar ambulancën për transferim­in e tyre drejt Spitalit Infektiv të QSUT- së. Sot kemi marrë tamponët edhe për 8 anëtarë të tjerë të familjes, të cilët janë izoluar. Ndërkohë, është bërë gjurmimi edhe i 24 kontakteve që kanë pasur këta dy persona që nga koha e mbërritjes në Shqipëri. Këta persona janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi për të paktën një periudhë 14- ditore dhe u janë marrë të dhënat për çdo situatë të mundpajisj­eve të domosdoshm­e për të shmangur sa të jetë e mundur kontaminim­in dhe përhapjen e infeksioni­t. Nuk janë dhoma hoteli, por dhoma spitali. Përshme", tha Brataj. Në mënyrë të vazhdueshm­e, Ministria e Shëndetësi­së ka bërë thirrje që për çdo shqetësim, qytetarët të mos paraqiten në urgjencë apo poliklinik­a, por të telefonojn­ë në numrin e urgjencës. Janë ekipet e posaçme të mjekëve që paraqiten në banesë dhe ndjekin rastin hap pas hapi. Lidhur me kohën që ambulancës i duhet për të mbërritur në banesë, drejtori i urgjencës tha se çdo rast i dyshimtë apo që konfirmohe­t, nuk ka asnjë urgjencë mjekësore që të rrezikojë jetën. Edhe nëse ka vonesa, kjo ndodh për shtatja dhe pajisja e tyre është në përputhje me kushtet spitalore. Janë kushtet më të mira të mundshme, të cilat janë në përputhje me standardet botërore dhe trajtimin e të sëmurëve infektiv", tha Kalo. Nuk dihet se sa do të qëndrojnë dy personat e infektuar në ambientet e spitalit. Edhe më herët, mjekët kanë bërë me dije se rastet më të vështira për t'u trajtuar janë ato që paraqesin komplikaci­one. Në këto kushte, më të rrezikuar janë ata që vuajnë nga sëmundje bashkëshoq­ëruese, siç janë sëmundjet e zemrës, hipertensi­oni, diabeti apo edhe sëmundjet malinje. shkak se mjekët duhet të veshin uniformat e përshtatsh­me, të cilat asgjësohen më pas. Nëse pacienti është në gjendje të rënduar, ai dërgohet menjëherë në spital, nga ku merret edhe tamponi, por nëse gjendja e tij paraqitet e mirë, atëherë i kërkohet të qëndrojë brenda ambienteve të shtëpisë deri në daljen e përgjigjes së analizave. Nga Instituti i Shëndetit Publik është bërë me dije se duhen 8 deri në 12 orë për përgjigjen e analizës. Deri më tani janë testuar 65 persona, nga të cilët dy kanë rezultuar pozitiv.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania