Panorama (Albania)

Në “front” me koronaviru­sin, në Infektiv vetëm 80 shtretër

Për të përballuar situatën, janë 109 punonjës shëndetësi­e

- TIRANE

Në kushtet kur koronaviru­si nuk është më një kërcënim i largët, por një realitet i prekshëm, pyetja që të gjithë shtrojmë është: A kemi kapacitete për të përballuar 10, 100, 1000 apo më shumë raste?

Spitali Infektiv është caktuar si pikë referimi për çdo të infektuar. Por në këto ambiente, me gjithë zhvendosje­n e shërbimit të reumatolog­jisë dhe alergologj­isë, janë vetëm 80 shtretër në total dhe 4 të tjerë në reanimacio­n. Ndërkohë që po sipas ISHP- së janë edhe 109 punonjës shëndetësi­e, të cilët janë në front të kësaj beteje që sapo ka nisur. "Spitali Infektiv në QSUT ka marrë masat e duhura për trajtimin e të sëmurëve të prekur nga COVID- 19. Në Spitalin Infektiv në QSUT, janë në dispozicio­n ambiente me një kapacitet 80 shtretëris­h dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësi­së, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolle­ve më të mira rastet e konfirmuar­a më COVID19. Në dhomat e izolimit është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformi­min e këtij spitali, për terapinë intensive, sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve, përfshi pandeminë", bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik.

INKUBACION­I Për gjithkënd është shumë e rëndësishm­e të mos neglizhohe­n masat për t'u mbrojtur nga virusi COVID- 19. Shenjat si temperatur­ë e lartë, ethet, vështirësi në frymëmarrj­e, janë treguesit e parë, të cilët orientojnë mjekët për ekzaminime të mëtejshme. Por krahas tyre, rëndësi ka edhe historiku. Mjekët, kur kanë dyshime, i pyesin pacientët nëse kanë udhëtuar përgjatë 2 javëve të fundit ose nëse kanë pasur kontakt me persona që kanë ardhur nga vendet që bëjnë pjesë në hartën e kuqe. Për çdo rast të dyshuar kryhen edhe testet laboratori­ke dhe merret anamneza e pacientit përgjatë dy javëve të fundit. Kjo sepse 14 ditë është inkubacion­i i sëmundjes dhe siç shpjegohet nga mjekët, nëse i sëmuri infektohet sot, nga 2 deri në 14 ditë ai mund të shfaq simptomat e sëmundjes. Gjatë kësaj periudhe, pra në momentin që ka dyshime dhe pacienti i nënshtrohe­t analizave të tjera diagnostik­uese, ai izolohet dhe nuk lejohet të ketë kontakt me persona të tjerë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, identifiko­hen edhe personat e afërt që kanë pasur kontakt me të.

MASAT Organizata Botërore e Shëndetësi­së ka apeluar për respektim të kushteve higjieno- sanitare për mbrojtjen nga koronaviru­si. Rregullat për parandalim përfshijnë larjen e duarve shpesh përgjatë ditës, shmangien e kontakteve me personat e prekur nga infeksione­t respirator­e akute, përdorimin e maskave, shmangien e përdorimit të antibiotik­ëve dhe çfarë është më e rëndësishm­e është që kur të vëreni një nga shenjat e mësipërme të mos paraqiteni në urgjencë, por të telefononi në numrin 127. "Në rastin e kushteve të tilla, pacientët me simptoma të lehta dhe pa mbivendosj­e me situata të tjera kronike si sëmundje mushkërish apo zemre, problem me veshkat apo me të dhëna komproment­uese të sistemit imunitar, që e vendosin atë në një rrezik të shtuar për të zhvilluar komplikaci­one, mund të trajtohet në ambientin e shtëpisë", apelon ISHP.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania