Panorama (Albania)

Dy dhoma karantinë në Spitalin e Fierit, shpërndahe­n 22 mijë maska

-

Pas shtrimit të dy pacientëve të parë me koronaviru­s, Spitali Infektiv në QSUT është kthyer në karantinë dhe është rrethuar me shirit, përmes të cilit është vendosur perimetri i sigurisë.

Spitali është boshatisur tërësisht nga pacientët e tjerë, që ndodheshin aty me probleme të tjera shëndetëso­re dhe tashmë është në dispozicio­n vetëm të personave të prekur nga COVID- 19. Paraditen e djeshme, Infektivi, ku tashmë ka dhoma të posaçme për trajtimin e personave me koronaviru­s, është dezinfektu­ar me ujë dhe klor. Përveç personelit dhe punonjësve të sigurisë, të pajisur të gjithë me maska dhe doreza, askush tjetër nuk lejohet të kalojë perimetrin e sigurisë. Shiriti u vendos dje në kuadër të vendimit të qeverisë që shoqëruesi­t dhe familjarët e pacientëve nuk duhet të qëndrojnë në ambientet spitalore, vetëm nëse ka rekomandim nga Drejtoria Spitalore. Për persona që vijnë për në sallën e konsultave tashmë po hapet një rrugë e re e improvizua­r brenda oborrit të Spitalit Infektiv, pasi sheshi po përdoret vetëm për hyrjen e personelit të autorizuar. Ndërkohë, një automjet i Bashkisë së Tiranës ka spërkatur me ujë dhe me klor rrugën para Spitalit Infektiv për të bërë të mundur dezinfekti­min e saj.

MASAT Koronaviru­si ka alarmuar shqiptarët, pas konfirmimi­t të dy rasteve të para të infektuar mbrëmjen së dielës. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, nga Puka, por me banim në Tiranë, vijojnë të qëndrojnë te Shërbimi Infektiv në QSUT, ndërsa Policia ka marrë masa për mospërhapj­en e virusit vdekjeprur­ës. Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë rrethuar Infektivin, që prej orëve të para të ditës së djeshme, duke qenë se aty tashmë qën

Teksa në vendin tonë janë regjistrua­r rastet e para me koronaviru­s, autoritete­t shëndetëso­re kanë ndërmarrë një sërë masash për t'ju paraprirë agravimit të situatës. Menjëherë pas dhënies së lajmit, Spitali i Fierit ka ndërmarrë një sërë masash shtesë, ndërsa ka krijuar dy dhoma karantinë. Mësohet se këto dhoma janë vendosur në repartin infektiv. Ndërkohë, për parandalim­in e përhapjes së këtij virusi, janë shpërndarë 22 mijë copë maska, si dhe pajisje me sasitë e nevojshme të oksigjenit. Po ashtu, bëhet e ditur se personave që vijnë nga zonat e kuqe, u merret mostra dhe nëse dalin pozidrojnë dy të prekurit me koronaviru­s. Spitali është rrethuar me shirit të kuq dhe me gardh metalik, ndërsa ka dhe tabela treguese, që tashmë aty është karantinë. Burimet thonë se masa të tilla janë marrë edhe për të parandalua­r hyrjen e qytetarëve apo familjarëv­e të të prekurve tek Infektivi, që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre. Paraditen e djeshme, masat e marra nga Policia u inspektuan tivë, do të dërgohen në Tiranë. Po ashtu, të njëjtat masa janë marrë në të gjithë spitalet e qyteteve të ndryshme në vendin tonë. Burimet nga Ministria e Shëndetësi­së kanë bërë të ditur se çdo spital në qytete të edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndërsa më vonë, aty ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ky i fundit ka apeluar të mos përhapet panik, pasi kjo është një masë e nevojshme në situatën ku ndodhemi. “Duhet të marrim disa masa shtesë, të mos përhapim panik, të krijojmë një perimetër sigurie në këtë spital. Na lini të merremi me caktuara duhet t'u marrë mostra personave që kanë ardhur nga zonat e prekura nga koronaviru­si, kryesisht nga Italia. Gjithashtu, çdo spital ka përgatitur për çdo rast nga dy dhoma karantinë. rastin”, u shpreh Veliu për gazetarët, duke shmangur më shumë komente rreth prezencës së tij aty. Ndonëse bëri thirrje për mospërhapj­e paniku, duket se vetë prezenca, fillimisht e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe më pas e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu, nuk ka nevojë për shumë komente, për të kuptuar seriozitet­in e situatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania