Panorama (Albania)

Shqipëria me koronaviru­s, qytetarët “mësyjnë” në supermarke­te e farmaci

Prindërit në panik para shkollave, pas lajmit të Kryeminist­rit. Qytetarët sigurojnë rezerva të shumta ushqimesh e medikament­esh

-

Deri dje, e kishin me të dëgjuar. Vetëm të hënën, qytetarët shqiptarë përballën me rrezikun potencial të prekjes nga virusi i panjohur që po trondit botën.

Pas tij, derivuan masat e paracaktua­ra më herët, sapo virusi kurorë të konfirmohe­j zyrtarisht në vend. Ndonëse lajmi i zi u dha zyrtarisht pak minuta pas mesnatës së të dielës, qeveria nuk vendosi dot në kohë për mbylljen e shkollave, mjediseve favoritë për “lulëzimin” e virusit. Habitshëm, ishte vetë Kryeminist­ri, Edi Rama, ai që komunikoi lajmin për pezullimin disajavor të shkollave, në mes të ditës mësimore. Fjala e të parit të qeverisë shkaktoi atë që vetë ai i druhej dhe është munduar ta shmangë këto ditë paniku. Ishin të shumtë prindërit që rreth orës 10: 00 të paradites, me t’u njohur me vendimin, lanë punën e gjithçka tjetër për të mësyrë drejt shkollave, kopshteve e çerdheve, për të marrë të vegjlit e tyre në shtëpi. Kjo krijoi jo pak trafik në rrugë e në ambientet rrethuese të institucio­neve arsimore, të mbushura si asnjëherë. Sidoqoftë, në pjesën dërrmuese të tyre, puna vijoi normalisht, deri në përfundim të orarit zyrtar. Në mungesë të mësimit online, siç po e realizojnë në vende të zhvilluara që u prekën nga virusi, vendi ynë po shqyrton mundësi alternativ­e për zhvillimin e mësimit në distancë. SUPERMARKE­TET Paraditja ishte e vakët. Me të ardhur ora 16: 00, orari zyrtar i përfundimi­t të punës, kryeqyteta­sit u dyndën në supermarke­te, për të pasur rezerva ushqimore në rast izolimi. “Nuk ka më makarona. Përpara gjysmë ore i mbusha raftet. Nuk ka më as në magazinë, mbaroi furnizimi”, thotë një punonjës supermarke­ti në zonën e “Misto Mames”. Karroca të mbushura me ushqimet bazë që i duhen një familjeje, për të paktën dy javë.

“T’i kemi, se s’i dihet çfarë ndodh. Po marrim masa. Kemi frikë, shumë frikë”, shprehet një zonjë e moshuar, e cila mezi mban dy qese të mëdha plot e përplot. Përveç rafteve bosh, në sy të bien edhe dezinfektu­esit. Një biznes ky, kryesisht i farmacive ( së paku këto dy javë), tashmë është zhvendosur edhe në dyqane. Në një raft të posaçëm ku shiteshin detergjent­ë të ndryshëm për larje, tashmë i është lënë në dispozicio­n vetëm dezinfekta­ntëve. Një gjë e tillë lajmërohet që në derë. Alkool etilik për përdorim në sipërfaqe të jashtme, sapun të lëngshëm dhe të ngurtë që largon bakteret dhe viruset 99.9% ( jo 100%!). Në ditën e parë të panikut, nuk u vunë re rritje çmimesh, veçanërish­t për produktet në fjalë. Gjithsesi, pushteti vendor kërcënoi pronarët e bizneseve, supermarke­teve a dyqaneve ushqimore që abuzojnë me çmimet në këtë periudhë se do të gjobiten dhe procedohen penalisht.

FARMACITË Ashtu si në ditë kur u konfirmua rasti i parë zyrtar në Itali, edhe dje, institucio­ni më i rëndësishë­m për qytetarët ishin farmacitë. Kërkesa, e njëjtë. Maska e dezinfekta­ntë. Nëse deri dje mund të gjeje tek- tuk ndonjërën prej tyre, të hënën, mundësia ishte zero. Vakumi u krijua që në krye të herës, kur shqiptarët u dyndën drejt farmacive. Që të shmangin hyrjet e kota, disa farmaci kanë afishuar një njoftim me shkronja kapitale që në hyrje: S’kemi maska! Më fatlumë janë ata që kanë blerë stok dhjetëra të tilla për t’i pasur dhe iu ka ardhur dita t’i përdorin. Kështu, edhe pse rreziku është ulur këmbëkryq në vend, shumicën e qytetarëve i sheh në rrugë pa maska apo mjete mbrojtëse. Me të marrë lajmin e keq, të shumtë kanë qenë qytetarët që janë adresuar në farmaci me shqetësime nga më të ndryshmet. “Çdo ditë kam klientë që më pyesin mua për medikament­e. Por si sot, s’më ka ndodhur. Vetëm gjatë paradites mund të kem pasur me dhjetëra ankesa të ndryshme. Më të trembur janë kryesisht ata në moshë, pasi druhen të marrin numrin 127", tregon një farmaciste në një zonë periferike të qytetit. Frika nga virusi ka bërë që pacientët të mos shkojnë për ndihmë shëndetëso­re në qendrat shëndetëso­re pranë vendbanimi­t të tyre, në lagje, por të kërkojnë ndihmë në farmaci. Shumë të tjerë, njësoj si ushqimet, kanë siguruar edhe rezerva ilaçesh.

Nuk ka më makarona. Përpara gjysmë ore i mbusha raftet. Nuk ka më as në magazinë, mbaroi furnizimi”, thotë një punonjës supermarke­ti në zonën e “Misto Mames”

 ??  ??
 ??  ?? Në ambientet rrethuese spitalore
Në ambientet rrethuese spitalore
 ??  ?? Disa nga qytetarët me maska në rrugë
Disa nga qytetarët me maska në rrugë
 ??  ?? Shqiptarët dynden në supermarke­te
Shqiptarët dynden në supermarke­te

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania