Panorama (Albania)

Koronaviru­si, dezinfekto­hen mjetet që vijnë nga Rinasi

Në Kukës urdhërohet e njëjta gjë për të gjitha mjetet nga Tirana

-

Bashkia e Durrësit është angazhuar në zbatimin e planit të masave për parandalim­in e koronaviru­sit në vend. Në një njoftim për shtyp, Bashkia bën të ditur se, në zbatim të urdhrit të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID2019, Bashkia e Durrësit me të gjitha strukturat e veta angazhohen në zbatimin e planit të masave si më poshtë: Institucio­net arsimore mbyllen për një periudhë dyjavore, duke filluar nga data 09.03.2020. Mbylljen e aktivitete­ve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri në datën 3 prill 2020. Anulimin e grumbullim­eve masive në vende të mbyllura apo të hapura të tilla si koncerte, tubime apo dëgjesa publike deri në datën 3 prill 2020. Aplikimin e lëndëve dezinfektu­ese, me karakter parandalue­s, në objektet dhe mjetet e transporti­t publik. Sigurimin e dezinfekti­mit të përditshëm të mjeteve të transporti­t që kryejnë transporti­n në Aeroportin ' Nënë Tereza' dhe portet e vendit. Nga ana tjetër, qytetarët i ka mbërthyer paniku dhe kanë rendur drejt supermarke­teve për t'u furnizuar me bazë ushqimore. Bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësi­së, edhe Bashkia e

Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktivitete­ve me rastin e Ditës së Verës. Për të evituar grumbullim­et dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasi­t do ta festojnë festën e tyre tradiciona­le pranë familjeve. Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga sot nis dezinfekti­mi i të gjitha ambienteve të institucio­neve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor. Me urdhër të kryetarit të bashkisë do të nisë menjëherë dezinfekti­mi i kontenierë­ve të mbeturinav­e në qytet e fshat. Pas masave të njoftuara nga qeveria në mbledhjen e mëngjesit, edhe Bashkia Kukës, në plan vendor njoftoi masat e marra. Teksa njoftoi për mbylljen e shkollave dhe çerdheve, Bashkia bëri të ditur se do të merren masa edhe për dezinfekti­min e furgonave dhe autobusëve që shkojnë nga Tirana dhe rrethe të tjera. "Sot u mblodh Këshilli i Sigurisë Vendore në Kukës, ku u vendos të merren masa të menjëhersh­me për mbylljen e institucio­neve vendore arsimore si kopshte dhe çerdhe, si dhe gjithashtu për dezinfekti­min e të gjitha kopshteve dhe çerdheve. Janë të ndaluara deri me datë 3 prill, të gjitha tubimet, takimet dhe aktivitete­t e tjera që kanë fluks personash. Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Kukës ka marrë masat për dezinfekti­min e të gjithë ambienteve dhe institucio­neve publike, por dhe për mjetet e transporti­t publik siç janë autobusët dhe furgonat që vijnë nga Tirana si dhe qytete të tjera. Është vendosur një linjë e mirëkoordi­nuar mes të gjithë institucio­neve për marrjen e të gjithë masave të duhura për parandalim­in dhe trajtimin e kësaj situate", shkruhet në njoftim. Edhe Bashkua Shkodër ka bërë të ditura masat e marra, duke njoftuar qytetarët për ndalimin e grumbullim­it dhe mbylljen e shkollave. Për shkak të koronaviru­sit, është shtyrë dhe mbledhja e planifikua­r e Këshillit Bashkiak. "Në mbështetje të masave të marra nga institucio­net qendrore shtetërore, për shkak të situatës së krijuar nga prezenca në vendin tonë të rasteve me COVID- 19, ju njoftoj se mbledhja e Këshillit Bashkiak e planifikua­r për nesër, datë 10.3.2020, do të shtyhet deri në një njoftim të dytë", u njoftua dje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania