Panorama (Albania)

Vendi më i ngjeshur, urbanët rrezik për përhapjen e virusit

Nga boshatisja e urbanëve te maskat dhe alkooli, si dukej Tirana

- BLEONA METUSHI

Teshtima tri herë me radhë e shoferit të urbanit prishi qetësinë e udhëtarëve të Tiranës, që mëngjesin e djeshëm u zgjuan me lajmin se në Shqipëri janë identifiku­ar dy persona të infektuar me Covid- 19.

Frika dhe tendenca e mbrojtjes së rrugëve të frymëmarrj­es me shall dhe me dorë ishte lehtë e dallueshme te qytetarët, të cilët gjatë ditës së djeshme e braktisën deridiku transporti­n publik. Ndonëse prej javësh alarmi për virusin e ri, që ka vendosur të gjithë botën në gatishmëri, po ndihej edhe në vendin tonë, qytetarët vazhdonin të lëviznin të qetë me mjetet e transporti­t publik, megjithëse këto të fundit potenciali­sht janë një nga mënyrat me të lehta për përhapjen. Këshilla më e shpeshtë nga ekspertët për t’u mbrojtur nga koronaviru­si i ri, është higjiena personale dhe distancimi nga persona që kanë kollë dhe teshtimë, në kushtet e urbanëve kjo duket e pamundur.

DEZINFEKTI­MI Pasditen e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ishte duke u bërë dezinfekti­mi i urbanëve, megjithëse në thelb problemi më shumë qëndron në numrin e pasagjerëv­e që ata mbajnë. “Nis dezinfekti­mi i autobusëve. Por kini parasysh, kalon nga njeriu te njeriu, jo aq shumë nga autobusi te njeriu! Ndaj, idealisht udhëtimi me biçikletë apo ecja në këmbë është akoma më e shëndetshm­e si në rast virozësh, ashtu dhe në ditët normale”, tha Veliaj. Ndërkohë, trafiku dhe numri i pakët i urbanëve çon në vonesa, herë edhe artificial­e, duke grumbullua­r në stacione një numër të lartë të qytetarëve dhe prodhuar tejmbushje­n e tyre. Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, në daljen e mëngjesit në mbledhjen urgjente të qeverisë, përsëriti se strukturat janë të përgatitur­a dhe të gatshme për përballimi­n e situatës, një retorikë e ngjashme me atë të Kryeminist­rit italian, Xhuzepe Conte, në fillimet e shpërthimi­t të virusit në shtetin fqinj.

MASAT Duke iu referuar eksperienc­ave të vendeve të tjera, duket se fitorja ndaj infeksioni­t është në masat për të bllokuar përhapjen e tij, masa që nga raportimet e fundit nga Kina kanë dhënë efekt. Larja e duarve, dezinfekti­mi dhe përdorimi i maskave është një proces që prej javësh ka filluar të kryhet nga qytetarët. Shumë më të shpeshta janë rastet kur era e alkoolit ndihet në urbane, por edhe në rrugë teksa ecën, edhe përdorimi i maskave është bërë i dukshëm dhe sidomos gjatë ditës së djeshme. Por a do të jenë këto të mjaftueshm­e, që në vendin tonë të mos ketë një shpërthim komunitar të virusit?! Konfirmimi i infektimit të dy personave të parë në vendin tonë, bëri që dje qytetarët të furnizohes­hin me ushqime për të shmangur lëvizjet gjatë këtyre ditëve, ndërsa qeveria vendosi të mbyllë shkollat dhe të ndalojë çdo grumbullim.

PUNA Mirëpo, puna në institucio­ne dhe kompani private do të vazhdojë. Gjatë ditës së djeshme, në ambientet e Gjykatës së Tiranës holli ishte i tejmbushur, ndërsa punonjësit e Policisë vazhdonin punën pa maska e doreza. Njëjtë vazhdoi puna edhe në institucio­ne të tjera, ndoshta më pak të populluara. Edhe në banka, ku ndërveprim­i me njerëz është i lartë, puna vazhdoi po njësoj. Një punonjëse arke në një bankë i tha “Panoramës” që prej disa ditësh përdorin masa personale mbrojtëse, por puna vazhdon si çdo ditë. “Megjithëse këto ditë ka pasur më pak klientë”, u shpreh ajo.

 ??  ?? Dje, gjatë dezinfekti­mit të urbanëve
Dje, gjatë dezinfekti­mit të urbanëve
 ??  ?? Një nga urbanët, dje në Tiranë
Një nga urbanët, dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania