Panorama (Albania)

Basha: T'i mbështesim mjekët me mjete dhe fonde

-

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, doli dje në një konferencë për mediet pas konfirmimi­t të dy rasteve të para me koronaviru­sin COVID- 19 në vendin tonë. Duke nënvizuar rëndësinë e qetësisë dhe mbajtjen e panikut larg në këtë situatë, Basha tha se personelit mjekësor duhet t'i vihen në dispozicio­n të gjitha kushtet e nevojshme për t'i bërë ballë kësaj gjendjeje, që mund të përkeqësoh­et në ditët e ardhshme. "Thirrje për mjekët. Shëndeti i shqiptarëv­e është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve, si asnjëherë, janë të fokusuara te ju. Prandaj, sot, të gjithë jemi në mbështetje­n tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sugjeroni dhe vendosni. Nuk duhet të ngurroni për asnjë çast të kërkoni çfarë ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj. Qeveritë ikin e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju, ata që keni në dorë jetën e gjithsecil­it prej nesh, jeni ju. Të dëgjojmë me vëmendje këshillat e mjekëve dhe t'i zbatojmë ato. Kujdes të veçantë duhet të kemi për të moshuarit. Sot nuk është koha për panik, por për kujdes maksimal. Sa më të kujdesshëm të jemi sot, aq më lehtë do ta kalojmë këtë situatë dhe me pasoja minimale", u shpreh kreu i PD- së. Në fjalën e tij, Basha kujtoi edhe një herë tri pikat, ku, sipas tij, duhet të përqendroh­et qeveria në përballimi­n e kësaj situate. "Fondet e mjaftueshm­e; mobilizimi maksimal; transparen­ca, këto janë tre komponentë të rëndësishë­m politikë, për të cilët nuk duhet humbur kohë", tha Basha. Dje, grupi i punës i ngritur në PD në lidhje me situatën e krijuar nga koronaviru­si, paraqiti planin me 11 pika për të përballuar këtë gjendje. Duke filluar që nga masat në pika hyrëse në vend, te ndërgjegjë­simi i qytetarëve, PD gjithashtu bën apel që të rriten fondet në dispozicio­n të shëndetësi­së. "1. Komunikim transparen­t dhe disa herë në ditë me popullatën në lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria. 2. Prioriteti i rëndësishë­m është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetëso­r e lehtësimin e punës së tyre. 3. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse. 4. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambula­ncat. 5. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. 6. Fuqizimi dhe shtimi i kapacitete­ve te laboratorë­ve, jo vetëm i atyre epidemiolo­gjikë, viralë, por kudo që ato janë. 7. Mobilizimi dhe vënia në dispozicio­n e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidemiolo­gë, infeksioni­stë apo edhe të specialite­teve të tjera dhe që janë aktualisht në pension. 8. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandalue­se për të gjithë popullatën në medie. 9. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuari­t dhe vetëkarant­inim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara. 10. Sigurimi i fondeve të detyrueshm­e nga ana e qeverisë. 11. Zbatimi me përpikëri i të gjithë masave dhe protokolle­ve nga OBSH", rekomandoj­në ekspertët e PD- së. Basha dje anuloi edhe disa takime me qytetarë pas rasteve pozitive me koronaviru­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania