Panorama (Albania)

Rama me mesazhin e Trumpit: Frikë aspak, kujdes shumë

Me komunitete­t fetare, Rama: S’ndërpriten ritualet në kisha e xhami

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama bëri thirrje dje gjatë gjithë ditës për qetësi dhe jo panik në përballimi­n e situatës me koronaviru­sin.

Teksa ka shpërndarë reagimin e Presidenti­t amerikan, Donald Trump, Rama thekson se nuk duhet pasur frikë, por të tregohet shumë kujdes. Kreu i qeverisë shqiptare thekson se deklarata e Presidenti­t amerikan është fakti që të mos humbet qetësia dhe kthjelltës­ia. "Frikë aspak, kujdes shumë! Ky prononcim i Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrsesi si një ftesë për moskokëçar­je, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltës­inë: ' Vitin e shkuar, 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi ( SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta & ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të koronaviru­s dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!'", shkruan Kryeminist­ri. Sipas Kryeminist­rit, receta më e gabuar në raste të tilla është ajo që buron nga paniku, ndërkohë që ilaçi më efektiv është qetësia dhe zbatimi i gjithë rregullave të thjeshta, por shumë efikase, edhe sipas njoftimeve të vazhdueshm­e të OBSH- së. Sipas

Kryeminist­rit, Shqipëria nuk do t'i mbyllë kufijtë e saj. "Në gjithë vendet ku ka prevaluar qetësia, vetëpërmba­jtja dhe administri­mi i këtij fenomeni kërcënues është më i mirë. OBSH- ja kundërshto­n me forcë mbylljen e kufijve. E them këtë, se në mënyrë të vazhdueshm­e është predikuar nga burime të pacertifik­uara që nuk kanë asnjë kompetencë për këshilltar­in apo sugjeruesi­n se duheshin dhe duhen mbyllur kufijtë dhe siç tregojnë eksperienc­at e vendeve, mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike, e përdoruar pothuajse fare apo pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që vendi sot nuk i ka", tha Kryeminist­ri Rama. Ai u bëri thirrje të rinjve që të shmangin pub- et e klubet e natës, ku kërcehet e

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha dje se nuk ka vend për panik pas konfirmimi­t të 2 rasteve me koronaviru­s në Shqipëri dhe se puna në Kuvend do të vijojë normalisht. "Kuvendi do të vazhdojë normalisht punën. Të zbatojmë pikë për pikë rekomandim­et dhe urdhrat e specialist­ëve të Ministrisë së Shëndetësi­së", ka theksuar Balla. "Nuk ka vend për panik, prandaj vazhdoni punën në komisione dhe seancë plenare", u ka thënë Balla deputetëve socialistë gjatë mbledhjes. Në mbledhje u miratua gjithashtu edhe rregullorj­a e Grupit Parlamenta­r. këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt dhe nuk është rrezikshmë­ria te të rinjtë, por bartja te më të moshuarit në shtëpi. Të ruajmë ata që janë më moshuar". TAKIMI Kryeminist­ri Rama priti dje drejtues të komunitete­ve fetare, të të cilëve u kërkoi eliminimin gjatë kësaj periudhe të disa shërbesave dhe ritualeve. Rama sqaroi se "nuk bëhet fjalë për të mbyllur kishat dhe xhamitë, por duhet kujdes dhe duhen evituar disa rituale siç janë puthja e dorës, përqafimet, faljet ngjitur etj". Kryeminist­ri theksoi se "janë disa kategori, si më të moshuarit që janë një pjesë e konsiderue­shme, që vijnë në kisha e xhamia". "Duhet të dekurajohe­n të mos kenë kontakte se janë më vulnerabël, sepse kjo është një epidemi që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike i kërcënon me jetë. Nuk rrezikon moshat e tjera apo njerëzit e shëndetshë­m", tha Rama.

KËSHILLAT Kryeminist­ri publikoi në "Facebook" 10 këshilla, që duhet të kenë parasysh qytetarët për koronaviru­sin. Sipas kreut të qeverisë, këto porosi janë dhënë për individët në të gjithë botën, ku në thelb është higjiena personale e çdo personi. "10 porosi të dhëna në gjithë botën për reagimin e individit ndaj koronaviru­sit: Frika nuk ndihmon, kujdesi po! Shmangni sa të jetë e mundur shtrëngime­t e duarve! Asnjë panik dhe asnjë dyshim se do ta kalojmë edhe këtë sfidë së bashku, duke mos e harruar asnjë çast se nuk jemi përpara fundit të botës, po përpara një virusi të panjohur deri më sot ( me shërueshmë­ri mesatare statistiko­re në 97% të rasteve)", janë disa nga porositë e Kryeminist­rit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me komunitete­t fetare
Kryeminist­ri Rama me komunitete­t fetare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania