Panorama (Albania)

Presidenca ngre TaskForcë për koronaviru­sin

- TIRANE Bahri Shaqiri

Presidenti Meta kërkoi dje nga institucio­net përgjegjsh­mëri maksimale dhe transparen­cë.

Gjatë një komunikimi me mediat dje pasdite, kreu i shtetit u kërkoi qytetarëve që të mos kenë panik ndaj kësaj situate, por as nënvlerësi­m ndaj këshillave të specialist­ëve. "Sot u konfirmuan dy rastet e para të koronaviru­sit. Duke iu uruar shërim të shpejtë, shpreh solidarite­tin tim me ta, familjarët dhe ekipin mjekësor. Duke vlerësuar angazhimin dhe masat e marra nga institucio­net përgjegjës­e shtetërore, përfshi dhe vendimet e qeverisë, i ftoj qytetarët ta përballojn­ë me qetësi këtë situatë. Të respektojn­ë protokolle­t mjekësore, të ndjekin sugjerimet e institucio­neve shtetërore. Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend për nënvlerësi­min më të vogël nga të gjitha institucio­net dhe qytetarët. Kërkohet përgjegjsh­mëri maksimale. Profesiona­lizëm, përkushtim e transparen­cë", u shpreh Presidenti Meta. Ai theksoi se shëndeti i çdo qytetari është prioritet. "Mbështes të gjithë personelin mjekësor, mjekët dhe infermierë­t në mbarë vendin, që do t'u duhet të përballen me këtë rrezik serioz. Apeloj angazhimin e strukturav­e shtetërore me forcat më të kualifikua­ra. U bëj thirrje të gjitha institucio­neve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimi­n jo vetëm të karantinav­e, por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshm­e që duhet për trajtimin e të prekurve. Po ndjek situatën hap pas hapi", deklaroi Meta.

APELI Kreu i shtetit u bëri apel institucio­neve shtetërore që të marrin të gjitha masat për përballimi­n e një situate pandemie. "Apeloj për plane të detajuara për pandeminë, me përgjegjës­i të ndara për çdo strukturë e individ, në nivel qendror dhe vendor; Plan monitorimi shumë rigoroz dhe të detajuar për funksion

Presidenti Meta përmendi gjatë konferencë­s për shtyp faktin se në institucio­nin që drejton është ngritur një Task- Forcë nën drejtimin e këshilltar­it për Sigurinë Kombëtare. Më vonë, zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, sqaron edhe rolin që do të ketë kjo Task- Forcë e drejtuar nga ish- shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri. Presidenca jep edhe numrat përkatës dhe një adresë emaili për qytetarët që kanë nevojë. "Në kuadër të përballimi­t dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së koronaviru­sit që ka prekur vendin tonë, duke pasur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucio­nin e Presidenti­t të Republikës është ngritur një TaskForcë, nën drejtimin e këshilltar­it për Sigurinë Kombëtare, z. Bahri Shaqiri, me qëllim: Bashkërend­imin me të gjitha strukturat shtetërore; Monitorimi­n në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjitha masave institucio­nale për përballimi­n e kësaj pandemie; Aktivizimi­n dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapacitete­ve dhe forcave të kualifikua­ra njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme", shkruan im real dhe përgjegjës­i të plotë në terren të strukturav­e; Financim të plotë për përmbushje­n e nevojave dhe blerjen e të gjitha materialev­e mjekësore mbrojtëse për personelin shëndetëso­r, por jo vetëm atë, edhe të forcave të sigurisë apo të gjithë personelit tjetër, që do të angazhohet në këtë operacion, që të përballojm­ë me sukses këtë pandemi; Plan veprimi të qartë për strukturat shëndetëso­re dhe kapacitete­t e tyre përballë rrezikut eventual të përshkallë­zimit të pandemisë; Plan të dezëdhënës­i i Presidenti­t. Ai ftoi qytetarët që nuk arrijnë të marrin shërbime nga institucio­net shëndetëso­re, t'i drejtohen Task- Forcës së Presidencë­s. "Ftojmë të gjithë qytetarët, të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojn­ë nënvlerësi­me në marrjen e masave të domosdoshm­e, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e e- mailit të vendosur në dispozicio­n: taskforce@ president. al, si dhe në dy numrat celularë: + 3556934358­61;+ 3556933542­69. Të gjithë të tregojmë përgjegjsh­mëri dhe bashkëpuni­m maksimal! Së bashku, për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!", shkruan zëdhënësi i Presidenti­t Meta. tajuar ekonomik për veprimet financiare mbështetës­e, që qeveria duhet të ndërmarrë menjëherë për përballimi­n e pasojave të pandemisë në ekonomi", u shpreh Presidenti.

KËSHILLI Kreu i shtetit, i pyetur nëse është koha për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se nuk është koha për të mbledhur këshilla paralelë. "Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje. Që në 31 janar kam kërkuar publikisht marrjen e masave, pa nisur rastet në Itali dhe më pas kam kërkuar përgatitje­n e institucio­neve. Dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallë­zimin e masave pas vështirësi­mit të gjendjes në Itali. Jemi në komunikim të vazhdueshë­m me institucio­net shtetërore të qeverisë për të bërë çdo gjë dhe jo vetëm për të hetuar këto dy raste, pasi mund të ketë një rrezik të madh. Kjo, pasi i gjithë rrjeti i kontaktuar mund të sjellë që të jenë mbartës dhe shpërndarë­s dhe mund ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit", tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania