Panorama (Albania)

Vasili: Zbatoni çdo këshillë që japin autoritete­t

-

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, tha dje se në këtë situatë kërkohet profesiona­lizëm. Po ashtu, Vasili shtoi se "këtë betejë e fiton organizimi i mirë, rigoroz dhe pa toleruar asnjë element të parandalim­it, profilaksi­së, të cilat janë mbretëresh­a e të gjitha instrument­eve për përballimi­n e situatës. Çdo masë që merret nga autoritete­t shëndetëso­re është e mbështetur nga ne. Natyrshëm, frontin themelor të kësaj lufte e mban personeli mjekësor, i cili për hir të detyrës është në kontaktin e parë me këtë problemati­kë serioze. Nuk duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të siguruar të gjitha mjetet e domosdoshm­e: maska, dezinfekta­ntë etj., pasi e gjithë kjo armatë duhet të jetë në vijën e parë e parrezikua­r. Të gjithë në këtë moment jemi solidarë me çdo veprim që ndërmerret". "Duhet ta konsideroj­më veten emergjencë sanitare maksimale. Mund ta kontrolloj­më në maksimum pandeminë. Vetëkënaqë­sia që rastet janë të pakta mund të na fusë në qorrsokak. Nuk duhet neglizhuar asnjë element, qoftë dhe ai më periferiku, pasi ai mund të bëhet shkaktar kryesor. Thirrja ime është për qetësi. Respektimi i çdo rregulli është suksesi. Ideja se jemi të fortë do të ishte një vetëvrasje e vërtetë", u shpreh Vasili. Sipas tij, "duke zbatuar rregullat, sigurisht do të arrijmë që ta kalojmë këtë moment të vështirë dhe me të cilin Europa po përballet, Italia po përballet dhe sigurisht në mënyrë dramatike, por lajmet nga vendi ku kjo epidemi lindi, nga Kina, janë lajme që tregojnë qartë që epidemia atje ka rënë në mënyrë drastike, prandaj duhet të përballemi me shumë seriozitet në këtë moment akut".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania