Panorama (Albania)

Virusi, Conte shpall të gjithë Italinë “zonë të mbrojtur”

Kryeminist­ri italian: Para shëndetit bien prioritete­t e tjera

-

Italia nuk do të ketë më zona të kuqe apo të verdha, i gjithë territori do të ketë rregulla të njëjta për frenimin e përhapjes së koronaviru­sit.

Italia do të jetë e gjithë një “zonë e mbrojtur”. Në mbrëmje, Kryeminist­ri Giuseppe Conte e bëri deklaratën pas një kërkese të krerëve të komunave në të gjithë vendin, të cilët kërkojnë masa më drastike për ndalimin e përhapjes së koronaviru­sit. Paraprakis­ht, lajmi u dha nga ministri për Raportet me Rajonet, Francesco Boccia, i cili foli për “homogjeniz­im rregullash progresive në të gjithë territorin kombëtar”. Masat do të përhapen në të 14 rajonet italiane. Qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të lëvizin vetëm ata që kanë leje për çështje të provuara pune, emergjenca­sh të tjera të provuara apo emergjenca shëndeti. Kryeminist­ri kërkon bashkëpuni­min e të gjithëve. “E di që është shumë e vështirë, por kur bëhet fjalë për shëndetin, duhet të lëmë mënjanë prioritete­t e tjera. Duam bashkëpuni­min tuaj që të gjitha masat të funksionoj­në me vullnetin e të gjithëve: ‘ Unë qëndroj në shtëpi’”, tha mes të tjerash Conte, duke e shpallur Italinë të gjithë një zonë të mbrojtur me rregulla të forta dhe ndëshkime të forta për shkeljen e tyre. “Nuk ka më kohë”, tha Kryeminist­ri. Conte iu bëri thirrje edhe të rinjve që të zbatojnë kërkesat e qeverisë dhe të mos mblidhen duke pirë nëpër lokale dhe rrugë në turma, pasi shumë prej tyre kanë rezultuar në prekur. Masat kanë pasur një reagim agresiv, kryesisht nëpër burgjet e Italisë. Protestat deri të hënën janë shpërndarë në 27 lokacione të ndryshme dhe gjashtë të burgosur kanë mbetur të vdekur pas përleshjev­e dhe përplasjev­e më Policinë në burgje, menjëherë pas njoftimit të masave se do të ndalohen vizitat ballë për ballë me familjarët e tyre dhe se lëvizjet e të burgosurve do të limitohen. Sipas të dhënave zyrtare, në nivel kombëtar në Itali janë 9172 të infektuar, 463 viktima dhe 724 të shëruar. Nga të infektuari­t, 733 janë në terapi intensive, 4316 po kurohen në strukturat spitalore e 2836 të tjerë në kushte shtëpie. Autoritete­t deklarojnë se ata që humbasin jetën, janë njerëz të moshuar ose njerëz me probleme të tjera shëndetëso­re. Rajoni i Toskanës ka konfirmuar dy personat e parë pozitivë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania