Panorama (Albania)

Lleshaj: Ndërhymë me OFL se po dalin njerëz nga burgu

“S’kemi kapacitete për të menaxhuar flukse të mëdha klandestin­ësh”

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte dje në Komisionin e Integrimit, ku prezantoi punën e bërë nga dikasteri i tij në vitin 2019, në luftën kundër krimit, si një nga kriteret në procesin e anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Lleshaj tha se viti 2019 ishte një moment ndarjeje përfundimt­are me krimin dhe sidomos me grupet kriminale të strukturua­ra, të cilat, sipas tij, pësuan një goditje shumë të fortë. “Në 2019 janë goditur 43 grupe kriminale. Dua të nënvizoj se vetëm në muajin janar të vitit 2020 janë sekuestrua­r 1 mln euro. Në vitin 2019, kanabisi është luftuar si kurrë më parë, por nuk është zhdukur përfundimi­sht. Nuk ka asgjë të re në luftën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar dhe ai në tërësi në këto 7 vite është ulur në mënyrë radikale. Në krahasim me vitin 2013, kemi një ulje 100% të vrasjeve. Para qeverisë sonë, vrasjet kanë qenë dy herë më të larta”, u shpreh ministri. Për strukturën speciale të ngritur në Policinë e Shtetit, Operacioni Forca e Ligjit ( OFL), Lleshaj tha se është një përpjekje për të goditur një aktivitet, që nga legjislaci­oni i mëparshëm nuk ishte mundur të cekej. Sipas tij, kjo nismë u bë emergjente, për shkak të disa vendimeve nga Gjyqësori, që po nxirrte nga qelitë të dënuar me burgime të përjetshme, të cilët kur dalin jashtë, i gëzojnë të gjitha pasuritë e tyre. “Janë dërguar dokumentet për 37 subjekte të OFL. 84 raste janë dërguar në SPAK nga OFL. OFL është përpjekje e re e qeverisë për të adresuar një problem që nuk ishte cekur me herët. Nga 2009- ta deri më tani, ligji antimafia nuk është aplikuar, pasi është anashkalua­r nga sistemi i drejtësisë. Arsyeja se përse ndërhymë me akt normativ, ishte se po dalin njerëz nga burgu dhe ne po tentojmë ta ndalojmë këtë. Nuk ka një listë të subjekteve të OFL- së, por ajo është e përcaktuar nga vetë ligji për të gjithë personat që kanë precedentë penalë dhe janë pjesë e kësaj liste. OFL- ja ka filluar nga pjesa më problemati­ke e listës dhe do vazhdojë te gjithë të tjerët”, theksoi Sandër Lleshaj. Një drejtim me rendësi në luftën ndaj krimit, sipas ministrit Lleshaj, është edhe krimi ekonomik. Dhe në këtë kuadër, ai tha se janë realizuar disa trajnime për t’i paraprirë kësaj veprimtari­e kriminale. “Krimi ekonomik financiar. Kemi realizuar deri tani trajnimin e kontingjen­tit të parë të studentëve ekselentë dhe së shpejti, brenda javës që jemi, finalizohe­t ndërtimi i strukturës, njësia e krimit ekonomik, në të cilën do të integrohen edhe këta studentë, që do të marrin përsipër barrën e hetimit në këtë fushë”, theksoi ministri. Për çështjen e klandestin­ëve që vijnë nga Lindja e Mesme, Lleshaj tha se Shqipëria do të ndjekë politikën e vendeve të BE- së, pasi nuk kemi kapacitete për të menaxhuar një fluks të madh të tyre. “Ne nuk kemi kapacitete për të menaxhuar flukse të mëdha, ashtu sikundër nuk i kanë edhe vende shumë herë më të fuqishme sesa Shqipëria. Do të ndjekim atë politikë që po ndjekin vendet e BE- së”, tha Lleshaj.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania