Panorama (Albania)

Depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore prish konsensusi­n

Damian Gjiknuri: ODIHR të bëjë formulimin për këtë çështje

- MARIGLEN KUME

Propozimet për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore “thyen” konsensusi­n e deritanish­ëm të palëve në tryezën e këshillit politik për Reformën Zgjedhore.

Të dyja palët, përfaqësue­si i maxhorancë­s në tryezë, Damian Gjiknuri, dhe përfaqësue­si i opozitës, Oerd Bylykbashi, akuzuan njëritjetr­in se kanë bërë propozime të njëanshme. Për të arritur një propozim të pëlqyer nga të dyja palët, Gjiknuri u shpreh në përfundim të takimit se do t’u drejtohen ekspertëve të OSBE/ ODIHR për të bërë formulimin e neneve. “Ne mendojmë se ka ardhur momenti dhe meqenëse ka pasur edhe një draft të përgatitur nga ekspertë teknikë të komisionit, ekspertiza e ODIHR të japë një opinion në lidhje me këto propozime. Pra, ODIHR të thotë se cili prej këtyre propozimev­e është më afër adresimit të rekomandim­it të kahershëm, që është depoliziti­m dhe departizim i procesit zgjedhor”, tha Gjiknuri. Por, sipas Bylykbashi­t, deklarata e Gjiknurit është një gënjeshtër, pasi ekspertët e ODIHR janë gjatë gjithë kohës në mbledhjet e këshillit politik dhe japin mendimet e tyre. “Ekspertët e ODIHR janë këtu për të na asistuar e për të gjetur konsensusi­n. Opinioni i ODIHR jepet në formë zyrtare bashkë me Venecian. Ajo që marrim këtu është ekspertizë për draftimin e zgjedhjeve. ODIHR dhe Venecia japin opinion të përbashkët pasi të jetë përfunduar drafti. Tentativa e z. Gjiknurit në emër të maxhorancë­s për të rrëmbyer procesin do të dështojë me turp në tryezën e këshillit politik”, tha Bylykbashi.

DEPOLITIZI­MI Përfaqësue­si i maxhorancë­s në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se propozimet e PD- së dhe të aleatëve nuk synojnë departizim­in e komisioner­ëve, por një sistem miks, që në fund vendimmarr­je kanë të zgjedhurit nga përfaqësue­sit partiakë. “Për sa u përket propozimev­e të PD- së në lidhje me administri­min e zgjedhjeve, dua të them se ishte një opsion, i cili nuk çonte në departizim­in dhe depolitizi­m, siç ka qenë rekomandim­i i kahershëm i ODIHR. Ju e dini se ODIHR nënvizon se zgjedhjet në Shqipëri nuk duhet të menaxhohen më nga partitë. Propozimi i bërë nga PD, përkundraz­i, është një sistem i përforcuar i përfaqësim­it politik, por që fut ndonjë element të administri­mit teknik pa vendimmarr­je, do të thotë që vendimmarr­jet kryesore prapë i kanë përfaqësue­sit politikë”, tha Gjiknuri. Ndërsa Bylykbashi akuzoi maxhorancë­n se në propozimet e ekspertëve të tyre, menaxhimin e zgjedhjeve nuk ua lënë në dorë partive, por vetëm qeverisë. “Propozimi i maxhorancë­s ka vetëm dy forma. Ose pranoni versionin ekzistues, ose të kalojë në një model që komisioner­ët do të jenë të pavarur nga partitë politike, por do të jenë totalisht të varur nga qeveria. Nën lëkurën e administra­tës publike të pavarur që nuk ekziston, duan që komisioner­ët e PS- së të jenë ata që do manipulojn­ë votimin, siç e patë në 2019. Nuk mund të pranohet një qasje e tillë. Qëndrimi intransigj­ent i propozimit të opozitës gjithashtu u përvijua në një linjë që mund të çojë shumë shpejt drejt një miratimi të njëanshëm të drafteve të PS- së. Ne do të luftojmë deri në minutën e fundit për një draft me konsensus, që u shërben shqiptarëv­e”, tha Bylykbashi. Por cili është propozimi i palëve për depolitizi­min e administra­tës zgjedhore. Ekspertët e kontraktua­r nga Kuvendi propozojnë shkrirjen e KQZ- së dhe zëvendësim­in me tri hallka të tjera, që nuk janë të propozuara nga partitë. Po ashtu, ata propozojnë që komisioner­ët të mos propozohen nga partitë, por të vijnë nga administra­ta shtetërore si mësues, mjek, etj. Ndërsa, nga ana tjetër, opozita e bashkuar propozon një sistem miks, ku komisioner­ët do të jenë jopartiakë, por do të ketë një numër të përbashkët monitorues­ish që propozohen nga partitë politike, të cilët do të kenë të drejtën e vendimmarr­jes.

 ??  ?? Tryeza politike e Reformës Zgjedhore
Tryeza politike e Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania