Panorama (Albania)

Pasuria e ish- Kryeprokur­orit Llalla, nën sekuestro

-

Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK) njoftoi zyrtarisht dje se i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të marrë të pandehur ish- Prokurorin e Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, për mosdeklari­m pasurie.

Sipas njoftimit zyrtar, SPAK- u ngarkon me përgjegjës­i Llallën për mosdeklari­m të kryer tri herë, ndërsa duket se akuzat për të cilat është regjistrua­r fillimisht çështja, janë rrëzuar. Pas dy vitesh hetime dhe pas marrjes së informacio­neve nga letërporos­itë e dërguara, duket se Prokuroria arriti të dokumenton­te vetëm mosdeklari­min, që më herët ishte konstatuar edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, organ i vetingut. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr. 65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish- Prokuror i Përgjithsh­ëm i Republikës së Shqipërisë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administru­ara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim, të kryer tri herë, të parashikua­r nga neni 257/ a, paragrafi ( 2) i Kodit Penal”, shkruhet në njoftimin e SPAK- ut. Kujtojmë se Departamen­ti i Shtetit Amerikan shpalli person non grata ish- Kryeprokur­orin, me argumentin se ishte i përfshirë në raste të korrupsion­it madhor dhe i ndaloi hyrjen në SHBA atij dhe familjes. HETIMET DHE VETINGU

Hetimet për ish- kreun e Akuzës nisën nga Prokuroria e Durrësit, më pas kaluan për kompetencë në Prokurorin­ë për Krime të Rënda, tani të emërtuar Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK). Në fokus të hetimeve ka qenë pasuria e Adriatik Llallës, ndërsa ka qenë materiali i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it që çoi në nisjen e hetimeve. Prokuroria zgjati në disa raste hetimet përgjatë kësaj kohe, ndërsa në çdo rast, Adriatik Llalla, nëpërmjet avokatit të tij, ka kundërshtu­ar vendimin, duke kërkuar mbylljen e tyre. Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla, i pari që është hetuar penalisht, dha dorëheqjen, duke i shpëtuar kështu procesit të vetingut. Dorëheqja e Llallës erdhi në një moment që Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, Shkalla e Parë e procesit të rivlerësim­it për magjistrat­ët kishte kryer një hetim administra­tiv dhe nga sa rezultoi më vonë, do t’i kishte ngarkuar atij barrën e provës për kriterin e pasurisë. KPK- ja ndërpreu procesin e vetingut për Llallën, ndërsa vendimi u kundërshtu­a nga Komisioner­i Publik, që kërkoi që në pjesën urdhëruese të vendimit për ndërprerje­n e rivlerësim­it të shtohej edhe ndalimi që Llalla të kthehej në sistem për 15 vite. Kërkesa e Komisioner­ëve u pranua nga Shkalla e Dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në korrik të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të Prokuroris­ë sekuestroi pronat e ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Vendimi për sekuestrim­in mbeti në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, me anë të një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur në atë kohë se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithsh­me prej rreth 22 mijë metrash katrorë. “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshm­e në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale. Me vendimin nr. 179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokuroris­ë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive”, njoftoi Prokuroria rreth dy vite më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania