Panorama (Albania)

Operacioni “Besa” në Itali, arrestohet një i dyshuar në Vlorë

-

Një tjetër operacion ndërkombët­ar është finalizuar për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëv­e. Operacioni i koduar “Besa 2018”, i organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpuni­m me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke. Guardia di Finanza në Treno ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal, që operonte në provincën e Bolcanos dhe në rajonin e Venetos. Ndërkohë që në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit dhe Policia e Vlorës. Gjatë operacioni­t, në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut urdhri i ndalimit për shtetasin Enton Kurti, i cili ishte arrestuar nga Policia e Vlorës në dhjetor të vitit 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”. Operacioni në Shqipëri, falë procedurav­e të bashkëpuni­mit ndërkombët­ar të Interpol ZQK Tirana dhe Interpol Roma, zyrave ndërlidhës­e në Bari e Romë të Policisë së Shtetit dhe Zyrës Uci Albania të Policisë Italiane në Tiranë. Operacioni i koduar “Besa 2018” ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj. Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunu­ar për zbardhjen e skemës së funksionim­it të grupit kriminal. Në kuadër të operacioni­t, gjatë dy vitesh hetime janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë. “Policia e Shtetit përditë e më shumë po tregon profesiona­lizëm dhe besueshmër­i të lartë te partnerët, duke u radhitur e barabartë mes tyre në çdo operacion ndërkombët­ar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmi­t”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Sipas karabinier­isë, organizata ishte e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me kontakte të drejtpërdr­ejta me kartelet kryesore të trafikut të drogës në Amerikën e Jugut. Kokaina, hashashi dhe marijuana tregtohesh­in nga anëtarët e bandës. E para e dërguar nga Gjermania dhe Zvicra vinte nga portet kryesore të Holandës, dy të tjerat nga Shqipëria. Shumë prej të dyshuarve ishin vendosur në zonat periferike të Meranos, duke shpresuar se ndoshta nuk do të tërhiqnin shumë vëmendje, por aktiviteti i tyre mbulonte tërë Tyrolin e Jugut dhe gjithashtu krahinën e Vicenzës. Dy prej të arrestuarv­e u identifiku­an në Palagiano dhe Massafra në provincën e Tarantos, por e shpërndani­n drogën në një klub nate dhe në dy piceri në Merano dhe Appiano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania