Panorama (Albania)

Daja: Nëse luajmë kështu, mundim çdo skuadër

-

Vllaznia pas pesë vitesh dhe një dite arrin që në "Loro Boriçi" të mposhtë Partizanin, i cili në javët e fundit e ka humbur busullën dhe skuadra e trajnerit Sormani nuk ka asnjë lidhje me një ekip kampion në fuqi.

Takimi u luajt pa praninë e spektatorë­ve, për shkak të vendimit të marrë për mbylljen e tribunave që erdhën si masë mbrojtëse nga frika e koronaviru­sit. Një dorë në thyerjen e tersit ndaj të kuqve, shkodranëv­e ua dha edhe gjykimi, ku kryesori Kreshnik Cjapi akordoi një penallti të dyshimtë për vendësit dhe u mohoi një miqve në pjesën e dytë. Me këtë humbje, përfundimi­sht Partizani i ka "larë duart" me titullin kampion, pasi diferenca me Tiranën e vendit të parë ka shkuar në - 15 pikë dhe pas javës së 26- të, "demat" mbajnë vendin e gjashtë në klasifikim, duke qenë vetëm 3 pikë larg pozicionit të tretë që mbahet provizoris­ht nga Vllaznia, vend i cili në fund të sezonit të detyron të shkosh në "play- out", ku diskutohet mbijetesa në Superiore. Trajneri Sormani, përpos ndryshimev­e që bëri në prag të ndeshjes me Vllazninë, ekipi nuk arriti të bëjë diçka ndryshe duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Duket qartë që trajneri nuk e ka kontrollin e skuadrës, pasi lojtarët jo vetëm që gabojnë në finalizim dhe fazë mbrojtëse, por shpesh luajnë edhe sipas qejfit të tyre. Edhe Vllaznia zbriti në fushë me risi në formacion, ku Kruja luajti në krahun e majtë. Shkodranët nuk është se shkëlqyen, por për ata ka shumë rëndësi trepikëshi, pasi rriten shanset për të lënë vendin e tetë. SKËNDERBEU- KUKËSI

Rikthim në "shtëpi" me humbje dhe në ndeshje pa tifozë prej koronaviru­sit. Përballë kishte skuadrën me të cilën bëri histori, që e sfidoi të parën herë si kundërshta­r në stadiumin ku dikur ishte idhull. Dhe humbi! Madje, një humbje që e largon ndjeshëm nga kreu. Nuk e kemi fjalën për Antonio Konten dhe për disfatën që pësoi në Torino, por për Orges Shehin. Koincidenc­a i rezervoi rrethanat aq shumë të ngjashme me ato të trajnerit të Interit. Kukësi u mposht me re

Skënderbeu mposhti Kukësin me rezultatin 2- 1 në sfidën e vlefshme për javën e 26- të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës, teksa në prononcimi­n pas ndeshjes për emisionin "Gol pas Goli", Daja u shpreh: "Sigurisht, është kënaqësi që i dhurojmë këtij qyteti. Që me skuadrën në dekadën e fundit ka bërë histori në Europë dhe Shqipëri. Në gjysmën e dytë të kampionati­t kemi lojëra të mira dhe rezultate pozitive. Shikoj frymë në skuadër, të gjithë çunat sakrifikoj­në për të marrë rezultatin. Gjithë merita është e tyre. Fitoren ua dedikojmë tifozëve, që me gjithë situatën, ata prapë na mbështetën jashtë stadiumit. Kemi pasur 2 pamje këtë zultatin 2- 1 në një 90minutësh dramatik, që mund t'i rezultojë fatal edhe në rrugën drejt titullit kampion. sezon. Gjysmën e parë të kampionati­t kemi pasur goxha oshilacion­e. Kemi fituar një stabilitet qoftë në lojë dhe rezultat. Jemi ekipi i dytë pas Tiranës, që kemi grumbullua­r më shumë pikë në fazën e dytë. Tani e kemi kontingjen­tin e plotësuar. Nëse vazhdojmë të ulemi me këmbë në tokë, mendoj që do kemi një ecuri pozitive. DËNIMI ka ndikuar. Nuk do ta lija vetëm te

Skënderbeu ishte pa dyshim madhështor. Golat e Bregut dhe Ditës mjaftuan për këtë trepikësh, që i ndez shpresat pjesa e Skënderbeu­t. Është ulur standardi që kishte krijuar ky ekip, duke i dhënë tonin kampionati­t. Kjo gjë ndikoi edhe në rënien e nivelit të kampionati­t. Shpresojmë që në fund të sezonit të vijë dhe një përgjigje pozitive. Gjë që do të na bënte shumë mirë. Shehi? Nuk luajnë trajnerët. Kanë pjesën e tyre të drejtimit. Sot luante Skënderbeu me Kukësin. E gjithë fitorja u shkon lojtarëve. Nëse bëjnë kështu sakrificas­h, mund edhe ekipe që kanë lojtarë të mirë. Kukësi ka qenë deri para pak javësh kryesuesja e kampionati­t. Nuk shohim se kush fiton dhe kush humbet, fokusohemi vetëm te Skënderbeu. Shpresoj që të rikuperojm­ë akoma më shumë, por duke qenë me këmbë në tokë", deklaroi Daja. për zonën "Euro". Tashmë ekipi i Ilir Dajës është i 4- ti, ndonëse me pikë të barabarta me Laçin e vendit të 3- të.

Partizani regjistroi një tjetër humbje në kampionat, duke u zhytur në krizë të thellë. Kampionët në fuqi u mposhtën në transfertë nga Vllaznia me rezultatin 1- 0 falë golit të Gilman Likës. I pranishëm në stadiumin "Loro Boriçi" për të ndjekur këtë takim ishte dhe drejtori sportiv, Olsi Rama, i cili dha një prononcim pas ndeshjes për mediat, duke deklaruar:

Humbja në Shkodër - "Është një humbje që dhemb sepse bëmë shumë pis ujërat në klasifikim. Ne do të respektojm­ë garën, do të vazhdojmë të luajmë dhe do të kërkojmë respekt. Trajneri është bërë për punë afatgjatë. Kur e morëm, nuk i kërkuam titullin kampion. E morëm që duhet të rindërtojm­ë bazën e asaj që u prish në fazën e parë. Po ndikon negativish­t mungesa e një shpirti grupi dhe skuadre, që lojtarët nuk po e shprehin. Janë lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë për këto objektiva dhe ndoshta prandaj nuk gjejnë dot veten e tyre. Trashi është shumë i rëndësishë­m, por të rëndësishë­m janë të gjithë ata që futen në fushë. Ne kemi rezerva dhe nuk do të bënte problem nëse mungonte Trashi, Alban Hoxha apo kushdo qoftë", tha Rama.

TIFOZËT - "Fakti që u luajt pa tifozë është humbje për futbollin. Kjo është një fushë ku luhet gjithmonë futboll dhe sportdashë­sit janë gjithmonë model. Për këtë arsye, më vjen keq që u luajt pa tifozë në Shkodër".

FITORJA E VLLAZNISË - "Nuk dua të futem fare në këto diskutime, i uroj Vllaznisë suksese. Ka një ekip simpatik që lufton gjithmonë. Sot ( dje) luftuan më shumë se ne. Nuk jam aspak i kënaqur me lojën e ekipit. Të gjithë pa përjashtim nuk dhanë atë që pritej. Edhe vjet në fazën e parë në Shkodër kemi marrë një fitore që nuk e di sa e merituar ishte, sepse nuk luajtëm mirë as atëherë", u shpreh Rama.

TITULLI - "Kam kohë që u them djemve dhe stafit që duhet t'i marrim ndeshjet një nga një. Nuk bëhet fjalë për vendin e 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7. Është thjesht që ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Pastaj, marrim tri pikët apo barazojmë, kjo varet nga ajo çfarë japim në fushë. Sot ( dje) nuk e dhamë dhe merituam të humbnim".

OBJEKTIVI - "Atë do ta shohim kur të vijë fundi i sezonit. Unë po dëgjoj shumë zhurma, që nuk do bëhen lojërat kombëtare e ndërkombët­are. Të kalojmë njëherë këtë emergjencë­n që kemi tani se nuk është vetëm për ne dhe pastaj të shohim ku do jetë Partizani", përfundoi Olsi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania