Panorama (Albania)

Pleqtë në pushtet

- MARTIN MUNO D. W.

Tre persona të moshuar - të moshës 73, 77 dhe 78- vjeçare - dhe shumë të pasur: Kjo mund të jetë ndoshta pasqyrë e azilit për të moshuar në Sacramento apo Kalifornia. Por, për fat të keq nuk është. Presidenti aktual Trump, 73- vjeçar, pretendon të rizgjidhet në këtë post. Ndërsa kundërshta­rët e tij kryesorë në zgjedhje mund të jetë një 77 apo 78- vjeçar, varësisht se kush fiton garën për kandidatur­ën e demokratëv­e - Joe Biden apo Bernie Sanders.

Kandidat ishte edhe 78- vjeçari Michael Bloomberg, ndërsa Elizabeth Warren, me 70 vjet, mund të quhen madje si “talente në ardhje”. Këta dy të fundit kanë hequr dorë nga kandidatur­a.

RRUGA DREJT “GERONTOKRA­CISË”

SHBA është futur në rrugën drejt “Gerontokra­cisë”, pas përfundimi­t të mandatit të Bill Clintonit, para 19 vitesh. Në moshën 73- vjeçare, ai ende është më i ri se Trump, Biden dhe Sanders. Ndërkohë që mosha mesatare në SHBA është 38 vjet, që do të thotë përgjysmë më e re se kandidatët për presidentë.

Shoqëria amerikane është diverse. Të bardhët përbëjnë ende shumicën, por kjo po zvogëlohet. Deri në vitin 2045, kjo do të ulet në 50 %. Në SHBA, më shumë se gjysmën ( aktualisht 50,6%) e popullatës e përbëjnë femrat. Kjo do të thotë se një President i bardhë, i moshuar dhe mashkull, së shpejti nuk do të jetë i përshtatsh­ëm me kohën.

Por kjo ka të bëjë me problemin e sistemit zgjedhor në SHBA. Këtu nuk zgjidhet për President kandidati që fiton më së shumti vota. Më 2016, Hillary Clinton ka fituar rreth tre milionë vota më shumë se Donald Trump. Por kjo nuk llogaritet. Sistemi zgjedhor mundësoi që Trump megjithatë të zgjidhet President, duke i falënderua­r së ashtuquajt­urës Popular Vote.

SHTETET E VOGLA JANË TË PREZANTUAR­A MË SHUMË

Presidenti zgjidhet nga përfaqësue­sit zgjedhorë, por numri i tyre në shtete nuk është proporcion­al me numrin e banorëve. Shtetet e vogla kanë proporcion­alisht më shumë votues se ato më të mëdha. Dhe në këtë mënyrë influencoj­në zgjedhjet më shumë. E dyta, shtetet votojnë në bllok për kandidatin, i cili ka fituar më së shumti vota dhe jo proporcion­alisht me përqindjen që ka fituar, përveç dy shteteve. Votohet sipas sistemit: “The winner takes it all”, pra, fituesi i merr të gjitha votat.

Kjo do të thotë se zgjedhjet vendosen në disa shtete. Studiuesit e zgjedhjeve mendojnë se Trump do të fitojë në nëntor rreth 9 milionë vota më pak se kundërkand­idati i tij. Por do t’i mjaftojë të fitojë vetëm votat në Arizona, Florida, Michigan, Pennsylvan­ia dhe Wisconsin. Kjo duke i falënderua­r sistemit zgjedhor. Të moshuarit dhe sistemi zgjedhorë mund të jenë një lëndë shpërthyes­e për demokracin­ë në SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania