Panorama (Albania)

Marrëveshj­a me Serbinë, SHBA “presion final” për taksën, gati të tërheqë edhe trupat nga Kosova

“Ndërkombët­arët që vijnë duhet të kenë qartësi, s’e pashë tek ata”

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që ka pasur me dy emisarët europianë në Kosovë, tha se nuk është diskutuar për çështjen e liberalizi­mit të vizave, dhe nuk ka pasur një premtim pozitiv për këtë temë.

“Sapo përfundova një takim me të dërguarit e Kancelares Merkel, gjithashtu, edhe të dërguarin e Presidenti­t Macron. Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, aktualitet­in, por edhe të perspektiv­ës. Dëshiroj të falënderoj Presidenti­n Macron për interesin e tij të vazhdueshë­m. Në anën tjetër, dua të them se, për fat të keq, edhe sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizi­min e vizave, madje sikur të mos e hapja si temë, as nuk do ta ngrinin për diskutim dhe kjo është jashtëzako­nisht zhgënjyese kur që prej para disa vitesh, BE- ja ka qenë e gatshme për liberalizi­min e vizave për Kosovën. Ky qëndrim është i padrejtë në raport me Kosovën, sepse Kosova ka implementu­ar në tërësi të gjitha kriteret”, tha Thaçi, duke kujtuar se, “Ne e kryem edhe kushtëzimi­n e demarkacio­nit, duke e kaluar në Parlament, përsëri është ky hezitim, duke mos e vënë fare në rend të ditës, mendoj se ky duhet të jetë një mesazh i zgjimit, nuk kemi të ardhme tjetër, por, edhe BE- ja duhet të thotë hapur dhe në mënyrë të sinqertë se pse nuk është nxjerrë vendimi. Qëndrimi im ishte shumë i qartë, fillimisht BE- ja duhet të nxjerrë vendimin për viza, pastaj të mendojë a ka kapacitete për të shtyrë përpara dialogun. Nga ajo që unë shoh, BE- ja është plotësisht e papërgatit­ur për pjesën e dytë. E theksuam edhe njëherë se BE- ja duhet ta respektojë Kosovën si vend i pavarur dhe në asnjë rrethanë të përputhë mendimin dhe qëndrimin e vet, me pesë vendet që s’e kanë njohur Kosovën si të pavarur”, theksoi Thaçi. Presidenti i Kosovës e bëri të qartë se fillimisht duhet të hiqen vizat e më tej të vazhdohet me çështje të tjera. “Dialogu i menduar në Bruksel është i tejkaluar, fillimisht vizat, pastaj hapen çështjet e tjera... Është shumë me rëndësi që edhe ndërkombët­arët që vijnë në Kosovë të jenë të qartë, unë sot nuk pashë qartësi për asnjë çështje, nuk pashë ndonjë pozicion të qartë”, ka thënë ai.

 ??  ?? Trump dhe Trump Jr.
Trump dhe Trump Jr.
 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti
 ??  ??
 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
 ??  ?? NGA HYRJA E KFOR NE KOSOVE, 20 VITE ME PARE
NGA HYRJA E KFOR NE KOSOVE, 20 VITE ME PARE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania