Panorama (Albania)

Agron Tufa publikon emrat: Ja 330 xhelatët e diktaturës

Studiuesi: Lista është hartuar në bazë të dëshmive të viktimave të këtyre xhelatëve, por edhe të konfirmuar­a në arkivat zyrtarë

-

Prej Zvicrës, ku ka kërkuar azil politik, Agron Tufa publikoi ditën e djeshme një listë me 330 emra të personave që kanë kryer krime në komunizëm, të cilët ai i quan "xhelatë" të diktaturës.

Sipas studiuesit, kjo listë, nëse do të ishte e plotë, do t'i kalonte 1300 emra. Tufa siguron për besueshmër­inë e kësaj liste, duke u shprehur se ajo bazohet në dëshmitë e viktimave që janë përballur me këta "xhelatë", si dhe në të dhënat e arkivave zyrtarë. Në listë mësohet të jenë emra ish- zyrtarëve të lartë, të cilët kanë mbajtur poste me rëndësi vendimmarr­ëse, si ai i prokurorit Pirro Sula. Nikolin Kurti, vë në dukje se Sula, është prokurori që ka dhënë vendimin për ekzekutimi­n e priftit katolik, Dom Shtjefën Kurti. "Dom Shtjefën Kurti është zhdukur nga morgu i Spitalit të Tiranës, ku trupi i tij u përdor si kadavër nga Fakulteti i Mjekësisë, ndërsa prokuror Pirro Suli jeton në Miçigan- USA, si qytetar amerikan", thotë Kurti, i cili ka studiuar jetën e priftit dhe ka përgatitur një dokumentar për të. Ndërkohë, në krye të listës, është emri i Aranit Çelës, një ndër prokurorët dhe gjyqtarët më famëkeq të regjimit komunist, i njohur për kontributi­n e tij në mbi 650 procese politike. Çelën, historianë­t e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri. Disa prej emrave të tjerë të këtyre "xhelatëve", që ushtruan dhunë ndaj kundërshta­rëve të regjimit komunist, janë publikuar për herë të parë në gazetën "Ringjallja", në mars të vitit 1993.

POSTIMI I PLOTË I STUDIUESIT:

"Lista e mëposhtme është tepër larg së qeni shteruese; ajo është hartuar në bazë të dëshmive të viktimave të këtyre xhelatëve, por edhe të konfirmuar­a në arkivat zyrtarë. Nëse do të kishte një listë pak a shumë të plotë, numri do të shkonte, minimumi, katërfishi i shifrës 330 këtu...", shprehet Tufa. Prej disa muajsh larg Shqipërisë, studiuesi vijon "misionin" për të hedhur dritë mbi ngjarjet më të errëta të diktaturës. Ndonëse nga "kundërshta­rët" largimi i tij u quajt si "arratisje", shumë personalit­ete të letrave, kulturës e historisë i dolën në mbrojtje.

 ??  ??
 ?? Agron Tufa ??
Agron Tufa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania