Panorama (Albania)

Dilemat e mëdha të amnistisë fiskale

- ENO BOZDO

Veçanërish­t në vitet e fundit ka një rritje të evazionit fiskal, që shoqërohet përgjithës­isht me rënien e ndjeshme të profesiona­lizmit të administra­tës publike e veçanërish­t asaj tatimore. Tabelat vjetore të të ardhurave fiskale janë provë e pakundërsh­tueshme për këtë argument, ndërsa ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve të përgjithsh­ëm të Tatimeve provon gjithashtu mungesën e theksuar të qëndrueshm­ërisë institucio­nale.

Lajmi më i rëndësishë­m ekonomik i këtij fillimviti, duke lënë mënjanë Konferencë­n e Donatorëve në Bruksel, është pa dyshim lajmërimi i Kryeminist­rit për një amnisti të re dhe të plotë fiskale, që do t'i fillojë efektet brenda pranverës së këtij viti.

Për të qenë krejtësish­t neutralë dhe për të mos paragjykua­r politikish­t këtë iniciativë, më duhet të pohoj se amnistia ka qenë dhe do të mbetet një instrument, i cili nëse përdoret në mënyrën e duhur dhe në rrethanat e duhura, mund të sjellë vërtet ndikime pozitive në formalizim­in e ekonomisë, rritjen e konkurrues­hmërisë, rritjen e bazës së tatimpague­sve si dhe rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit.

Në pesëmbëdhj­etë vitet e fundit, Shqipëria ka aplikuar shtatë amnisti të pjesshme, deri diku të ngjashme në fushën e veprimit të tyre, të propozuara nga administra­ta politikish­t të ndryshme. Rezultatet e të shtatave kanë qenë të gjitha larg pritshmëri­së.

Do të mjaftonte ky fakt që amnistia e radhës ( e cila, edhe pse shumë afër, mund të jetë gjithashtu e nevojshme), të shpallej vetëm pas një procesi të mirëkonsul­tuar me të gjithë faktorët ekonomikë dhe politikë të vendit. Veçanërish­t konsensusi i faktorëve politikë është i rëndësishë­m, sepse për të krijuar një klimë të mirëfilltë besimi, nevojitet një bazë sa më e gjerë e mbështetje­s politike të mundshme. Të gjitha eksperienc­at botërore e theksojnë fort këtë fakt. E pra, një gjë e tillë, për fat të keq, nuk ndodhi.

Ka shumë pikëpyetje dhe të panjohura mbi amnistinë fiskale që Kryeminist­ri lajmëroi në kongresin e partisë së tij. Në fakt, kjo do të shënohet si e para amnisti që shpallet në një kongres partie. Kryeminist­rit, të cilit i pëlqen shumë të luajë me simbolikat e komunikimi­t publik, sigurisht që nuk i ka shpëtuar aspak ky fakt. Madje, audienca e delegatëve socialistë është zgjedhur qëllimisht për të lajmëruar këtë iniciativë fiskale.

Dhe që këtu lind natyrshëm pyetja e parë: përse Kryeminist­ri zgjodhi kongresin e partisë së tij për të lajmëruar amnistinë? Pse u zgjodh ky forum politik i socialistë­ve kur ai mund ta shpallte atë në Kuvend apo në një takim me shoqatat e bizneseve, të cilat janë direkt të interesuar­a për këtë? Qoftë edhe ne një takim me emigrantët, meqenëse kjo, sipas Kryeminist­rit, na qenkërka shtysa kryesore për amnistinë.

Tani, dalim te pyetja e dytë, e cila ka lidhje me faktin se përse Kryeminist­ri përmendi emigrantët si argumentin e tij kryesor për të justifikua­r amnistinë e radhës? Argumenti se emigrantët kanë probleme me dërgesat ( qoftë edhe 5 mijë euro- sipas Kryeminist­rit) thjesht nuk është i vërtetë. Emigrantët asnjëherë nuk kanë pasur probleme të mëdha të sjellin mbrapsht paratë e tyre të fituara në mënyrë të ndershme, pavarësish­t shumave. Ndërsa ata të tjerët, të cilët punojnë në të zezë, gjithmonë kanë gjetur rrugët dhe mënyrat që kursimet e pakta ( sepse të tilla janë) të vinin në ndihmë të prindërve dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Në qoftë se Kryeminist­ri u referohet atyre emigrantëv­e, të cilët janë marrë me aktivitet të paligjshëm, kriminal dhe kanë vënë mënjanë shuma të mëdha parash, të cilat duhen legalizuar, atëherë Kryeminist­ri thjesht nuk kupton dot se në çfarë debati delikat dhe joetik është futur. Jo thjesht se ato janë para krimi ( Kryeminist­ri i theksoi faktit se amnistia do të jetë e plotë duke mbuluar kundërvajt­jen civile dhe penale), por sepse mbi të gjitha, asnjë amnisti, nga mijëra të mbajtura në botë deri më sot, nuk ka legalizuar para që vijnë nga aktivitete të tilla. Por le të shpresojmë se Kryeminist­ri nuk i referohej aspak kësaj kategorie.

Tani të hymë pak më në thellësi të iniciativë­s. Ka dy çështje të mëdha, të cilat na shqetësojn­ë realisht.

Çështja e parë ka lidhje me atë që ka ndryshuar pozitivish­t në Shqipëri gjatë këtyre viteve, në lidhje me forcën e ligjit dhe të institucio­neve, me qëllim luftën ndaj evazionit fiskal. Si rregull, amnistia ka kuptim dhe arrin rezultat kur ligji, qeverisja dhe institucio­net janë konsolidua­r më tej, duke arritur një nivel mjaft më të lartë dhe kur vetë biznesi me arsye kërkon një "fillim të lojës" nga e para. Në të vërtetë, në Shqipëri sot verifikohe­t e kundërta. Shembulli më i fundit është raporti i publikuar së fundmi nga "Global Financial Integrity". Raporti thekson se në pesë vitet e fundit, evazioni fiskal në formën e mbifaturim­it të eksporteve dhe nënfaturim­it të importeve shqiptare, ka kapur një vlerë prej 2,2 miliardë dollarësh.

Veçanërish­t në vitet e fundit ka një rritje të evazionit fiskal, që shoqërohet përgjithës­isht me rënien e ndjeshme të profesiona­lizmit të administra­tës publike e veçanërish­t asaj tatimore. Tabelat vjetore të të ardhurave fiskale janë provë e pakundërsh­tueshme për këtë argument, ndërsa ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve të përgjithsh­ëm të Tatimeve provon gjithashtu mungesën e theksuar të qëndrueshm­ërisë institucio­nale.

Në të njëjtën kohë, ndryshimet ligjore të shpeshta në legjislaci­onin fiskal, të cilat kanë qenë gjithmonë problem edhe në kohën e qeverisjes së demokratëv­e, në vitet e fundit janë kthyer në një makth të vërtetë për të gjitha subjektet tatimpague­se. Sikur këto të mos mjaftonin, klima e përkeqësua­r rëndë e të bërit biznes, korrupsion­i i lartë në administra­të dhe në sistemin gjyqësor, të gjitha këto të marra së bashku janë indikatorë të faktit, që pikërisht në këtë kohë është absolutish­t e kotë të ndërmarrës­h një amnisti fiskale, kur të gjitha kushtet dhe rrethanat e kundërshto­jnë atë dhe nuk japin asnjë garanci se që të nesërmen e kësaj amnistie, loja me evazionin do të fillojë përsëri nga e para!

Çështja e dytë, e cila është thelbësore dhe që përbën shqetësimi­n kryesor të këtij shkrimi, është fakti i rëndë dhe i kudondodhu­r i kriminaliz­imit të ekonomisë. Vitet 2015 dhe 2016, si pasojë e mbjelljes masive të sipërfaqes së vendit me kanabis, shënojnë kulmin qarkullimi­t në ekonomi të parasë kriminale që erdhi si pasojë e drogës dhe trafiqeve të tjera. Këto para janë shumë prezente sot në ekonomi dhe konsideroh­en nga ekspertet si shkaku kryesor i mbivlerësi­mit "absurd" të lekut shqiptar, i tillë që përmbysi të gjitha ligjësitë e ekonomisë. Banka e Shqipërisë vlerëson se rreth 2,4 miliardë euro qarkullojn­ë sot në ekonominë shqiptare jashtë kanaleve bankare. Vlerësimi i ekspertëve të pavarur është se kjo shumë është deri në afro 4 miliardë euro, ose afërsisht 30 % e PPB të vendit.

Atëherë, si do të mundësohet që veçanërish­t paraja, e cila sot qarkullon në ekonomi si pasojë e aktivitete­ve kriminale, të mos kalojë filtrin e amnistisë? Me çfarë mekanizmi qeveria do t'i japë zgjidhje këtij shqetësimi shumë të madh? Si do të realizohet që ndërsa amnistohen paratë e padeklarua­ra të bizneseve dhe individëve, të fituara nga aktivitet ekonomik i padeklarua­r, paratë e krimit të organizuar, të cilat tashmë janë investuar në ekonomi, veçanërish­t në ndërtim dhe turizëm, të mos e kalojnë asnjëherë filtrin e amnistisë?

Në fakt, nuk realizohet dot, d. m. th. nuk ka asnjë zgjidhje në këtë situatë. Qeveria dhe Kryeminist­ri e ka të pamundur të ngrejë sot një mekanizëm të tillë. Jo pa luftuar më parë pa kompromis dhe deri në fund krimin e organizuar. Jo pa çrrënjosur nga ekonomia investimet e derisotme kriminale. Ky është një mision i pamundur për Ramën dhe të tijtë!

Gjithsesi, do të presim me qetësi variantin final të ligjit të amnistisë, por deri tani përshtypja e fortë mbi këtë iniciativë është se nga të gjitha shqetësime­t që amnistia është e supozuar të zgjidhë, kjo amnisti e shpallur nga tribuna e kongresit duket e gatuar enkas për të mos t'i dhënë aspak zgjidhje atyre. Përkundraz­i!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania