Panorama (Albania)

I dënuar për drogë, OFL letër Arben Gropës

U arrestua në 2014, vendimet e gjykatave sollën "arratisjen"

-

Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, i cili njihet si pronari i tavernës "Pelikani" në Fier, është personi i radhës që ka marrë letër për vetëdeklar­imin e pasurisë nga OFL.

Ai është dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike dhe u arrestua në vitin 2014 me qëllim ekstradimi, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Formulari i vetëdeklar­imit i është dërguar edhe Ervis Rapos nga Kuçova, i dënuar nga autoritete­t zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". "Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së, të cilat do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL- së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimi­t në aktin normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020", tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

ARBEN GROPA

Sipas dosjes së Prokuroris­ë, gjykatat italiane kanë dhënë tri vendime penale në ngarkim të shtetasit shqiptar Arben Gropa ( Vangjel Zijaj), ku rezulton se ky shtetas është një person i dënuar gjithsej me 32 vjet dhe 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 29 vjet, 5 muaj dhe 27 ditë, dënim ky i dhënë për vepra penale me rrezikshmë­ri të theksuar shoqërore, të parashikua­ra të tilla edhe nga Kodi ynë Penal, siç janë "Trafikimi i lëndëve narkotike", heroinë në sasira të mëdha e vlerësuar rreth 300 mijë lireta italiane, si dhe "Prostituci­on dhe pjesëmarrj­e në organizata kriminale". "Me vendimin nr. 459, datë 09.05.2014, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka lejuar ekstradimi­n e Arben Gropës nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Italisë për efekt të vuajtjes së dënimeve penale të formës së prerë dhe konkretish­t: të dënimit prej 6 vjetësh e 8 muajsh burgim dhe 10 mijë euro gjobë, të dhënë me vendimin nr. 2/ 04, datë 19.01.2004 të Gjykatës të Apelit Romë, që ka marrë formë të prerë më datë 29.07.2004; të dënimit prej 15 vjetësh burgim dhe 50 mijë eurosh gjobë, të dhënë me vendimin nr. 03/ 17, datë 27.05.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Romë, i cili është lënë në fuqi me vendimin nr. 2746/ 2005, datë 06.04.2005 të Gjykatës së Apelit Romë ( seksioni i dytë penal), që ka marrë formë të prerë në datën 28.06.2005; të dënimit prej 10 vjetësh e 6 muajsh burgim dhe 60 mijë eurosh gjobë, të dhënë me vendimin nr. 7902/ 2006, datë 10.07.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Milanos, i cili është ndryshuar pjesërisht me vendimin e datës 13.06.2008 të Gjykatës së Apelit të Milanos ( seksioni penal), që ka marrë formë të prerë në datën 11.03.2009", thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, ku Gropa kishte kërkuar shfuqizim të vendimeve si të papajtuesh­me me Kushtetutë­n. Megjithëse Kushtetues­ja në vitin 2015 vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, masa e sigurisë "Arrest shtëpie", e vendosur nga Gjykata e Fierit, i dha atij mundësinë që të "arratisej" dhe t'i shpëtonte ekstradimi­t.

 ??  ??
 ??  ?? Arben Gropa
Arben Gropa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania