Panorama (Albania)

Ndoc Gjetja - "Biri i gjallë i njeriut"

- FRANO KULLI

Ndoc Gjetja do të mbahet mend si poeti që poezinë e tij e nderi mbi shpirtin e njeriut, ai krijoi një letërsi thellësish­t të bukur, të inspiruar nga e bukura. Idetë dhe gjithë bota e ideve për të ishin të njësuara me shpirtin. I vetëdijshë­m dhe pa kurrfarë artifici ai na ka dhënë shëmbëllty­rën e përkushtim­it të gjithë qenies së tij- poezisë

Ndodh rrallë, shumë rrallë, këto kohë në shoqërinë e konsumit të botës sonë rrokopujë e të garrametsh­me që vëmendja publike të ndalojë me vetëndjesi në gjëra të imta elitë, që njerëzimi ka krijuar. Rrallë ndodh që ajo të ravijëzojë a të komunikojë me njeriun e virtytshëm, sidomos sot, kur hierarkia e vlerave të moralit ka ndryshuar kahje; kur ajo është kthyer thuajse me kryeposhtë e në modë ka dalë e proklamohe­t si vlerë e çmuar vesi e kur ky "homo sapiens- i" i virtytshëm është specie "në zhdukje".

Kjo ka ndodh pardje në Lezhë me poetin Ndoc Gjetja, madje ka ndodh në një fashio orare krejt në zgripët, atëherë kur lajmi se gripi famëkeq Coronaviru­s kisht prekë edhe në Shqipëri. Dhe nuk mënoi dikush të na qortone tek pinim kafe në përmbyllje­n e veprimtari­së së gjestit, se kishim shpërfillu­r ndalimin e tubimeve...

Ndoci përkujtohe­t ritualisht prej dhjetë vjetësh në Lezhë, herë në një mënyrë e herë në një tjetër, qyshsekur nuk frymon më këtu në tokë në botën e të gjallëve, qysh atëherë kur u nis në amshim në botën e qiellit. Miq të poezisë e miq të tij, ndër to Kujtim Dashi, i vetmi jetëshkrue­s i përimtë i tij, i cili gjithë nektarin e miqësisë me Ndocin e me poezinë e tij i ka përmbledhë në dy librat e tij për Ndocin dhe Preç Zogaj, "nxënës" i Ndocit dhe bashkëthem­elues me të e me Rudolf Markun e iluminuar herët i "shkollës poetike të Lezhës" të viteve ' 80 të shekullit të shkuar, ishin aty. Dashamirë të leximit e ushtrues të shkrimtari­së së klubit të atyshëm të letrave patjetër, por dhe njerëz të hierarkisë zyrtare gjithashtu ( dhe kjo është për t'ú shënuar…) kanë bërë së bashku vetëvullne­tshëm një gjest për Ndocin. Pardje, në ditëlindje­n e tij. Njëra prej sallave të bibliotekë­s publike u pagëzua me emrin e tij; salla e librit shqip aty u emërtua "Salla Ndoc Gjetja"... Vdekja e poetit është shumëdimen­sionale, sikundër vepra e tij që mbetet në përjetësi", më kujtohet të kem thënë dhjetë vjet më parë, në qershorin e prushtë e të pikëllimtë të 2010- ës, tek e përcillnim truporen e Ndocit për në banesën e fundit të përjetshme. Po kam qenë e jam i bindur se sigurisht që kjo nuk ndodh me të gjithë kumtuesit e shkruesit e poezisë. Kjo ndodh vetëm me poetët, poetë.

-" Nëse do të kërkohej një poet i përveçëm në poezinë shqipe, që diti t'iu ikë shabllonev­e, dogmave, që diti të krijojë një poezi thellësish­t të inspiruar, me tipare tokësore dhe qiellore, një poezi që gufon nga ndjenjat e fuqishme të dashurisë, një poezi që komunikon fuqishëm me gjuhën e artit, pa dyshim se njëri nga ta do të jetë Ndoc Gjetja",- shkruante Albert Vataj, in memoriam 5 a 6 vjet më pas.

Ndërsa Pjetër Arbnori, i ndjerë edhe ai, do të më thoshte vite më parë: Unë e kam lexuar Ndoc Gjetjen në burg dhe e kam shijuar. Sepse më dukej ndryshe dhe e shijoja... "Ndoc Gjetja në çdo poezi të tij i bie bukur tastierës së humanizmit", veçon si cilësi Petro Zheji i mençur e i kulturuar. Kurse Ndoci për vete, përveçse 8 librave vetëm me poezi..., bashkëlidh­ur me to si në një buqetë të praruar ka lënë edhe të thënën: "Përherë kam qenë i lodhur nga jeta e përherë i drobitur se kam bërë një jetë me mungesa e privacione të shumta. Por, ndiej kënaqësi kur mendoj që unë nuk e kam lodhur jetën, nuk i kam rënduar asaj për ta përçudnuar... Jam bërë 60 vjeç dhe akoma nuk e di se ç'është poezia…! Poezia është diçka magjike, e cila të mbështjell e s'e ke më veten në dorë, si instrument i saj. Është poezia që të shkruan ty".

Nuk përmendet ndonjë rast në historinë e larmishme të eksperienc­ave e jetëve të poetëve, ku poeti dhe njeriu të kenë qenë të trupëzuar, të jetësuar në një si Ndoc Gjetja njeri dhe Ndoci poet. Kushdo e ka njohur e lexuar poezinë e tij dhe më pas ka njohur poetin e ka pas të pamundur t'i veçojë a t'i ndajë gjendjen dhe qenien ( poezinë dhe Ndocin).

Ndoc Gjetja do të mbahet mend si poeti që poezinë e tij e nderi mbi shpirtin e njeriut, ai krijoi një letërsi thellësish­t të bukur, të inspiruar nga e bukura. Idetë dhe gjithë bota e ideve për të ishin të njësuara me shpirtin. I vetëdijshë­m dhe pa kurrfarë artifici ai na ka dhënë shëmbëllty­rën e përkushtim­it të gjithë qenies së tij- poezisë. Poezia e tij buron në zgriptin e privacione­ve të pallogarit­shme të jetës fizike.... Dhe poezia ka për t'ia shpërblyer me patjetër. Në panteon poetët përcillen nëpërmjet gjesteve…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania