Panorama (Albania)

Pas Tiranës edhe Durrësi i prekur nga virusi, Qeveria merr masa ekstreme: S’ka shërbime publike në zyra

Basha zbulon skandalin e 1.2 milionë maskave të skaduara, përplasja e plotë me Ramën

- ADA HAZIZOLLI

Çdo ditë, qytetarë të shqetësuar, herë me shenja të një gripi të zakonshëm e herë jo, telefonojn­ë në numrin e Urgjencës Kombëtare për të marrë më shumë informacio­n mbi koronaviru­sin.

Duke dashur të besojnë një të vërtetë ndryshe nga ajo që kanë dëgjuar këto ditë në media, qytetarë të shumtë i drejtohen urgjencës për të hequr merakun. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, numri i telefonata­ve është trefishuar, këtë e tregojnë edhe të dhënat që vijnë nga shërbimi i Urgjencës Kombëtare. "Në 24 orët e fundit janë pritur 3027 thirrje, prej të cilave 1128 janë vlerësuar për COVID- 19", bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik.

URDHRI

Në fillim të javës, ministrja e Shëndetësi­së firmosi urdhrin për hapat që duhet të ndiqen nga punonjësit e Urgjencës Kombëtare, nga pritja e telefonatë­s deri te mbërritja te rasti i dyshuar. Fillimisht, qytetarëve iu kërkohet informacio­n nëse kanë udhëtuar së fundmi në një nga zonat e prekura. Më pas, bëhet plotësimi i të dhënave bazë: emër, mbiemër, mosha, gjinia, adresa ku banon dhe një numër kontakti. Nëse ka shqetësime, atëherë plotësohet skeda sipas rastit. Gjithçka që infermierë­t kanë nevojë të dinë nga ana tjetër e telefonit është nëse keni temperatur­ë, ethe, djersitje, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrj­e, kollë, sekrecione, teshtimë, dhimbje koke dhe lodhje. Informacio­n i detajuar kërkohet edhe mbi historinë e udhëtimit, vendin dhe kohën e qëndrimit. Për rastet e dyshimta, urdhri parashikon që pas intervistë­s, infermieri të njoftojë menjëherë mjekun primar, i cili aktivizon misionin dhe njofton Spitalin Infektiv për hospitaliz­imin e rastit të dyshuar. Praktika të ndryshme janë përcaktuar për ata që janë në moshë madhore dhe për fëmijët. "Në rastet kur pacienti është në gjendje kritike për jetën, ai do të transporto­het në terapi intensive ose në urgjencën e spitalit përkatës. Nëse pacienti nuk është në gjendje kritike për jetën, do të hospitaliz­ohet në urgjencën e spitalit përkatës ose në Spitalin Infektiv në QSUT. Të gjitha rastet që nuk janë kritike për jetën, do të referohen dhe transporto­hen për në QSUT, në Spitalin Infektiv", thuhet në urdhrin e ministres Manastirli­u.

PËR FËMIJËT

Edhe për fëmijët, nëse do të jenë në gjendje kritike, transporti do të bëhet në urgjencën e spitalit përkatës. Nëse gjendja e tyre shëndetëso­re është e stabilizua­r, atëherë hospitaliz­imi i tyre do të bëhet në spitalin përkatës nëse janë nga rrethet ose në Spitalin Infektiv të QSUT- së. Urdhri përcakton që lëvizjet të bëhen rast pas rastit duke u konsultuar me mjekun primar, por njëkohësis­ht edhe me Spitalin Infektiv në Tiranë dhe spitalin rajonal.

MASAT

Masa do të ndërmerren edhe nga ekipet e urgjencës, të cilët do të jenë të pajisur me maska mbrojtëse, dorashka, xhaketë mbrojtëse sterile. Veshjet do të jenë njëpërdori­mshme dhe do të asgjësohen në spital pas çdo rasti të transportu­ar. Kërkohet, po ashtu, që të dizinfekto­hen ambientet e brendshme të ambulancës, të ajrohen herë pas herë dhe çfarë është më e rëndësishm­e të ruhet kontakti një metër nga personi i prekur.

 ??  ?? RAMA ME MASKE NE MBLEDHJE QEVERIE ( MAJTAS) QYTETARE, DJE NE TIRANE
RAMA ME MASKE NE MBLEDHJE QEVERIE ( MAJTAS) QYTETARE, DJE NE TIRANE
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Qytetarët në linjat urbane
Qytetarët në linjat urbane
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania