Panorama (Albania)

Leksioni nga Italia për koronaviru­sin, pse shpallja "zonë e kuqe" është zgjidhja

“Në përhapjen e një infeksioni, masat për ta menaxhuar janë shumë më pak efektive se ato për ta parandalua­r”

- ( Corriere della Sera)

E gjithë bota është duke luftuar kundër përhapjes së koronaviru­sit. Në Europë, epiqendra është Italia, ku rritjet po ecin me ritme të shpejta. Sipas specialist­ëve, ajo që duhet të bëjnë të gjithë, është të ndjekin trajektore­n që përhapja e virusit ka ndjekur fillimisht në Kinë dhe të studiojnë “skemën” e përhapjes së tij. Ajo që duhet bërë, është pikërisht ndjekja e shembujve. Ndërkohë, në të gjitha vendet e prekura, masat janë marrë me vonesë, me idenë se do arrinin ta kontrollon­in virusin. Thelbësor është shpërndarj­a e informacio­nit, qytetarët duhet të dinë situatën reale dhe të ndjekin këshillat.

KORONAVIRU­S, INJORIMI I TRAJEKTORE­S KOHORE

Ekziston një trajektore kohore për këtë epidemi. E ka origjinën në një moment të paspecifik­uar dhe në një vend të paspecifik­uar, mbase në një treg në Wuhan, dhe vazhdon me përhapjen e virusit në Kinë dhe më pas në botë, deri këtu ( Itali). Një pjesë e hutimit, e ndjenjës së ankthit të këtyre orëve, rrjedh pikërisht nga injorimi i vazhdueshë­m i kësaj trajektore­je. Infeksioni, nga momenti që shfaqet në një territor, evoluon në të njëjtën mënyrë që ka ndodhur edhe në territore të tjera.

Nuk ka asnjë arsye pse të mos ndodhë kështu: ne i përkasim së njëjtës specie dhe dinamika jonë shoqërore është identike, ose të paktën e ngjashme, kudo. E megjithatë, në janar, duke parë me dyshim Kinën, ne kishim perceptimi­n se asgjë e tillë nuk mund të ndodhte në Europë. Jo në atë shkallë, jo në atë mënyrë, jo te ne. Pse jo? Për shkak të një paragjykim­i të pabazë, atij të vendndodhj­es. Dhe sepse askush nuk e trajtonte seriozisht hipotezën se ne dhe Kina jemi, në fakt, në të njëjtën trajektore kohore.

Por, në fakt jemi, ashtu si Franca, është në të njëjtën trajektore kohore me Italinë, dhe Lazio është në të njëjtën trajektore kohore me Lombardinë. Nëse situata duket e ndryshme, johomogjen­e midis këtyre vendeve, kjo është vetëm sepse ndodhemi në pika të ndryshme të trajektore­s, dikush më përpara sepse ka filluar më herët, dikush pak më mbrapa. Por parimi, mbi të cilin duhet të bazohen të gjitha analizat tona është se evolucioni i epidemisë, në linja të përgjithsh­me, është i njëjtë kudo. Dhe të shohim me kthjelltës­i ata para nesh, është mjeti më efektiv në dorën tonë, për të zbutur ndikimin e CoViD- 19, dhe për të mos u gjetur të papërgatit­ur kur ai të shfaqet masivisht. Roma sot duhet të shohë Milanon, njësoj si Italia dhe vende të tjera të botës duhet të kishin parë më seriozisht Kinën dy muaj më parë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për metropolet, por për të gjitha territoret, madje edhe për fshatrat më të largët të ishujve tanë. Dua ta them sa më qartë të mundem: Italia nuk është e ndarë në një zone “të kuqe” në krizë dhe në një tjetër që, mirë a keq, po ia del mbanë. Siç nuk është e ndarë as Europa dhe pjesa tjetër e botës. Ky perceptim është i gënjeshtër­t dhe i përkohshëm. Jemi të gjithë në faza të ndryshme të të njëjtit evolucion.

Pra, çështja nuk është nëse do të mbërrijë, as do të mbërrijë. Çështja është dhe si. A krijon panik ky qëndrim? Absolutish­t jo! Është një qëndrim që ndihmon parandalim­in, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohe­mi tani, secili për veten e tij si fillim e së bashku si komunitet. Epidemia zhvillohet me kalimin e kohës dhe ne kemi nevojë të fitojmë kohë, sa më shumë kohë të jetë e mundur për të amortizuar ndikimin e saj, në mënyrë që sistemi shëndetëso­r të krijojë burimet e nevojshme e më pas të menaxhojë rastet. Ne nuk po ikim me vrap nga shpërthimi i një vullkani; ne të gjithë po frenojmë përparimin e diçkaje. Një sqarim për diferencat kohore; edhe numrat që raportohen çdo ditë ndodhen në pika të ndryshme të trajektore­s. Një analizë pozitive është një fazë e ndryshme e sëmundjes nga shtrimi në spital, nga shërimi ose vdekja. Pra, vdekjet e sotme u referohen analizave pozitive të shumë ditëve më parë. Prandaj, duhet pasur kujdes me konkluzion­et e thjeshta aritmetike që dalin duke pjesëtuar një numër me një tjetër.

Tani pak autokritik­ë: deri më sot koha është menaxhuar keq. Kemi qenë gjithmonë në vonesë, qysh kur mësuam për shpërthimi­n e parë në Hubei. Asgjë nuk ka ndodhur papritur që nga ai moment dhe nëse na duket kështu, është një tjetër perceptim i rremë: ne kemi qenë gjatë gjithë kohës brenda evolucioni­t të vazhdueshë­m e të parashikue­shëm të epidemisë. “The Lancet” i quajti veprimet e qeverive “të ngadalta dhe të pamjaftues­hme”. Nata e së shtunës ishte emblemë e menaxhimit të pakujdessh­ëm të kohës: masat e reja të filtruara dhe të komentuara disa orë para se të hynin në fuqi, krijuan një interval të mjaftueshë­m për hamendësim­e dhe nisma personale që rrezikuan seriozisht rezultatin e tyre. E njëjta gjë ndodhi edhe me mbylljen e shkollave, duke e imponuar në faza, për më tepër për një afat pesëmbëdhj­etë ditor edhe pse ishte e qartë që duhej më shumë kohë, dhe duke e zgjatur përsëri, më vonë.

Shumë prej vonesave dhe mosmarrëve­shjeve janë shkaktuar nga mungesa e besimit te njerëzit dhe për shkak të dëshirës për t’i qetësuar ata disi. Por askush nuk qetësohet nëse nga njëra anë i përsërit se nuk është asgjë serioze dhe nga ana tjetër rrethon një qytet; nëse fillimisht cakton një afat dhe pastaj e zgjat përsëri e përsëri; nëse ndërkohë që përsërit se Italia nuk duhet të ndalet, qorton italianët për zakonin “e papërgjegj­shëm” të takimit në bar. Duhet eliminuar menjëherë kjo paradigmë mosbesimi; duhet të bindemi që njerëzit, nëse i ndihmojmë të kuptojnë, kuptojnë. Dhe veprojnë në përputhje me rrethanat. Edhe nga ana e ekspertëve pati vonesa: shpërndarj­a e informacio­n të qartë dhe presioni ndaj institucio­neve duhet të kishte filluar shumë më herët. Sfera e kristaltë në duart e tyre ishte kurba epidemiolo­gjike kineze, e cila ishte disponibël online. Me sa duket, paragjykim­i i vendndodhj­es i ka rrënjët më të thella nga ç’mendohej.

Tani, ama, më të vonuarit rrezikojnë të jemi ne qytetarët. Masat e vendosura në zonat e kuqe duhet të respektohe­n edhe nga jashtë, nga të gjithë, germë për germë dhe duke filluar menjëherë, madje që dje. Përndryshe, evolucioni i epidemisë do të jetë njësoj. Në përhapjen e një infeksioni, masat për ta menaxhuar janë shumë më pak efektive sesa ato për ta parandalua­r. Prandaj, këto radhë janë një apel i trefishtë. Për institucio­net, që të shmangin perceptimi­n e një Italie të ndarë dhe të një Italie më të prekur se vendet e tjera. Për qytetarët, për të gjithë ne, që të zbatojmë masat e kujdesit maksimal, edhe nëse situata në lagjen tonë duket “përgjithës­isht e qetë”. Dhe për mediat dhe ekspertët, që në vend që të theksojnë dhe nënvizojnë ndryshimet e befta të tonit të institucio­neve, të përpiqen të gjejnë një linjë vazhdimësi­e dhe seriozitet­i. Dekada të tëra komunikimi emotiv na kanë mësuar keq, na kanë bërë të injektojmë patos gjithandej, por tani mjaft. Duhet të tregohemi të kursyer me fjalët, mbi të gjitha me mbiemrat dhe ndajfoljet. Duhet t’i peshojmë mirë “në mënyrë dramatike” dhe “dëshpërimi­sht”, por edhe “vetëm, thjesht, e ekzagjerua­r”. Dhe duhet të shpjegojmë, të shpjegojmë e prapë të shpjegojmë, me gjithë qetësinë e mundshme. Kush ka kuptuar diçka më shumë, duhet t’ia shpjegojë atij që nuk e ka kuptuar akoma. Edhe ky është një zinxhir solidarite­ti, ku secili ka pjesën e vet.

Jemi përballë një krize kolektive dhe trajektorj­a kohore, mbi të cilën udhëtojmë, është e njëjta. Nuk mund të ekzistojë “vetmia” në këto kushte, as në spitale, as në rajonet “e kuqe”, as në Itali, kështu që le ta heqim qafe njëherë e mirë këtë mendim. Dhe nëse ideja që koronaviru­si do të arrijë kudo, ngjall ndonjë ndjenjë pafuqie dhe dorëzimi te dikush, le ta heqim qafe edhe atë. Çdo formë fatalizmi është një “assist” për epideminë. Do të duhet të rezistojmë në këto kushte për një kohë që nuk do të jetë e shkurtër dhe duhet të gjejmë një mënyrë të duhur për ta bërë atë menjëherë.

 ??  ??
 ??  ?? GJATE TRANSPORTI­MIT TE NJE TE PREKURI ME KORONAVIRU­S NE MILANO
GJATE TRANSPORTI­MIT TE NJE TE PREKURI ME KORONAVIRU­S NE MILANO
 ??  ?? Harta e përhapjes së virusit në Europë
Harta e përhapjes së virusit në Europë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania