Panorama (Albania)

Brataj: Nuk fshihemi. Po do të ketë shtim të rasteve, qëndroni në shtëpi

- Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, tha dje se pritet shtim i rasteve të personave të prekur nga COVID- 19. Sipas tij, pjesa më e madhe e njerëzve nuk shfaqin simptoma, ndaj edhe ndjekja e tyre mund të bëhet në kushte shtëpie. Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar, janë trefishuar edhe thirrjet në numrin e urgjencës. "Nuk fshihemi, a do të ketë shtim të numrit? Patjetër që do të ketë, sepse po e kalon gjithë bota. Jemi në kushtet e fillimit të një epidemie, ose pandemie botërore. A ka sëmundshmë­ri, kemi dhe të panjohurën e këtij virusi që po merremi duke studiuar ose duke marrë studime të kolegëve tanë në gjithë vendet e botës. Ajo që dua t'u them njerëzve është që është 3- fishuar numri në 127. Nga studimet, 80% e njerëzve nuk shfaqin simptoma. Ajo pjesë e njerëzve që shfaqin simptoma, mbi 90% të rasteve kurohet në shtëpi. Këtë periudhë kemi pasur gripin. A kemi pasur 400 vizita? I kemi pasur, por nuk ia kemi vënë emrin koronaviru­s. Jemi në të njëjta kushtet. Mund t'i përgjigjem­i vetëm me bashkëpuni­m". Drejtori i Urgjencës kërkoi që të evitohen daljet, si e vetmja mënyrë për të shmangur kontaktin me të tjerët. Duke sjellë në vëmendje atë që po ndodh aktualisht në Itali, Brataj shtoi se izolimi është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e koronaviru­sit. "Ai mund të parandaloh­et? Gjithsecil­i të rrijë në shtëpinë e vet dhe të kryejë gjërat e domosdoshm­e. Nuk duhet të na ndodhi që të mos shkojmë në sport, në kinema, por duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm. Atë që bëri bota, ta bëjmë ne, e ndaloi Kina, u izolua dhe në fund të muajit mendohet se do të dalë nga gjendja, i mori masat Italia. Filloi izolimi i Italisë. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet të fillojmë nga mirëkuptim­i, që të izolohemi. Për fatin e mirë nuk përhapet nëpërmjet ajrit, por nëpërmjet spërklave, distanca një metër. As unë nuk e di nëse jam infektuar, një nga politikanë­t ishte infektuar në Itali. Është një betejë që të gjithë së bashku, duke ndjekur rregullat, se kështu fitohet sa më shpejt beteja, se është e sigurt që fitohet se të gjitha statistika­t e kanë thënë që 97% e kanë fituar, por pyetja është kur do ta fitojmë. Sa më shumë t'u përgjigjen­i apelit tonë, aq më mirë është", tha drejtori i Urgjencës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania