Panorama (Albania)

Koronaviru­si nuk ndalet, dy vatra të reja në Tiranë dhe Durrës

Nga testet rezultuan pozitivë edhe 4 qytetarë të tjerë. Veç 31- vjeçarit në Tiranë, edhe një grua e infektuar në qytetin bregdetar

- ADA HAZIZOLLI

Në harkun e 48 orëve në vendin tonë janë raportuar 10 persona të prekur nga koronaviru­si, 8 prej të cilëve nga e njëjta familje.

Ndërkohë, dy rastet e tjera nuk kanë asnjë lidhje me pacientin e konsiderua­r nga Ministria e Shëndetësi­së edhe si "pacienti 0". Bëhet fjalë për një grua, e cila aktualisht është duke marrë mjekim në spitalin e Durrësit si edhe një 31- vjeçar nga Tirana, i cili prej mbrëmjes së të hënës gjendet i shtruar në spitalin infektiv të QSUT- së. "Deri sot në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar 114 raste të dyshuara, nga të cilat vetëm 10 kanë rezultuar pozitive. Këtu përfshihen dy të sëmurët e parë, 6 persona të tjerë që janë kontakte të këtyre të sëmurëve, pra të sëmurëve të parë dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para. Kemi një të sëmurë, i cili është i shtruar në Spitalin Infektiv dhe që ka një histori udhëtimi njëditore në Milano. Gjithashtu, kemi një tjetër person që është i shtruar në Spitalin e Durrësit. Pra, aktualisht vetëm 3 persona janë në Spitalin Infektiv për trajtim, 6 persona të tjerë janë izoluar në kushte shtëpie. Ndërkohë që pacientja e konfirmuar pozitive në Durrës është në Spitalin e Durrësit ku edhe po merr mjekim", tha zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli, pas mbledhjes së Task- Forcës. Trajtimi i tyre në kushte shtëpie po bëhet për shkak të mosshfaqje­s së simptomave. Sipas Rakacollit, me rëndësi për 6 personat e tjerë që po ashtu kanë rezultuar pozitiv është që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me personat e tjerë. "Për njerëzit asimptomat­ik edhe pse mund të jenë mbartës vlejnë këshillat për higjienë, kufizim të kontakteve. Pra, nuk ka arsye për të marrë mjekim. Prandaj është e rëndësishm­e që këta njerëzve të rrinë të mbyllur apo të karantinoh­en, sepse vëzhgohet sjellja e tyre dhe njëkohësis­ht pengohet dalja e tyre në publik". PERSONAT E KONTAKTIT Masa janë ndërmarrë edhe për personat e afërt apo ata që kanë pasur kontakt me personat e infektuar. Ministria e Shëndetësi­së nuk ka dhënë informacio­n mbi numrin e tyre, por ka bërë me dije vetëm që ndaj këtyre personave është marrë masa e izolimit në shtëpi për një periudhë 2- javore, që është edhe koha e inkubacion­it të virusit. "Të gjithë personat e dyshuar si mbartës, pra që kanë pasur kontakt me personat e infektuar, do të qëndrojnë në shtëpi për të paktën një periudhë 14- ditore". Aktualisht priten përgjigjet e analizave për 18 qytetarë të tjerë. Ndërkohë që diagnostik­imi i vonuar përbën rrezik të shtuar për kontaktet që këta persona kanë pasur, gjë e cila ndikon në zgjerimin e rrethit të personave që mund të jenë mbartës të virusit, por që ende nuk e dinë. Gjithë vëmendja është e përqendrua­r te masat për mbrojtje. Për këtë, në mënyrë të vazhdueshm­e, Ministria e Shëndetësi­së u ka bërë apel qytetarëve që në momentin që ju shfaqen simptomat e para, të telefonojn­ë në numrin e urgjencës, 127. Apeli i dytë vjen për vetëkarant­im. Të gjithë personat që kanë pasur një histori udhëtimi në vendet e prekura, duhet që për të paktën një periudhë 2- javore, të qëndrojnë në shtëpi, duke shmangur kontaktin me personat e tjerë. Ndonëse nga Instituti i Shëndetit Publik është bërë me dije se këto raste po monitorohe­n, ende nuk ka një shifër të personave që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, si masë paraprake për të mosfavoriz­uar përhapjen e virusit.

 ??  ?? Qytetarët me maska në Tiranë
Qytetarët me maska në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania