Panorama (Albania)

1440 persona largohen në Itali, nga kontrollet nuk ka të infektuar

-

Mbi 640 persona erdhën mëngjesin e djeshëm me dy tragetet e linjës Bari- Durrës, ndërsa në mbrëmje u kthyen në Itali rreth 1440 persona. Si në ardhje, ashtu edhe në ikje, ata iu nënshtruan kontrollev­e të imtësishme në pikën kufitare, ndërsa nuk rezultoi asnjë i infektuar me COVID- 19. Personat që zbarkuan mëngjesin e djeshëm në Portin e Durrësit, vinin kryesisht nga Italia e Jugut. Ata thanë se në Italinë e Jugut situata ishte krejt normale, ndërkohë, sipas tyre, situata paraqitet krejt ndryshe në veri të vendit. "Këtu ka më shumë kontrolle sesa në Portin e Barit. Në Italinë e jugut ku jetojmë ne, situata ishte krejt normale. Problem është veriu i vendit, ku është edhe vatra e të infektuarv­e", u shpreh një qytetar. Ndërkohë, qytetarët të cilët u nisën mbrëmjen e djeshme drejt Italisë, e konsiderua­n të pavend pezullimin e fluturimev­e dhe lundrimet me Italinë. "Ky është një budallëk shumë i madh. Qeveria duhet të kishte ndërprerë fluturimet dhe lundrimet duke mos lejuar personat që vinin nga Italia në Shqipëri dhe jo anasjellta­s. Në Itali është vatra e infeksioni­t, që andej vjen virusi, nuk shkon nga Shqipëria atje, sepse Shqipëria nuk kishte asnjë të infektuar deri pardje", tha një qytetare që jeton prej vitesh me familjen në Milano të Italisë. Pas emergjencë­s kombëtare, dy tragetet e nisura mbrëmë nga Porti i Durrësit drejt atij të Barit ishin të fundit deri në një urdhër të dytë. Në bordin e tyre ndodheshin rreth 1440 pasagjerë, shifër kjo rreth 4- fish më e lartë se trendi i zakonshëm i udhëtimeve Durrës- Bari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania