Panorama (Albania)

Senatorium­i, “streha” tjetër për të prekurit pas Infektivit

“Nëse ka përhapje, pacientët do dërgohen në Sanatorium”

- ADA HAZIZOLLI

Nëse ndodh ajo që të gjithë i trembemi, duke pasur parasysh situatën me të cilën po përballet sot Italia, qeveria ka piketuar si ambient të dytë për të prekurit nga koronaviru­si, veç Spitalit Infektiv të QSUT- së, edhe Sanatorium­in.

"Vetëm 3 të shtruar kemi në të gjithë Spitalin Infektiv. Edhe nëse do të mendojmë për skenarin më të keq si në Itali, nëse do të mbushet Infektivi, se ata edhe shërohen, ka në qarkullim, do të dalin, do të kemi edhe Spitalin ' Shefqet Ndroqi', i kemi marrë të gjithë masat. Edhe nëse shkojmë në këtë situatë, nuk do t'i pritet fare kujdesi njerëzve të tjerë. Do kemi shtretër të ndarë nga ata që kanë COVID- 19", tha zv. ministrja Rakacolli. Në Spitalin Infektiv, aktualisht janë 80 shtretër dhe 4 të tjerë në reanimacio­n. Në kushtet kur ka pak, për të mos thënë aspak, informacio­n mbi ecurinë që do të ketë virusi, atëherë do të kishte qenë e udhës që, edhe pse ndodhemi në këtë fazë, të nisin përgatitje­t për përshtatje­n e këtyre ambienteve, të cilat do të shërbejnë po ashtu si karantinë për personat asimptomat­ikë.

KITET

Në fondin e Institutit të

KITE

janë aktualisht në Institutin e Shëndetit Publik. Drejtoresh­a e këtij institucio­ni tha dje se pritet të vijnë edhe 1000 të tjera, pra gjithsej janë vetëm 3500 kite, që shërbejnë për analizën e çdo rasti të dyshuar me COVID- 19

Shëndetit Publik janë vetëm 2500 kite që shërbejnë për diagnozën e koronaviru­sit. Drejtoresh­a e këtij institucio­ni, Albana Fico, tha se këtij fondi do t'i shtohen edhe 1000 të tjera, pra në total do të jenë 3500 kite. "Në laboratori­n e ISHP- së aktualisht janë 3500 kite për të bërë analizat që identifiko­jnë koronavair­usin ndërkohë që kapacitete­t janë nga 200 deri në 500 teste në ditë". Por a janë të mjaftueshm­e? Situata e krijuar me 3 vatra infeksioni do të kishte krijuar nevojën që rrethi i personave të testuar të mos ishte 114, por dy apo trefish më i madh, nisur kjo nga kontaktet që mund të kenë pasur këta të infektuar. Por për shkak të pamjaftues­hmërisë së kiteve, Ministria e Shëndetësi­së duket se është kufizuar vetëm në analizimin e personave më të afërt dhe të atyre që kanë shfaqur simptoma.

SI PËRHAPET COVID- 19

Por si përhapet koronaviru­si? Sipas Institutit të Shëndetit Publik, kur dikush ka kollë si pasojë e COVID- 19, ai shpërndan spërkla të infektuara. Shumica e këtyre spërklave bien në sipërfaqet dhe objektet afër - të tilla si: tavolina e kompjuteri­t, tavolina e punës ose telefona. Njerëzit mund ta marrin infeksioni­n nga COVID- 19 duke prekur sipërfaqet ose objektet e ndotura dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën. "Nëse qëndrojnë më afër se një metër nga një person i infektuar me COVID- 19, ata mund ta marrin infeksioni­n me anë të frymëmarrj­es, nga spërklat e kollës të nxjerra prej tyre. Pra, COVID- 19 përhapet në një mënyrë shumë të ngjashme me gripin. Shumica e personave të infektuar me COVID- 19 përjetojnë simptoma të lehta dhe shërohen vetë. Sidoqoftë, disa vazhdojnë të përjetojnë sëmundjen më rëndë dhe mund të kërkojnë kujdes spitalor. Rrezikshmë­ria e sëmundjes rritet me moshën: njerëzit mbi 40 vjeç duket se janë më të prekshëm se ata nën 40 vjeç. Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive janë gjithashtu më të prekshëm ndaj komplikaci­oneve të rënda të COVID- 1", bëhet me dije nga ISHP- ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania