Panorama (Albania)

Parlamenti sfidon virusin, vazhdojnë mbledhjet

Nëpër komisione thyhen rregullat e shpallura nga qeveria

-

Pas rasteve të para të konfirmuar­a me koronaviru­sin COVID- 19, Shqipëria ka ngritur kambanat e alarmit, duke marrë një sërë masash për të parandalua­r përhapjen e tij. Qeveria dhe autoritete­t shtetërore janë vende në gatishmëri të plotë dhe krahas tyre është vendosur që të mbyllen shkollat dhe të anulohet çdo aktivitet që parashikon­te grumbullim­e njerëzish. Madje për ato vende pune që nuk janë mbyllur ende, qeveria ka vendosur që të ketë një zonë sigurie, që parashikon 1 metër distancë mes çdo personi. Ky rregull vlen edhe për lokalet, restorante­t, apo çdo institucio­n tjetër, përveç Kuvendit. Që nga dita e hënë, kur në vend u ngrit alarmi, pasi u zyrtarizua­n dy rastet e para me koronaviru­s, Kuvendi e ka vijuar normalisht punën e tij nëpër komisione. Pothuajse në të gjitha komisionet parlamenta­re ka vijuar puna, edhe pse ambientet e sallave nuk mundësojnë plotësimin e kriterit të vendosur për të qëndruar çdo person 1 metër distancë nga njëri- tjetri. Madje në mbledhjet e zakonshme të komisionev­e në këto ditë, nuk ishin të rralla kollitjet apo teshtimat e ligjvënësv­e në moshë të thyer, por as kjo gjë nuk ka bërë që Kuvendi t'i ndërpresë punimet deri në normalizim­in e gjendjes. Nga kjo situatë, janë të rrezikuar ata që duhet të bëjnë ligje për të përmirësua­r jetën e qytetarëve shqiptarë, por edhe gazetarët e terrenit që janë në kontakt të vazhdueshë­m, duke u bërë kështu edhe persona me risk të lartë për t'u bërë mbartës të COVID- 19. Ditën e hënë, disa deputetë i thanë konfidenci­alisht gazetës "Panorama" se punimet e Kuvendit do të vazhdojnë normalisht, përderisa nga punonjësit e këtij institucio­ni, deputetë, apo edhe gazetarë, nuk ka të prekur. Në rastin e parë që do të konstatohe­t ndonjë individ nga këto kategori, Kuvendi do t'i ndërpresë punimet. Mbetet për t'u parë nëse do të zhvillohet seanca plenare e planifikua­r për datën 12 mars.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania