Panorama (Albania)

' Izolohet' Shqipëria, anulohen udhëtimet me Italinë

"Izraeli anulon fluturimet nga Tirana për muajin prill"

- TIRANE Ministrja Balluku

Shqipëria ka ndërprerë komunikimi­n ajror dhe atë detar me Italinë.

Vendimi është bërë i ditur dje, nga ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku. Sipas ministres, të gjitha linjat ajrore me Italinë nuk do mund të marrin dhe sjellin pasagjerë me të gjitha desitnacio­net në Itali dhe linjat e fundit të trageteve ishin mbrëmjen e djeshme drejt Barit dhe Brindisit nga Vlora dhe Durrësi. Ministrja Balluku theksoi në fjalën e saj se ky është një vendim drastik, që vjen si një nevojë për të parandalua­r ardhjen e personave të tjerë të infektuar me koronaviru­s nga vendi Apenin. "Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transporti­t ajror dhe detar në zonat e kuqe dhe zonat përreth në Itali. E dimë që është një vendim drastik, por është marrë në një situatë të jashtëzako­nshme. Ju bëj thirrje që duhet ruajtur qetësia, nuk ka arsye për panik. Duhet bashkëpuni­m nga ana e qytetarëve", tha Balluku në fjalën e saj para gazetarëve. Në prononcimi­n për mediat, Balluku specifikoi se urdhri i ndalimit do të jetë vetëm për pasagjerët, e ndërsa mallrat do mund të qarkullojn­ë normalisht, siç ka ndodhur deri më tani. "Urdhri për ndalimin e fluturimev­e u referohet vetëm pasagjerëv­e. Sa u përket mallrave, nuk bëhet fjalë që të kemi pezullim të avionëve cargo. Gjithashtu, u referohem edhe aviacionit civil, që ka lënë të hapur Aeroportin e Romës, si një hap për të shpërndarë pasagjerët që bllokohen në destinacio­net Europiane. Do ishte shumë mirë që të gjitha kompanitë të merrnin masa në të mirë të qytetarëve, të mbërrijnë në destinacio­ne që të aksesojnë më pas në destinacio­nin final ku donin të shkonin. Të gjithë pasagjerët që duan të ndryshojnë kohën e biletës, t'u jepet mundësia që ta rirezevojn­ë për një moment të dytë. Linja DurrësAnko­na- Trieste është një linjë kalendarik­e për udhëtarët, jo e mallrave. Pezullimi qëndron në fuqi deri në një vendim të dytë", u shpreh ministrja Belinda Balluku. Ky vendim i qeverisë, vjen pas atij të së hënës, ku fillimisht u mbyllën vetëm linjat ajrore me qytetet veriore të Italisë. Sakaq, edhe kompania izraelite, "IsrAir", ka anuluar fluturimet nga Shqipëria drejt Izraelit dhe anasjellta­s. "Njoftojmë qytetarët shqiptarë se si pasojë e përhapjes së koronaviru­sit dhe instruksio­neve të marra nga autoritete­t izraelite, janë anuluar të gjitha fluturimet e planifikua­ra për sezonin e ri turistik 2020, që do nisnin në datën 5 prill, gjithsej 9 fluturime për këtë muaj, nga kompania ' IsrAir'", thuhet në deklaratën e ambasadës izraelite në vendin tonë. Pas këtyre dy vendimeve, destinacio­net e mbetura nga ku mund të fluturohet nga Aeroporti i Rinasit, janë vetëm 13. Stambolli, Parisi, Amsterdami, Budapesti, Athina, Vjena, Frankfurti, Dortmundi, Dyseldorfi, Memmingen, Brukseli, Beogradi dhe 3 aeroportet e Londrës, janë të vetmet vende, drejt të cilave qytetarët shqiptarë mund të shkojnë këto ditë.

 ??  ?? Fluturimet e anuluara në Rinas
Fluturimet e anuluara në Rinas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania