Panorama (Albania)

Nga pensionet te distanca mes njerëzve e shpërblime­t, qeveria me vendime ekstreme

Pensionist­ëve do t’i jepet pagesa nga posta. 1000 euro shtesë për mjekët e infermierë­t. Ndalohen pub- et, Rama: Jemi në kushte lufte

- TIRANE

Numri i të prekurve me koronaviru­s vijon të rritet orë pas ore dhe qeveria vazhdon të përshkallë­zojë planin e masave, për t'i vënë fre kësaj situate.

Pasi u zyrtarizua­n 10 raste të prekura nga koronaviru­si, qeveria u mblodh dje për të bërë me dije thellimin e masave, duke filluar që nga mbyllja e disa aktivitete­ve të tjera publike, që nuk ishin prekur nga vendimi i së hënës, deri edhe të shpërndarj­a e pensioneve për të moshuarit nëpër shtëpi.

KRYEMINIST­RI

Por gjatë mbledhjes, Kryeminist­ri Rama ishte shumë i ashpër, teksa e cilësoi këtë përballje si një luftë dhe që nevojitet kontributi i gjithsecil­it për t'ia dalë mbanë. Sipas tij, shkollat nuk u mbyllën që të rinjtë të shkojnë në lokale dhe disko për t'u argëtuar, por që të qëndrojnë në shtëpi, ku janë më të sigurt nga ndonjë infektim i mundshëm. "Vendosëm të mbyllim shkollat, kopshtet, çerdhet, universite­t, jo për t'u dhënë vajzave dhe djemve tanë, nja 2 javë pushim, për t'u mbledhur nëpër disko, pub- e, për t'u argëtuar si në kohë të zakonshme, se kjo është kohë lufte dhe luftë që pa diskutim bota dhe ne do ta fitojmë, por të gjithë së bashku duhet të bëjmë ç'mos që të kufizojmë maksimalis­ht dëmet që mund t'i shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin, por shëndetin tonë. Kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhen me trimërinë, guximin, me pasionin për liri deri në vetësakrif­ikim, është luftë me armik të padukshëm, i cili hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve më të dashur, duke kërcënuar jetën e atyre që janë më të moshuar dhe të sëmurë mes nesh. Në këtë rast, ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie ke dhe as ku je… godet", u shpreh Kryeminist­ri. Më tej, kreu i qeverisë bëri me dije se për të gjithë personelin mjekësor, por edhe për atë ndihmës, do të ketë shpërblime ekstra. Kështu, për mjekët dhe infermierë­t do të ketë një pagesë ekstra prej 1 mijë eurosh dhe për shoferët e spitaleve, shtesa do të jetë në masën 500 euro. "Do t'i paguajmë atë persona dhe mjekët e infermierë­t nga 1000 euro, ndërsa shoferët 500 euro. Ka disa figura të mëdha mjekësia. Mendja dhe eksperienc­a janë pasuria më e çmuar. Disa njerëz që janë dinamikë, edhe pse janë në pension, janë të ftuar. Edhe ata do të paguhen 1 mijë euro për të kontribuar në këtë luftë. Nuk e përsëris për asnjë zmadhim. Nuk e kam zmadhuar. Është një armik. Ky virus është një armik, do të bëjmë çmos që ta përballojm­ë. Dhe do ta vrasim si një armik. Do të zvogëlojmë plagët, dhimbjet dhe humbjet", tha Rama.

MINISTRJA

Nga ana tjetër, edhe ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, lajmëroi masat e reja për të parandalua­r përhapjen e COVID- 19. "Sot kam nxjerr urdhrat për kufizimin e mëtejshëm të aktivitete­ve publike. Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill 2020 e të gjitha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania