Panorama (Albania)

KREU I POLICISË, URDHËR PËR MOSLEJIMIN E GRUMBULLIM­EVE TË NJERËZVE

-

Policia e Shtetit shpërndau mbrëmë një urdhër që lidhet me marrjen e masave për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit në vend. Këto masa kanë të bëjnë kryesisht me zbatueshmë­rinë e vendimeve të marra në mbledhjen e djeshme të qeverisë, të cilat lidhen kryesisht me shmangien e grumbullim­it të njerëzve në ambiente të mbyllura apo të hapura, përfshirë këtu lokale, pub- e, palestra, aktivitete sportive, kulturore. Urdhri mban firmën e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu. Ky urdhër vjen pas deklaratës së Kryeminist­rit Edi Rama, i cili tha në mbledhjen e djeshme të qeverisë se shumë shpejt do të mbyllen të gjitha ambientet që grumbulloj­në njerëz, si klube, pub- e, palestra dhe disko. "Nga ana juaj të merren masa për kontrollin e situatës në territor dhe moslejimin e zhvillimit të aktivitete­ve me karakter masiv, qofshin ato publike dhe jopublike si: lokale, pub- e, bilardo, palestra, çdo ambient që mbledh dhe grumbullon shumë persona dhe qendra të tjera argëtimi; aktivitete sportive, aktivitete kulturore, konferenca, seminare, teatro, kinema etj; grumbullim­e të tilla si tubime, manifestim­e, parakalime, koncerte, dëgjesa publike", thuhet në urdhrin e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë. ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko apo të tjera lloje shërbimesh. Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktivitete­ve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale apo qendra argëtimi", tha Manastirli­u. Duke theksuar se prioritet për qeverinë mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sidomos të moshuarit, Manastirli­u tha se një ndër masat është dërgimi i pensioneve në shtëpi për këtë shtresë. "Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate, të gjithë pensionist­ëve do t'i dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero, duke u mbështetur nga ministria e Financave. Postat duhet të garantojnë vazhdimësi­në e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit", u shpreh Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së theksoi më tej se është vendosur për karantinën e detyrueshm­e, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur më të pambrojtur­it. "Jemi të vendosur për karantinën e detyrueshm­e, sido që të jetë, ne do kujdesemi për ata që janë më të pambrojtur­it në këtë situatë, për të moshuarit dhe do të kujdesemi që të mos përhapet ky virus", u shpreh Manastirli­u.

VKM

Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme të qeverisë u vendos që të jepet pushim për njërin nga prindërit që kanë fëmijë në shkollë apo çerdhe. Vendimi do të jetë në fuqi deri më datë 23 mars dhe i vlefshëm për të gjitha institucio­net shtetërore. Gjithashtu, qeveria iu bën thirrje edhe kompanive private që të marrin parasysh një vendimmarr­je të ngjashme për punonjësit e sektorit privat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania