Panorama (Albania)

Rama e Basha përplasen për maskat e skaduara, PD kërkon hetim nga Prokuroria

Kreu i PD- së: "Provë e një akti të vetëdijshë­m kriminal". Rama: "Rrëmoni si minj për të nxjerrë të paqenat e u hidhni njerëzve helm"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për papërgjegj­shmëri në lidhje me pajisjen e stafit mjekësor me 1 milion e 200 mijë maska, skandenca e të cilave ka përfunduar në dhjetor të 2011.

Basha ka kërkuar hetimin nga ana e Prokuroris­ë për këtë akt, i cili, sipas tij, e ekspozon personelin mjekësor para koronaviru­sit, duke mos i dhënë mundësi t'u shërbejnë siç duhet dhe pacientëve. Kryeminist­ri Rama iu përgjigj fillimisht akuzave të kryedemokr­atit në "Twitter", duke shkruar se të vetmet maska të dëmshme në Shqipëri janë maskat e atyre që s'ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë. Edhe gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Kryeminist­ri vijoi përgjigjen ndaj Bashës, duke vlerësuar qëndrimin e tij ditën e parë të evidentimi­t të rasteve me koronaviru­s. "Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik, që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë, si vëllezërit apo si motrat, në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë, por sot gjithçka ndryshoi dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dizinformi­mit", u shpreh Rama në mbledhjen e qeverisë. Por gjatë gjithë pasdites së djeshme, Rama dhe Basha vijuan replikat e tyre përmes rrjeteve sociale. Kreu demokrat iu përgjigj Ramës se "në vend që të sulmojë opozitën, duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara". "Gënjeshtra­t dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëv­e! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur", shkruante Basha. Po përmes "Twitter"- it, Kryeminist­ri e cilësoi djallëzore qëndrimin e opozitës, e cila, sipas tij, kërkon t'u hedhë helm qytetarëve. "Është djallëzore që pikërisht tani dhe kur të gjithë duhet të jemi bashkë, nuk ndieni përgjegjës­inë më minimale ndaj atyre që përfaqëson­i dhe ndaj atyre njerëzve që duhet të jepni një kontribut", shkruan Rama.

 ??  ??
 ??  ?? NE FOTO Nga mbledhja e dytë e Qeverisë me objekt marrjen e masave për parandalim­in e përhapjes së Koronaviru­sit
NE FOTO Nga mbledhja e dytë e Qeverisë me objekt marrjen e masave për parandalim­in e përhapjes së Koronaviru­sit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania