Panorama (Albania)

Balla: Histeri e një tufe politikanë­sh të paskrupuj

- Taulant Balla

Sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, reagoi ashpër ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, dhe ishKryemin­istrit Sali Berisha, pas denoncimev­e se maskat e shpërndara për personelin mjekësor ishin të skaduara. Me një shënim në "Facebook", Balla i drejtohet me fjalët "politikanë të pashpresë", ndërsa thotë se janë të gatshëm të përdorin një epidemi botërore si koronaviru­si për të shpërndarë panik. "Në asnjë vend në botë nuk ndodh kjo. Në Itali, kryetari i Partisë Demokratik­e u prek vetë nga koronaviru­si dhe nuk mallkoi askënd, thjesht u tërhoq për t'iu vënë në dispozicio­n karantinim­it dhe mjekëve", shkruan mes të tjerash Balla. Ai akuzoi ish- Kryeminist­rin Berisha, se me video të montuara kërkon të krijojë pasiguri te qytetarët në lidhje me punën e punonjësve të mjekësisë. "Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronaviru­si, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë apo demoralizu­ar mjekët dhe infermiere­t. 48 orët e fundit janë një shpërthim histerie, në krye të së cilës shfaqet si gjithmonë Sali Berisha, cili ka shtuar numrin e postimeve të rreme. Me paturpësin­ë malinje që e karakteriz­on, ai poston video nga Irani, se gjoja ato pamje janë në Tiranë. Pas Saliut vjen natyrshëm dështaku epokal Lulzim Basha, me lloj- lloj përpjekjes­h, që synojnë të demoralizo­jnë ekipet e mjekëve dhe infermiere­ve si dhe të rrisë sa më shumë panikun. Qeveria shqiptare dhe shërbimi ynë shëndetëso­r në bashkëpuni­m më OBSH do t'ia dalin ta përballojn­ë këtë situatë. Të gjithë duhet thjesht të ndjekim udhëzimet e specialist­ëve dhe të qeverisë", shkruan Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania