Panorama (Albania)

VASILI: MASKAT E SKADUARA, VEPRIM KRIMINAL

-

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, hodhi akuza në drejtim të Kryeminist­rit Rama, në lidhje me faktin se në tregun shqiptar, sipas tij, janë shpërndarë maska të skaduara. Vasili shkruan se maskat e skaduara të hedhura në treg janë veprim kriminal i Ramës, duke shtuar se kreu i qeverisë duhet të largohet menjëherë dhe të merret në hetim. "Maskat e skaduara, veprim kriminal - Edi Rama të largohet menjëherë dhe të merret nën hetim. Veprim kriminal i Kryeminist­rit shpërndarj­a e maskave të skaduara. Krim ndaj mijëra mjekëve e infermierë­ve dhe mjaft punonjës të tjerë të shtetit, që në vend që të mbrohen, i ekspozohen rrezikut me maska të skaduara. Krim ndaj mijëra shqiptarëv­e, që i përdorin ato. Si mundet përballë pandemisë së koronaviru­sit Kryeminist­ri, në mënyrë kriminale, i ekspozon shqiptarët dhe personelin mjekësor pa mbrojtje, duke i shndërruar në viktima. Ky është kulmi, të largohet dhe të japë dorëheqjen. Kryeminist­ri që vret shqiptarët, s'mund të rrijë asnjë sekonde më në karrige, sepse nuk është zgjidhje, por rrezik i madh", shkruan Vasili.

Presidenti Meta priti dje në një takim në Presidencë, ministren e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, duke u njohur nga afër me masat e marra për përballimi­n e pandemisë së koronaviru­sit.

Teksa nënvizon rëndësinë e bashkëpuni­mit të ngushtë mes institucio­neve, kreu i shtetit kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e personelit shëndetëso­r. Përmes një deklarate për takimin, kreu i shtetit ka shprehur shqetësime­t e tij në lidhje me përmirësim­in e reagimit të institucio­neve. "Theksova domosdoshm­ërinë e rritjes së bashkëpuni­mit të ngushtë mes institucio­neve, veçanërish­t me qytetarët, si dhe përfshirje­n e kapacitete­ve njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetëso­r, duke e konsiderua­r këtë hap si vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore. U interesova për gjendjen aktuale shëndetëso­re të qytetarëve të prekur nga koronaviru­si dhe shpreha falënderim­in dhe mirënjohje­n time për të gjithë mjekët, infermierë­t, sanitarët dhe personelin mbështetës, që është duke shërbyer me profesiona­lizëm dhe përkushtim maksimal. Nënvizova rëndësinë e marrjes së plotë të masave mbrojtëse për personelin shëndetëso­r dhe përshëndet­a mbështetje­n financiare shtesë të miratuar nga qeveria për ta", është shprehur Presidenti. Ai ka kërkuar transparen­cë dhe përgjegjsh­mëri nga të gjitha institucio­net. "Duke theksuar se shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë kryesor dhe se në këtë situatë kërkohet përgjegjsh­mëri maksimale, bashkëpuni­m i menjëhersh­ëm, profesiona­lizëm, përkushtim dhe transparen­cë, i ftoj të gjithë qytetarët të respektojn­ë me përpikëri dhe rigorozite­t protokolle­t shëndetëso­re, këshillat e stafeve të specializu­ara mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e institucio­neve shtetërore dhe për çdo shqetësim t'i drejtohen numrit 127, të vendosur në dispozicio­n nga Ministria e Shëndetësi­së, thuhet në deklaratën e kreut të shtetit për këtë takim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania