Panorama (Albania)

Krijohen "klasat virtuale", si do mësohet nga shtëpia

Mësues e prindër kundër: S'kemi internet, mësim përmes RTSH

-

Nxënësit që kanë një kompjuter dhe internet në shtëpi, do të mund të mësojnë këto dy javë përmes programeve të gatshme. Një ditë pas pezullimit të mësimit në shkolla për të paktën dy javë, Ministria e Arsimit prezantoi platformën mësimore online "Akademi. al", me mbi 900 leksione në matematikë e shkenca për nxënësit nga klasa VI në të XII. "Regjistroh­uni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelish­t, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t'i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu. Tani, në bashkëpuni­m me MASR, Akademi. al do të pasurohet me video- leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë", shkruan ministrja Besa Shahini në "Facebook", duke mos e menduar në asnjë moment që ky njoftim nuk shkon dot e as platforma nuk aksesohet në fshatra apo zona të thella. Këtë ia vënë në dukje mësues e prindër të shumtë, të cilët propozojnë një tjetër zgjidhje më gjeneralis­te. Mësim në kushte shtëpie përmes një stacioni televiziv. Ku më mirë se në RTSH. "Përse nuk përdorni ca nga kanalet e RTSH- së për mësimin dhe i transmeton­i në TV këto video- leksionet? Te RTSH- ja transmetoj­në gjëra koti dhe më mirë të japin ca orë mësimore. Në të famshmin vitin 1997 u bë një gjë e tillë. U pa puna. Këtë vit, nxënësit, një muaj pushime nga tërmeti, një nga korona mbetën fresk… dhe ju i jepni dorën e fundit. Fëmijët tanë kanë vetëm një mundësi. Të përsërisin vitin shkollor deri në dhjetor dhe nga 1 janari të nisin klasën pasardhëse", komenton një prind i zemëruar në postimin e ministres. Shumëkush i kujton mënyrën sesi e përballoi Ministria e Arsimit vitin ' 97. Një grup specialist­ësh të lëndëve kryesore hartuan një program të reduktuar, por themelor të lëndëve mësimore që u dha në Televizion­in Publik Shqiptar në një orar fiks, si të vetmen mënyrë për të mbajtur nxënësit në kontakt me mësimet. I vetmi lajm i mirë është ai për maturantët, të cilët kanë në dorë prej dy ditësh të gjitha testet e viteve të kaluara, në gjuhën shqipe, gjuhë e huaj, matematikë dhe lëndë me zgjedhje, duke u familjariz­uar me natyrën e provimeve, duke qenë se këto të fundit deri tani është vendosur të mos shtyhen. Sa i takon mësimit në kushte shtëpie nga klasat e tjera, mësuesit duhet të shpjegojnë mësimin përmes videovesel­fie, duke marrë pyetje nga nxënësit, po përmes videove. Kjo praktikë e re mësohet të mos ketë nisur ende, pasi drejtuesit janë në procesin e motivimit të mësuesve për t'u përshtatur me risinë.

 ??  ?? Ministrja, Besa Shahini
Ministrja, Besa Shahini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania