Panorama (Albania)

Frika nga koronaviru­si zbraz dyqanet, njerëzit gati për izolim

Fluks i shtuar në dyqane, dyndje më e madhe se për Vitin e Ri

-

Dyqanet në Durrës dhe qytete të tjera të vendit u përballën me një kërkesë të pazakontë për produktet bazë të shportës ushqimore të hënën, pasi Ministria e Shëndetësi­së konfirmoi zbulimin e dy rasteve të parë të infektimit me sëmundjen Covid - 19.

"Sot, në orën 9: 00 të mëngjesit ishim në punë dhe morëm vesh për rastet e zbuluara në Shqipëri me virus", tha Afërdita, nënë e 4 fëmijëve, teksa priste bashkëshor­tin në rrugën ' Kristaq Rama' në Durrës. "Ajo mos rëntë ( koronaviru­si) se po ra, të shuan", shtoi 40- vjeçarja, duke e krahasuar virusin me tërmetin e 26 nëntorit, ndërsa i shoqi u duk me dy qese të mëdha me ushqime. Për çiftin durrsak ky nuk ishte pazari i zakonshëm i së hënës. Mbrëmjen e së dielës, Ministria e Shëndetësi­së njoftoi zbulimin e dy rasteve të para të regjistrua­ra me koronaviru­s në Shqipëri. Që nga dita e diel, numri i pacientëve të prekur me Covid- 19 është rritur në 10 persona, ndërkohë qeveria ka mbyllur shkollat, çerdhet dhe kopshtet për dy javë, si dhe ka mbyllur kufijtë ajrorë dhe detarë me Italinë. Këshilli i Ministrave vendosi të hënën që Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëv­e në Plepa të Durrësit ta kthejë në karantinë për trajtimin e personave të prekur nga virusi, në rast të zgjerimit të numrit të të prekurve. Aktualisht, Spitali Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universita­re "Nënë Tereza" është përshtatur si karantinë me 76 shtretër për trajtimin e të prekurve nga koronaviru­si. Një ngarkesë të shtuar pohuan edhe autoritet shëndetëso­re në Durrës, pasi një numër i lartë personash paraqiten në spital edhe për një temperatur­ë të thjeshtë, me ankthin mos është një nga simptomat e virusit vdekjeprur­ës. Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrj­es, infeksioni i ri nga COVID- 19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrj­e. Rrallëherë mund të jetë fatale. Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, numri i të infektuarv­e në të gjithë botën deri pasditen e së hënës arriti në 110 mijë, me rreth 4 mijë raste të reja të shënuara në 24 orët e fundit, ndërkohë që raportohen 3809 viktima për shkak të kësaj sëmundje. Italia fqinje rezulton si vendi më i prekur në Europë, duke shënuar 366 të vdekur nga virusi dhe 7375 persona të prekur. Qeveria italiane e ka shpallur të gjithë vendin zonë të kuqe, duke iu kërkuar qytetarëve të izolohen në shtëpi. Ndërkohë. në Shqipëri, ku numri i të prekurve është shumë më i ulët, qytetarët po përgatiten gjithashtu për mundësinë e izolimit duke blerë ushqime dhe ilaçe. Në rrugën "Hafiz Ali Podgorica", në Durrës, ku kanë adresën dhe tri nga supermarke­tet më të mëdha të qytetit bregdetar, të hënën trotuari ishte bllokuar nga pirgu i kartonëve që kanë tejmbushur kazanët plehrave. "As për Vitin e Ri nuk ka pasur dyndje sa kësaj radhe", shpjegoi Marinela Hajmerraj, menaxhere e supermarke­tit ' Diambe'. "Ka qenë dyndje jashtëzako­nisht shumë e madhe. Ditët e tjera ka pasur lëvizje normale", shtoi ajo. Qytetarët kanë rendur kryesisht drejt produkteve bazë të shportës, të cilat rezistojnë edhe në kohë. "Tek artikujt ushqimorë më shumë kërkojnë miell, vaj, makarona, oriz, ushqimet kryesore", shpjegoi Hajmerraj. Ndërkohë, në tregun e fruta- perimeve fruti kryesor është pa dyshim portokalli, por edhe limoni nuk mbetet pas. Sipas shitësve, ka një kërkesë të shtuar për agrumin që përmban Vitaminë C dhe ndihmon për t'u mbrojtur nga virozat. Shitësit treguan se një pjesë e mirë e portokajve importohen nga Italia dhe Greqia dhe shtuan se të martën do të mësonin nëse nga grosistët do të ketë lëvizje të çmimit të frutave, kryesisht të portokajve dhe limonëve. Kërkesa e rritur papritur për produkte ushqimore ka sjellë paqartësi edhe për kapacitete­t e grosistëve për t'iu përgjigjur tregut. "Nuk e di se si është gjendja e magazinës ushqimore sepse ka shumë kërkesë", tha Hajmerraj, duke shtuar se "sot kemi ndenjur me orar të zgjatur, të shohim nesër". "Më shumë kërkojnë dezinfektu­es për duart dhe letrat", shtoi ajo. Ngjashëm me supermarke­tet, fluks të shtuar ka pasur edhe në farmaci. Të moshuarit janë evidentuar si popullata më e rrezikuar nga virusi, për shkak të sëmundjeve kronike që bartin dhe lehtësisë së depërtimit nga virusi në sistemin e dobët imunitar. "Kryesisht kanë ardhur ata që kanë të moshuar dhe fëmijë në shtëpi", tregoi farmacisti Raimond Bineri, duke rikujtuar klientët e ditës së hënë. "Marrin nga 2- 3 shurupë kundër gripit, për ulje të temperatur­ës, që t'i kenë në shtëpi në rast izolimi dhe përhapjes së sëmundjes", shtoi ai. Maskat janë një tjetër produkt i kërkuar. Në mesin e muajit shkurt, çmimi i tyre "lajthiti", duke u disafishua­r, aq sa Prokuroria e Tiranës nisi hetimet kryesisht për abuzimet me çmimet. "Një maskë e thjeshtë që kushtonte 20 lekë sot shkon 100 lekë", tha Bineri. "Nuk i marr fare, se na nxihet fytyra me klientët se i njohim shumicën dhe nuk mundemi të durojmë reagimin e tyre kur mësojnë çmimin, se nuk të vijnë më", përfundoi farmacisti, i cili prej 17 vitesh e ushtron profesioni­n e tij pranë Pallatit të Sportit në Durrës.

 ??  ?? Qytetarët durrsakë në një nga supermarke­tet
Qytetarët durrsakë në një nga supermarke­tet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania