Panorama (Albania)

Koronaviru­si gjunjëzon drejtësinë, mbyllen gjykatat, bllokohet puna në Prokurori

Prokuroria udhëzoi kufizimin e marrjes së dëshmive, veprimeve hetimore në spitale, ambulanca dhe laboratorë mjekësorë.

- BLEONA METUSHI

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi pezullimin e punës në Gjykata për dy javët në vazhdim, si masë parandalue­se ndaj koronaviru­sit.

Edhe Prokurori i Përgjithsh­ëm, Olsian Çela, nxori një udhëzim ditën e djeshme, ku kërkonte nga prokurorit­ë që të merrnin një sërë masash, që kishin të bënin me bllokimin e disa veprimeve hetimore. Ndërsa numri i të infektuarv­e me COVID- 19 në vendin tonë deri mesditën e djeshme arriti në 10 dhe sipas parashikim­eve të Ministrisë së Shëndetësi­së, pritet që të rritet. "Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vendimin e datës 09.03.2020 të Komitetit të Përkohshëm për Infeksioni­n e Përhapur nga koronaviru­si i ri, në kushtet kur është deklaruar edhe mbyllja e të gjitha institucio­neve arsimore në mbarë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID- 2019, vendosi: Pezullimin e veprimtari­së dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur COVID2019", njoftoi KLGJ- ja.

PEZULLIMI

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga vendimi i pezullimit përjashtoh­en çështjet me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari. Më tej, në vendim thuhet se duhet të shmanget prania e publikut. "Përjashtoh­en nga efektet e këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg dhe kur të arrestuari­t, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimis­ht që të vijohet me shqyrtimin e tyre. Në çdo rast, nga ana e Gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore", shkruhet në vendimin e KLGJ- së.

PROKURORIA

"Drejtuesit e prokuroriv­e me juridiksio­n të përgjithsh­ëm, në kuadrin e situatës së krijuar nga infeksioni i shkaktuar nga COVID- 19 dhe masave të nevojshme për mbarëvajtj­en dhe funksionim­i e prokuroriv­e pranë gjykatave, të vlerësojnë dhe vendosin marrjen e masave për: Kufizimin e kryerjes së veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me marrjen e deklarimev­e nga personat që kanë dijeni mbi faktet, personat nën hetim apo të pandehurit, përveç rasteve kur nga vonesa, mund të dëmtohen hetimet, ose një gjë e tillë nuk mund të shtyhet, për shkak të afateve procedural­e", shkruhet në udhëzimin e Prokuroris­ë. Më tej, thuhet se duhet të bëhet kufizimi i veprimeve procedural­e që zhvillohen në ambientet e spitaleve, ambulancav­e apo laboratorë­ve mjekësorë dhe kur nuk është e mundur, duke u pajisur në çdo rast me masat e pajisjet për mbrojtjen fizike të domosdoshm­e. Kufizimin e veprimtari­së administra­tive të zyrave të sekretaris­ë në çdo prokurori në kontakt me qytetarët, për të kryer komunikime­t nëpërmjet shërbimit postar dhe mënyra të tjera që sigurojnë kontakte të pakta fizike. Kufizimin e orareve të takimit me qytetarët, kufizimin e mbledhjeve, analizave, takimeve ne ambientet e Prokuroris­ë ose zyrave të Policisë, ku ka pjesëmarrj­e të lartë të personave të përfshirë. Në udhëzimin e Prokuroris­ë thuhet gjithashtu se në seanca gjyqësore që mund të zhvillohen, prokurorët, nëse e çmojnë, të kërkojnë zhvillimin e tyre me dyer të mbyllura.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e KLGJ
Një nga mbledhjet e KLGJ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania