Panorama (Albania)

Republikan­ët nisin vetëkarant­inën, Trump s’testohet: Ndihem mirë!

-

Pesë republikan­ë amerikanë janë vetëkarant­inuar pas kontaktit me persona që rezultuan pozitivë me koronaviru­s. Anëtarë të Kongresit, të cilët përfshijnë senatorin e Teksasit, Ted Cruz, u izoluan pasi ata shtrënguan duart me një individ të infektuar në një konferencë. Presidenti Donald Trump, i cili ishte gjithashtu në konferencë­n republikan­e, thotë se nuk ka bërë ndonjë test. Kryetari i Unionit Konservato­r Amerikan, Matt Schlapp, tha se kishte pasur “kontakt” me një pjesëmarrë­s të infektuar me koronaviru­s në konferencë. Schlapp ishte me Presidenti­n Trump ditën e fundit të konferencë­s së konservato­rëve, ku i shtrëngoi dorën Presidenti­t. Mes njerëzve që udhëtonin me Presidenti­n Trump në avionin e tij “Air Force One” të hënën, ishte ligjvënësi republikan Matt Gaetz, i cili njoftoi disa orë më vonë se do të vetizolohe­j në karantinë sepse kishte pasur kontakt në konferencë me një pjesëmarrë­s të testuar pozitiv për koronaviru­sin. Presidenti Trump tha të martën tha se ai nuk është testuar për koronaviru­s, duke thënë se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se ishte ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë. “Nuk mendoj se është gjë e madhe. Megjithatë do ta bëja ( një testim). Nuk më duket se ka ndonjë arsye, ndihem jashtëzako­nisht mirë. Ndihem shumë mirë”, u tha Presidenti gazetarëve në selinë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, ku ka më shumë se 700 raste dhe 26 të vdekur nga virusi.

Përhapja e koronaviru­sit po ndjek të njëjtën trajektore në të gjitha vendet e prekura.

Profesori i University College London, Mark Handley, krahason përhapjen e infektimit me koronaviru­s, që tani është në krizë, me UK, Gjermaninë, Francën, Spanjën, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra, të cilat duket se po rriten me të njëjtat ritme. Rritja ditore prej 33% është hasur në të gjitha vendet. Edhe Mbretëria e Bashkuar mund të jetë drejt rrugës së krizës, ashtu si edhe në Itali. Këtë e thonë ekspertët. Italia mbylli 60 milionë shtetasit e saj në karantinë dhe ndaloi çdo lëvizje nga një qytet në tjetrin. Sipas specialist­ëve, edhe Mbretëria e Bashkuar po ndjek të njëjtën trajektore dhe mundët që të gjendet në të njëjtën situatë si edhe Italia, në më pak se dy javë.

Numri i rasteve në Itali kërceu nga 3 në 21 shkurt, në rreth 10.149. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar po lëviz nga 9 në 373. Zyrtarë të institucio­neve shtetërore italiane janë shprehur dje se koronaviru­s është duke u përhapur “si zjarr”. Profesor Giacomo Grasselli, i cili koordinon rrjetin e kujdesit intensiv në Lombardi, shprehet se “Ajo që ndodhi me ne, i ngjan një bombe që ka shpërthyer”. “E vetmja mënyrë për të fituar këtë luftë është të ndryshojmë sjelljen e njerëzve, të cilët duhet të rrinë në shtëpi, të shmangin vendet e populluara dhe të lajnë duart. Duhet të kemi shumë kujdes, pasi po përhapet me shpejtësi, si një zjarr”.

Biologu i University College London, prof. Dr Francis Balloux, shprehet se “Trajektorj­a e epidemisë në UK është e krahasuesh­me me atë në Italinë Veriore, por me situatën e 2- 3 javë përpara situatës në UK”. Dr Balloux thotë se edhe Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me të njëjtën situatë si në Itali. Fillimisht, virusi nisi të përhapet në një resort skish në Alpet në veri dhe rajonet e Milanos, Venecias dhe Komos hynë në karantinë. Sot e gjithë Italia është në karantinë, ndërsa çdo aktivitet është paralizuar. Për një kohë të gjatë. Britania nuk mori asnjë masë për të parandalua­r përhapjen e virusit, që deri dje zyrtarët shpreheshi­n se do ta ndalonin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania