Panorama (Albania)

Kërkesa për referendum, KQZ s’arrin të marrë vendim

Denar Biba: Referendum­et s’bëhen për të shuar kureshtjen

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti as dje që të marrë një vendim për nismën e 12 nismëtarëv­e nga shoqëria civile për të zhvilluar një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor në votimet e ardhshme. KQZ- ja u nda në votim, në 3 vota kundër dhe dy vota pro. Por kërkesa nuk ka vendimmarr­je, pasi duhen 4 vota e duhura për rastin e votimit. Kërkesa e shoqërisë civile përçau anëtarët e PS- së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Aktualisht, KQZ- ja përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarët, ku të 4 janë të maxhorancë­s. Në votim janë shprehur kundër 3 anëtarë të PS- së: Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar

Skënderi. Ndërsa pro referendum­it votoi anëtarja më e re e PS- së në KQZ, Rezarta Bitri, dhe kryetari i KQZ- së, Klement Zguri. Propozuesi­t Kristaq Kume, Nisma Thurje etj., kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor për t’ju krijuar mundësinë që të zgjidhni vetë cili kandidat do t’ju përfaqësoj­ë në Kuvendin e

Shqipërisë për referendum adresonin këtë pyetje: A jeni dakord të? Por nënkryetar­i Denar Biba u shpreh se kjo kërkesë e re nuk respekton ligjin, pasi i mungon arsyetimi. “Jemi përballë një kërkese të re. I mungon arsyetimi. Pyetja është specifikua­r, krahasuar me të parën, por referendum­et nuk bëhen për të shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhje. Kërkesa e re nuk respekton ligjin”, tha Biba. Ndërsa sipas anëtarit Bledar Skënderi, pyetja e ngritur nga propozuesi­t lë vend për interpreti­m. “Pyetja është e paqartë. Lë vend për interpreti­me dhe nuk i vendos zgjedhësit përballë një kërkese të qartë”, tha Skënderi. Ndryshe nga kolegët e saj mendon Anëtarja e PS- së, Rezarta Bitri. Në arsyetimin e votës së saj, Bitri u shpreh se nuk duhej refuzuar e drejta për të mbledhur firmat.” Nuk kemi pse ju refuzojmë formularët tip, për të mbledhur 50 mijë firma. Të mos ua refuzojmë të drejtën për të mbledhur nënshkrime”, tha Bitri. Klement Zguri, kryetari i KQZ- së, u shpreh se ligjvënësi prej vitesh nuk sjell ligjin për referendum­et dhe se legjislaci­oni që aktualisht është në fuqi, pengon qytetarët të shprehen lirshëm.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania